Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-02-08, 23:00   #11
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

Tani vjen Kosova

14.02.2008


Roger Cohen, NYT

Evropa do tė ketė njė shtet tė ri tė dielėn, Kosovėn. Kjo i jep fund 17 viteve tė pėrgjakshme tė luftėrave nė ish- Jugosllavi. Ky ėshtė njė rast pėr tė festuar.
Them se duhet festuar, me gjithė faktin se Serbia do kundėrshtojė vendimin, tė cilin kryeministri Koshtunica e cilėsoi si krijimin e "kėtij shteti sajesė nė territorin serb". Edhe arusha ruse do tė hungėrojė, ēfarė do bėjė qė tensionet tė ngrihen pėr pak kohė mbi Ballkan. Juristėt do fillojnė tė pėrplasen pėr precedentin.
E vėrteta ėshtė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e justifikuar, unike nė llojin e vet dhe e pashmangshme. Nuk ka rrugė tjetėr. Serbia e humbi lojėn e nacionalizmit nė Kosovė shumė kohė mė parė. Dallimet janė tė paafrueshme dhe vonesat vetė sa do tė dėmtonin rajonin.
Kėtė tė dielė, burime tė besueshme mė kanė thėnė se Kosova do ta shpallė pavarėsinė, kurse nė fillim tė javės tjetėr, fuqitė e mėdha, pėrfshirė Shtetet e Bashkuara, Francėn, Britaninė dhe Gjermaninė do ta njohin shtetin e ri.
Ministrat e jashtėm nė takimin e sė hėnės mund tė bien dakord nė njė paltformė tė pėrbashkėt, e cila do tė thotė se kushtet pėr pranimin e shtetit tė ri janė pėrmbushur. Njė shumicė e qartė e 27 vendeve anėtare tė BE-sė pritet ta njohin shpejt Kosovėn e pavarur.
Qiproja, me pjesėn e vet tė pushtuar nė veri, do kryesojė vendet qė nuk do ta njohin Kosovėn. Disa nga vendet e tjera tė BE-sė qė janė dyshuese pėr shtetin e ri janė Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Bullgaria.
Nėse BE-ja do fliste me njė zė, do tė ishte diēka e kėndshme, por mbėshtetja nė shkallė tė gjerė ėshtė e mjaftueshme pėr Kosovėn e pavarur. Kjo mbėshtetje nė rradhė tė parė i dedikohet punės sė ambasadorit gjerman nė Britani, Wolfgang Ischinger. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, ėshtė se BE-ja dhe SHBA-tė do ecin me njė hap, ēfarė nuk ka ndodhur shpesh kohėve tė fundit.
"Kjo ka qenė njė detyrė e pėrbashkėt qė tregon se ne dhe Evropa duhet tė punojmė sė bashku", tha Frank Wisner, ish-ambasadori amerikan nė Indi, i cili punoi ngushtė me Ischingerin gjatė vitit tė fundit pėr tė sjellė Kosovėn dhe Serbinė mė afėr. "Nuk ka pasur asnjėherė ndonjė pėrpjekje nga ndokush nė Beograd, t'i zgjaste dorėn shqiptarėve tė Kosovės", thotė Wisner.
Zgjatja e dorės pėr shqiptarėt e Kosovės nuk ka qenė diēka tipike serbe gjatė dekadave tė fundit. Sllobodan Millosheviqi, diktatori serb, e hapi rrugėn e pėrgjakshme tė nacionalizmit serb mė 24 prill 1987, kur gjatė qėndrimit nė Kosovė deklaroi se tė parėt e serbėve do tė fyheshin, nėse shqiptarėt bėnin ē'donin. Heqja e autonomisė sė Kosovės nga Millosheviqi ishte element thelbėsor nė politikėn e tij pėr kthimin e Jugosllavisė nė Serbosllavi.
Revolta kundėr tij i solli pavarėsinė ish-republikave jugosllave nga Kroacia tek Maqedonia. Serbėt mund tė hidhen pėrpjetė dhe tė bėrtasin, por Kosova ėshtė pjesa e fundit e njė shteti tė vdekur qė pashmangshėm duhet tė shkėputet.
Shqiptarėt qė pėrbėjnė 95% tė popullsisė 2.1 milionėshe tė Kosovės nuk mund tė pajtohen me njė Serbi qė i shtypi, i rrahu, i dėboi dhe i vrau deri sa ndėrhyri NATO-ja nė vitin 1999. Beogradi nuk ėshtė Bern dhe njė Prishtinė brenda Serbisė do tė ishte qyteti i sherrit.
Serbėt protestojnė duke iu mabjtur verbėrisht asaj se Ushtria Ēlirmitare e Kosovės nuk ishte ėngjėll. Kur ende nuk kishte pėrfunduar gjenocidi serb kundėr myslimanėve boshnjakė nė vitin 1992 pamė daljen nė skenė tė ushtrisė boshnjake. Kėshtu ndodh, persekutoje njė popull me mundime tė pafundme dhe ata do tė bashkohen, ngrihen, do tė luftojnė dhe do shkojnė nė rrugėn e tyre.
Ēfarė do bėjė Serbia tani? Vojisllav Koshtunica, kryeministri nacionalist, tha se nuk do lejojė qė njė shtet i tillė tė ekzistojė pėr asnjė minutė.
Kjo ka qenė trumbeta serbe qė nga miratimi i Rezolutės 1244 nė Kėshillin e Sigurimit tė KB-ve, e cila e bėn tė qartė se OKB-ja do tė mbikėqyrė dhe NATO-ja do tė mbrojė Kosovėn deri nė zgjidhjen pėrfundimtare. Beogradi asnjėherė nuk ishte i interesuar pėr zgjidhjen.
Pres qė Serbia tė shkaktojė trazira modeste, por nuk do tė shkojė deri tek dhuna dhe ndalimi i energjisė elektrike. Ndoshta njė pjesė e 120 mijė serbėve nė Kosovė mund tė dalin nė rrugė. Serbėt nė veri tė Kosovės mund tė nxiten pėr ndarje. Por, zgjedhja sė fundi e presidentit pro perėndimor, Boris Tadiq, do jetė njė faktor vetpėrmbajtjeje. Po kėshtu, SHBA-tė dhe evropianėt do tė ushtrojnė presion mbi shqiptarėt. Kryeminsitri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka bėrė gjeste bashkėpunimi dhe kjo ėshtė pozitive.
Rusia do kėrkojė takim tė Kėshillit tė Sigurimit, ku do mund tė bėrtasė e kėrcėnojė. Por, problemi ėshtė se Rusia ka mbėshtetur kalin e gabuar. Evropa ka tė drejtė tė tregojė se nuk do pėrkulet pėrballė presioneve ruse. Pa diskutim se Serbia dėshiron tė lėvizė drejt anėtarėsimit nė BE.
Kosova nuk ėshtė as Transnjestria, as Abkazia apo Osetia Jugore. Kosova ėshtė pjesa e mbetur e njė shteti qė nuk ekziston, Jugosllavisė. Kosova ka qenė pėr tetė vjet nėn administrimin ndėrkombėtar me njė status pezull, e pamundur pėr tė mbetur brenda Serbisė. Millosheviqi luajti me topin e nacionalizmit dhe humbi.
Nė afat tė gjatė, besoj se kjo zgjidhje do jetė pozitive pėr Serbinė. Nė vend qė tė humbasė kohė me betejat mesjetare dhe simbolizmin humbje-fitore dhe me kulturėn helmuese tė viktimizimit, Serbia do tė fillojė tė shohė pėrpara, drejt Perėndimit nė vend tė Lindjes.

Radio Europa e Lire
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė