Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-07-11, 21:36   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qeveria

Letėr publike Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, z. Hashim Thaēit


Afrim Morina

Tė gjitha kėto do tė shėnohen nė biografi

Shumė herė jam hamendur pėr tė shkruar njė letėr publike pėr disa fenomene qė po ndodhin nė Qeveri, si klasė politike e dal me njė bagazh tė mirė nga lufta e shenjėt pėr ēlirim kombėtar, mirėpo njė mendim i urtė thotė “mė lehtė ėshtė ta fitosh se sa ta ruash”. Kėtė bagazh keni filluar tė pėrdhosni, pėr tė cilat kam shkruar qė nga mbarimi i luftės, duke bėrė analiza e komente kritike pėr punėn e kėsaj klase politike. Mirėpo, ajo qė mė shtyri tė Ju drejtohem publikisht ėshtė, se si duket nuk po kėndelleni nga nostalgjia pėr pushtet, prandaj vendosa qė kėsaj here ta lė politikėn me njė anė dhe tė Ju drejtohem pėr gjėra tė kapshme ditore, qė po i sheh ēdo qytetar i ndershėm. Pėr kėtė shkrim kam shkėputur disa gjėra qė rėndojnė qeverisjen e “mirė, tė ndershme dhe me zero tolerancė, pa anime politike, por tė gjitha nė tė mirė tė qytetarit”!


Greva e urisė

Ka mbi njėzet ditė qė veteranėt “jo zyrtar” tė luftės sė UĒK- sė kanė hyrė nė grevė urie dhe Qeveria e merr si punė tė kryer me ta, nga vizita qė i ka bėrė Kryetari i Parlamentit tė Kosovės, z. Jakup Krasniqi grevistėve. Z. Haredin Kuēi, mbajtės i dy posteve bukur me peshė, e ligjėrues nė disa universitet, deklaron se grevistėt po i japin imazh tė keq Kosovės! Z. Kuēi dhe kuēet e tjerė harrojnė kėrkesat e tyre thelbėsore pėr tė cilat ata kanė filluar grevėn, e tė cilat nuk janė tė pėrfshira nė Ligjin pėr tė cilin po diskutohet. Kėta veteranė dikur i dhanė imazh tė mirė dhe meritor shqiptarėve, ngritėn opinionin gjithėkombėtare e ndėrkombėtar nė kėmbė dhe ishin tė respektuar. Sot po tė njėjtit i japin imazh tė keq Kosovės, sepse ish eprorėt e tyre janė larguar nga realiteti qė nga falsifikimi i datės sė krijimit tė UĒK- sė! Kjo po del nga kabineti i Juaj z. Thaēi dhe duhet menduar se pa kėta veteranė Ju nuk do tė ishit Drejtor i Drejtorisė Politike tė UĒK- sė, nuk do tė ishit udhėheqės i delegacionit nė Rambuiles dhe nuk do tė ishit as Kryeministėr, prandaj merri parasysh kėrkesat e grevistėve dhe mos i mbaj nėn sqetulla ata qė ta bėjnė ison pėr “menēurinė” tėnde. Njė kėrkesė qė Ju dhe Qeveria e Juaj nuk po e merrni parasysh, ka tė bėjė me ndalimin e pėrndjekjeve nga inukzicioni ndėrkombėtar kundėrt veteranėve tė luftės, e qė mbi treqind veta deri sot janė ulur nė bankėn e tė akuzuarve, brenda e jashtė Kosovės pėr krim dhe gjenocid!!! Ndoshta kjo e brengos z. Kuēi dhe i duket se po humb imazhin Kosova me kėrkesat e tyre, sepse ky nuk e dinė peshėn e tė pėrndjekurit pėr gjenocid, tė atyre qė kanė rrokur armėt pėr liri kombatare! Kėrkesa e dytė dhe shumė domethėnės ėshtė sepse kjo klasė politike- pushtetarėsh dhe bashkėveprimtarėt e tyre qė kanė emra nė partitė tjera, kanė shumėfishojnė numrin e veteranėve tė luftės, sa po tė kishim pasur njė numėr kaq tė madh, pak na ėshtė dashtė ndihma e NATO-s dhe luftėn do ta kishim pėrfunduar me ēlirim, me njė qeveri tė pėrkohshme funksionale dhe tė pranuar nga tė gjithė dhe me njė pavarėsi tė plotė dhe tė menjėhershme. Sikur tė herrej numri i veteranėve, atėherė do tė na dilnim mė sė shumti dymbėdhjetėmijė, nga kėta njė pjesė bukur e mirė janė tė akomoduar nėpėr institucione, FSK, polici dhe pėr kėtė kategori do tė ishin gjetur mjete pėr tė ju siguruar jetė tė dinjitetshme, ashtu siē e meritojnė veteranėt e luftėrave nė ēdo vend tė botės. Ndoshta edhe kjo kėrkesė z. Kuēi pėr Ty dhe bashkėmendimtarėt e Juaj prish imazhin e Kosovės para faktorit ndėrkombėtar, mirėpo mos harro dhe mirė ėshtė tė lexosh, se shumė shtete i trajtojnė mercenarėt e paraushtarakėt mė mirė se ne veteranėt ēlirimtar. Prandaj z. Thaēi, nėse kėta burizanė ējerrėn me bekimin e Juaj, diēka nuk ėshtė nė rregull, sepse tė pėrbuzėsh bashkėluftėtarėt dhe mbėshtet hoshtaplerėt do tė mallkoj historia.
Mė poshtė do tė mundohem tė jap edhe burim e kėtyre mjeteve me tė cilėt do tė mbulonit kėrkesat e grevistėve:

Veturat nė pushim lehonie!!!

Ju z. Thaēi, publikisht patėt deklaruar, se do tė ndaloni keqpėrdorimin e veturave zyrtare, pėr kėtė edhe keni nxjerr njė Vendim, por ky fenomen, jo vetėm se nuk u ndėrpre, por morri hov mė tė madh. Jemi dėshmitar se nė njė relacion, cilin do ta marrėsh, qė lidh Prishtinėn me njė qendėr tjetėr, mė sė paku qarkullojnė njėzetė vetura zyrtare pėr ēdo ditė, me tė cilat udhėtojnė zyrtarėt qeveritar, madje ato vetura i pėrdorin edhe pėr ditėt e pushimit javor. Zyrtarėt e privilegjuar pėr kėtė tė drejtė nuk hamendėn pėr tė marr edhe ndonjė punėtor me vete, pėr t’ia hequr shpenzimet e rrugės, tė paktėn t’ia kursej ndonjė cent punėtorit tė vet. Karburantet qė harxhohen dhe defektet pėr ripararim janė para tė tatimpaguesve. Kėta zyrtar veturat i pėrdorin pėr nevoja personale, pėr tė kryer edhe punėt familjare: pėr vizita, pėr dasma, pėr piknikė etj. Viteve tė kaluara veturat zyrtare kanė shkuar nė “pushim” nė bregdetin shqiptar dhe edhe atje i kanė bartur zyrtarėt bashkė me familjarėt, ndėrsa defektet qė shkaktohen riparohen nga para e buxhetit tė Kosovės dhe karburantet qė harxhohen mbulohen po nga ky buxhet. Duke i parė kėto, disa femra mė tė guximshme, kanė filluar t’i marrin veturat edhe pėr pushim tė lindjes! Nė fund tė fundit mė tė nevojshme janė pėr lehonat se sa pėr ata tė cilėt i marrin pėr pushime verore! Asnjė konkurs publik nuk parasheh, se ata qė krijojnė marrėdhėnie pune nga qendrat tjera, nė Prishtinė, ministrit kanė pėr obligim t’ua heqin shpenzimet e udhėtimit, prandaj edhe nuk ėshtė vėshtirė, po qe se keni qėndrim pėr ta ndal kėtė fenomen, sepse, po tė ndėrpritej ky fenomen, me siguri pėrmes autobusėve do tė ju mundėsohej tė gjithė punėtorėve tė udhėtojnė falas dhe do tė tepronin para.

Bordet

Bordet si mekanizma udhėheqės, e tė tillė janė shumė nė Kosovė, janė tė pėrbėrė nga tė “pėrzgjedhurit” e Juaj dhe vartėsve tė Juaj. Sikur tė ishte vetėm kjo do tė kapėrdihej, mirėpo kėta kanė edhe njė punė parėsore pėr tė cilėn janė “pėrzgjedhur” me konkurs apo votėn e qytetarit dhe si punė e dytė ėshtė ajo e udhėheqėsit apo anėtarit tė bordit. Paga qė merr nga bordi, herė - herė edhe e tejkalon pagėn e vendit tė punės dhe nuk tatimoret fare. Nėse ka ndodhur tė jetė tatimuar tė ardhurat qė i merr nga bordi, ato i kthehen. Edhe kjo kategori i ka privilegjet pėr shfrytėzim tė veturave.

Truri i Kosovės

Kam dėgjuar se ēdo komb apo shtet ka trurin e vet dhe kėta janė akademikėt dhe strumbullari i tyre ėshtė Akademia e Shkencave dhe Arteve. Ky institucion kudo nė botė trajtohet nė nivel tė merituar dhe ata pagėn e tyre e arsyetojnė pėrmes punės sė vet shkencore nė tė mirė tė kombit, shtetit dhe njerėzimit. Sikur ky tė ishte truri i Kosovės gjithēka do tė ishte nė rregull. Ndoshta Ju z. Thaēi e keni parė se kjo nuk funksionon si duhet dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve nė Kosovė ėshtė tejet e politizuar dhe Ju nuk keni ndikim nė tė, keni krijuar njė mekanizėm tė ri- Truri i Kosovės. ky “Truri i Kosovės” ėshtė i pėrbėrė nga drejtor departamentesh, udhėheqės divizionesh dhe nėn kėtė kupolė nuk janė tė pėrfshirė asnjė punėtor, sado tė jetė i vyeshėm e profesional. Kjo ėshtė bėrė gjoja pėr tė ruajtur kuadrot. Nga frika e ikjes sė tyre! Sikur tė logjikonit drejtė e mirė, kuadrot qė do tė iknin nė radhė tė parė janė punėtorėt profesional dhe kurrsesi drejtorėt, sepse ata nuk do tė gjenin askund mė mirė, se tė gjitha beneficionet, duke u nisur nga veturat, mbushjet telefonike, reprezentacionet etj. i ka mu kjo kategori. Tė tillė nė Kosovė janė njėmijepesėqind! (1500) Tė gjithė kėta i kanė si shtesė nė pagė edhe nga treqind euro mė sė paku dhe kėto nuk tatimoren. Ky fenomen e bart edhe njė tė keqe shumė tė madhe. Me kėtė keni dhėnė pėr tė kuptuar se kėta njerėz janė tė pa zėvendėsueshėm dhe u keni lėnė duart e lira pėr tė vepruar me punėtorėt si t’ua dojė qejfi. Largohen punėtorėt nga marrėdhėnia e punės pėr teke tė akėcilit dhe ndodh, jo rrallė, qė Komisioni i Pavarur Mbikėqyrės t’i kthej punėtorėt nė punė, por nėse kjo nuk e bėnė, atėherė e bėnė Gjykata Supreme e Kosovės, mirėpo edhe kėtu tė privilegjuarit nuk i zbatojnė vendimet e kėtyre dy institucioneve! Punėtori pas shumė pėrpjekjesh kthehet nė marrėdhėnie pune sa pėr t’i marra parat qė i ka mbetur borxh institucioni dhe menjėherė kėrkon vend tjetėr tė punės, se ėshtė i vetėdijshėm pėr pasojat qė mund t’i ketė. Parat qė i merr i tatimoren si tėrėsi, pra nė kuotėn mė tė lartė tė tatimit, e jo t’i tatimoret ēdo pagė veē- e veē.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė