Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-06-12, 01:30   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė

Ditari i papublikuar Hajredin Cakranit. Detajet e diteve te pavaresise

Zbulohen kujtimet e firmėtarit tė deklaratės sė Pavarėsisė. Rrėfime pėr takimet nė Parlamentin turk, takimet me atdhetarė e rilindės, marrėdhėnia me Ismail Qemalin etj.






Deri para pak muajsh ndodheshin tė dėmtuara e tė mbyllura nė njė kasetė metalike, ku “dergjeshin” qė prej viteve ’50 nė njė shtėpi nė Cakran. Pasardhėsit qė i kishin trashėguar nuk e dinin se ēfarė fshihej nė dorėshkrimet e hapura pėr tė parėn herė nė vitin 1992, duke besuar se ato ishin dokumente pronash.

Do tė duhej njė kontroll “i ri” qė tė mėsohej se kėto dokumente, tashmė tė dėmtuar e ku balta dhe ndryshku kanė ngjitur fletėt me njėra-tjetrėn, ishin dokumente qė rrėfenin sė shumti pėr historinė e Shqipėrisė.

Nė to fshiheshin kujtime e letėrkėmbime tė vėllezėrve Cakrani, dy prej firmėtarėve tė deklaratės sė Pavarėsisė, tė cilėt kanė kontribuar sė shumti nė ēėshtjen shqiptare.

Lufta e tyre pėr liri e pavarėsi ėshtė tepėr komplekse, e zė fill, sė paku qė nė vitin 1908 kur ata shkuan nė manastir pėr tė takuar tė gjithė rilindėsit, pėrgjithėsisht ata korēarė dhe i takuan tė hapnin shkollėn e tyre nė Cakran vetėm disa muaj pas miratimit tė alfabetit latin.

Kėto rrėfime shfaqen nė dokumentet e servirura nga Kujtim Cakrani, tė cilat po pėrpunohen e sistemohen nga historiani Kastriot Bimo. Bimo ėshtė njohur me njė dorėshkrim tė Hajredin Cakranit qė nė dhjetor e tashmė po pėrgatit monografinė e tij.



“Balta dhe ndryshku i ka bėrė tė ngjiten fletėt me njėra-tjetrėn dhe nė njė punė prej mbi 6 muaj nė njė staf prej 5 vetėsh nė laborator po arrijmė nė njė punė jashtėzakonisht tė vėshtirė fundin. Probleme shfaqin jo vetėm pjesėt e dėmtuara e tė palexueshme, tė cilat janė korrigjuar me kuptim tė pėrafėrt, por edhe gjuha e asaj kohe duke qenė mjaft e ngarkuar me shprehi dhe elemente tė gjuhės turke paraqet vėshtirėsi nė konvertimin e asaj zyrtare e letrare tė kuptueshme tė sotme”, shprehet Bimo, ndėrsa shton se paralelisht pėr konvertimine kėtyre dorėshkrimeve po punon edhe njė pedagog i gjuhės shqipe.

Udhėtim nė ngjarje qė prej 1882-it

Materialet e studiuara i pėrkasin ngjarjeve nga viti 1882 e vazhdojnė nė 1908, 1909, 1911, 1912 etj. Disa ngjarje qė pėrshkruhen nė kėto shėnime janė ato tė takimit nė Stamboll me Sami Frashėrin ku Hajredin Cakrani i merr abetaren dhe libra tė tjerė. Nė to pėrfshihet edhe vajtja e tij sė bashku me tė vėllain Bektash Cakrani nė Klubin e Manastirit ku hapin dhe shkollėn e parė shqipe nė Cakran, takimi nė Stamboll i Bektash Cakranit, Dervish Himės, Mihal Gramenos me Nexhip Dragėn e Hasan Prishtinėn pėr fillimin e kryengritjes nė Toskėri. Nė kėto shėnime flitet edhe pėr kryengritjen e zhvilluar nė Cakran nga Baki Gjirokastra, Namik Delvina, Idriz Guri, etj., sipas orientimeve tė Ismail Qemalit, mbėshtetjen pa rezerva tė kandidaturės sė I.Qemalit pėr deputet. Flitet aty edhe pėr takimin me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin nė gusht 1912 nė shtėpinė e tyre, ku dhe bujtin atė natė, kalimin nėpėr Myzeqe duke e nxjerrė I.Qemalin nga rreziqet e pėrcjelljes nė Vlorė si firmėtar. Por edhe pėr momentet kur ai ėshtė kėshilltar i ministrit tė Luftės M.pashė Drralla, apo kur i vėllai, Bektash Cakrani ėshtė drejtor thesari (sepse nė mungesė tė fondeve shumicėn e aksioneve i jepnin tė dy vėllezėrit nga tė ardhurat e ēifligjeve tė tyre), etj. Interesante ėshtė tė shihen edhe momente tė tjera, si: pėrplasja me Ismail Qemalin pėr arsye tė koncesioneve tė tij me bankėn pa u bėrė shteti nė njė promemorje tė firmosur nga 67 krerė mes tė cilėve: F.Konica, M.Frashėri, F.Toptani, M.Grameno, Th.Germenji, H.Prishtina, D.Hima, P.Cale, etj. dhe ku qeveria iu dėrgon pėr raprezalje nė Cakran bandėn e Salih Vranishtit qė ruante rendin nė Vlorė, refuzimi i pjesėmarrjes nė qarkun e Esat Pashės, lufta nėn Princ Vidin, beteja nė Lushnjė me fanatikėt e Shqipėrisė sė Mesme nė 1913, arratisja nė Itali, bashkėpunimi me austriakėt, apo takim- pajtimi i mundėsuar prej tyre me I.Qemalin nė 1918 nė Vjenė. Ata janė ndėr themeluesit e Kongresit tė Lushnjės dhe Hajredin Cakrani ėshtė i pari qė ngrihet dhe propozon Kabinetin e S.Delvinės, i cili bujt nė shtėpi tė tyre. Deputet i pavarur dhe nė luftė nė 1920 kundėr italianėve nė Vlorė, po si deputet i pavarur shkon pėrsėri nė Vlorė nė varrimin e Avni Rustemit. Me pikėpamje republikane, antizogist, themelues i lėvizjes sė Fierit, dėnohet me vdekje, por falė influencės i falet jeta etj. Shėnimet e firmėtarit tė deklaratės sė pavarėsisė janė nė formė kujtimesh, por spikat aty njė trajtė rrėfimtare herė-herė deri nė detaje tė ngjarjeve.

Mė poshtė po sjellim njė nga fletėt e kujtimeve tė shėnuara prej tij, qė flet pėr ditėt e fundit para pavarėsisė…

Transkipt

Mė njėzet t’vjeshtės sė tretė i pėrgjigjem telegramit pėr nė Vlorė. Shirat nuk kishin pushuar dhe semani kishte dalė poshtė nė ēiflik. E panė njė njeri me kalė drejt Petshanjit dhe i thanė se andej ėshtė ēifliku i Hajredin Beut. Ai u fut tutje dhe kur m’a prunė nė shtėpi e pieta nga vin. Kur e mori vesh q’ isha Hajredin Beu mė fjalosi pėr njė kartė q’e dėrgon Bektash Beu nga Vlorė dhe gjall’a vdekur tė t’a bija bej mė tha. E kėndova me njė frymė e mė shkruaj nė gjuhė frėnge tė kem besim te njeriu i kartes. Pasi mė sqaron fill e pėrpe thotė se Ismail Beu e Z.Luigj Gurakuqi me njerėz tė tjerė do vinin nga Durresi nė Vlorė ėsht’ marrqė vesh e kish rrezik tė pėrpiqen me ushtėrinė e bėhet hataja. Duhet tė bėja gati njerėzit t’u dilim ne Shkumbin e t’u prisim udhė e e t’i fusim nė ēiflik . Llafosa me njerinė t’im te besuar po ai tha se nė kėtė hata shi qė po bie rruga as qė duket. S’ke dėgjuar gjallė vdekur ti i bėrtita. Si tė urdhėroē Bej po j’a dolėm dot me buaj pėr ndryshe u mbymė. I bėni hazėr buaj e qerre se s’mbytemi jo . Ku tė ikim nata erdhi dhe andej s’luan dot. Me t’u gėdhirė po bėnim hazėr buajt kur erdhi paradite njė tjetėr njeri I bėrė qull der’ ne pallce e pruri kartėn e dytė. Hataja thuaj’ ish bėrė se ushtėrija kish muar urdhėr t’a zir Ismail Bejnė me shokė se s’bėn. Muarėm rrugėn e sipėrme tė kėnetės po as ajo s’dukej nga ujtė qė kish dalė tejetej. Tė dalė ku tė dalė. Buajt ecin javash nė llucė ne duhej tė nxitonim po ku tė linte ujtė e mjergulla qė kish rėnė vėnde- vėnde sikur kish dalė deti e qe ngjitur nė rrėzė tė kodrės..

Pėrshtatur

Mė njėzet tė nėntorit iu pėrgjigja telegramit pėr nė Vlorė. Shirat nuk kishin pushuar dhe lumi i Semanit kishte dalė nga shtrati poshtė nga ēifligjet. Kishin parė njė njeri me kale qė nxitonte drejt Petoshajt dhe i thanė se nė atė drejtim ishte ēifligu i Haredin bej Cakranit. Ai vazhdoi rrugėn, qė kėshtu e kapėn dhe ma sollėn mua nė shtėpi, ku aty unė e pyeta se nga vinte. Kur u sigurua se unė isha Hajredin Cakrani vetė mė tha pėr njė letėr qė ma dėrgonte im vėlla Bektash Cakrani nga Vlora dhe gjallė a vdekur tė ta bija bej,- mė tha. E lexova me njė frymė ku mė shkruante nė frėngjisht qė tė kisha besim tek letėrprurėsi. Aty mė sqaronte hollėsisht se Ismail Qemal beu dhe zoti Luigj Gurakuqi sė bashku me njerėz tė tjerė do tė vinė nė Vlorė, por kjo gjė ėshtė marrė vesh dhe ka rrezik tė pėrplasen me ushtrinė osmane dhe ndodh e keqja. Duhet tė bėja gati njerėzit e t’u dilnim nė Shkumbin , pėr t’u prerė rrugėn e t’i fusnim pastaj nėpėr ēiflig pėr siguri. U mora vesh me njė njeriun tim tė besuar, por ai mė tha se nė kėtė shi tė tmerrshėm qė po bie, rruga as qė duket.- Ke dėgjuar gjallė-vdekur! I bėrtita! Si tė urdhrosh ti bej, por po ja dolėm dot me buaj se ndryshe do tė mbytemi. I bėni gati buaj e qerre se nuk mbytemi, jo! Nuk kishim ku tė shkonim se nata po vinte dhe nė ato anė nuk lėviz dot nė errėsirė. Nė tė gėdhirė po i bėnim gati buajt, kur paradite erdhi njė njeri tjetėr i lagur deri kė kockė, i cili solli letrėn e dytė. E keqja pothuaj kish ndodhur se ushtria osmane kish marrė urdhėr pėr tė kapur Ismail Qemal beun me shokė me ēdo kusht. Morėm rrugėn e sipėrme tė kėnetės, por ajo nuk dukej nga uji qė kish dalė tej pėr tej.-Tė dalė ku dalė! Buajt ecin ngadalė nė baltė, ndėrsa ne duhet tė nxitonim, po ku tė linte shiu e mjegulla qė kishte rėnė vėnde-vėnde e dukej sikur kish dalė deti e kish ardhur nė rrėzė tė kodrės…

Drejtori i thesarit nė Qeverinė e Ismail Qemalit mė 1912 Bektash Cakrani, e qė ishte vėnė aty pėr arsye se posedonte anėn financiare ndihmėse tė kėsaj qeverie, i drejtoi njė promemorje I.Qemalit, tė firmosur nga 67 vetė (Faik Konica, Mit’hat Frasheri, Mihal Grameno, Themistokli Gėrmenji, Dervish Hima, Hasan Prishtina, Pandeli Cale, Azis pashė Vrioni), ku thoshte se “dhėnia me koncesion e krijimit tė njė banke austro-italiane, nga njė qeveri e pėrkohėshme lokale, pa u vendosur akoma kufijtė e shtetit, nuk duket si aventurė, por tradhti e mirėfilltė…”

Konti Leopold Berchtold, ministri mė i ri i Punėve tė Jashtme nė historinė e Perandorisė Austro-Hungareze, pyetjes sė Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit se a do tė hyjė nė luftė nė anėn tonė Austria, sqaroi se “konflikti ėshtė ballkanik, po ndėrhymė si thoni ju, s’ėshtė mė i tillė. Mė logjike ėshtė njė shtet i pavarur shqiptar nė Bllkan, se zgjerimi i konfliktit”, gjė tė cilėn nuk e evitoi dot mė vonė, kur po nė Ballkan nisi Lufta I Botėrore.

…famėkeqi Max Valentineri me nėndetėsen e tij gjermane, siluroi dhe mbyti anijen amerikane “Lusitania”, me gjithė pasagjerėt e saj, duke futur SHBA-nė nė luftė, ku doli i humbur. Themistokli Germenji, Sevasti Qiriazi, e tė tjerė tė krishterė korēarė u bėnė protestantė nė kundėrshtim me grekėt dhe vetė ortodoksinė e tyre, por Fuqitė e Mėdha i quajtėn kėto ēeta me orientim progjerman, duke na klasifikuar nė anėn e tė humburve nė Luftėn e Parė Botėrore.

Thuhet se vetė Ismail beu Kemal ka bėrė pjesė nė rrethet e Masonerisė, me apo pa dashje pasqyruar nė tė vetmin film qė ėshtė bėrė pėr tė, ku shenja nė fjalė i pėrket “lozhės” sė mendjendriturve, tipar ky qė s’i bėri dot punė nė Shqipėri, pasi pėr arsye qė dihen, qeveria e tij ra shumė shpejt.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė