Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-11-10, 08:37   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Per cilen parti do votoni ?

Kosovė


LDK-ja ėshtė pėr rritje tė pagave 100%


E marte 23 Nėntore 2010 22:11
Lideri i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, tė martėn pasdite ka qėndruar nė Mitrovicė, ku ėshtė takuar me strukturat e degės sė kėtij subjekti politik, para tė cilėve ka theksuar LDK-ja do tė qeverisė shumė mė mirė sesa qeverisja qė ishte dhe nuk do ta ndajė Kosovėn nė veri dhe jug, por do ta ushtrojė pushtetin nė tėrė territorin e Kosovės.
“Kemi ardhur kėtu qė bashkėrisht tė punojmė dhe mė 12 dhjetor LDK-ja tė dalė fitimtare. Duhet tė votojmė dhe tė fitojmė qė pastaj tė kemi njė qeverisje mė tė mire. Ju garantoj se LDK-ja do tė qeverisė shumė mė mirė sesa qeverisja e tanishme. Nė Mitrovicė pas konsultimeve me kryetarin Ferati kemi arritur nė pėrfundim qė pėr kėtė qytet tė kemi njė program tė veēantė si qeveri e Kosovės, sepse nė Mitrovicė nuk ėshtė punuar dhe nuk ėshtė investuar”, theksoi Isa Mustafa, raporton KosovaLive.
“Ne nuk do tė premtojmė si kryeministri nė shkarkim qė t’i rrisim pagat pėr 50 pėr qind, por ky vendim do tė merret nė parlament. Tė kuptohemi ne si LDK jemi pėr rritje tė pagave tė arsimtarėve, gjykatėsve, policėve etj, madje edhe 100 pėr qind, por ne jemi pėr atė dhe do tė punojmė qė edhe buxheti i shtetit tė rritet pėr 100 pėr qind, tė kemi punė efikase nė dogana dhe bruto produkti i vendit tė rritet po ashtu pėr 100 pėr qind”, theksoi Mustafa.
Nė fjalimin e tij, i pari i LDK-sė vlerėsoi se zhvillimi ekonomik i vendit nuk bėhet nga buxheti dhe nuk ka rritje ekonomike vetėm me ndėrtimin e rrugėve dhe tė shkollave, por duhet tė krijohen lehtėsira pėr investitorė tė huaj dhe tė gjenden donatorėt. Ai i siguroi tė rinjtė e Mitrovicės se nuk do t’i lė pa arsim superior, duke premtuar hapjen e universiteteve jo pėr qėllime politike, por qė studentėve t’ju jepet dije nė mėnyrė qė ata tė inkorporohen nė zhvillim dhe nė shoqėri.
Mustafa tha se LDK-ja nuk ėshtė kundėr privatizimit tė kompanive tė mėdha publike, por privatizimi sipas tij duhet tė jetė transparent dhe pėr privatizimin si tė PTK-sė dhe KEK-ut duhet tė kėrkohet mendimi dhe pėlqimi i Parlamentit dhe i popullit. Ai ka nėnvizuar se nuk do tė pranoj qė PTK-ja tė shitet pėr t’i paguar borxhet e Qeverisė nė shkarkim dhe autostradėn, por shitja e PTK-sė duhet tė rritė buxhetin e Kosovės.
Nė kėtė takim foli edhe kryetari i Degės sė LDK-sė nė Mitrovicė, njėherėsh kandidat pėr deputet nė Kuvendin e Kosovės, ish-ministri Sadri Ferati.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 24-11-10 nė 08:38
  Pėrgjigju Me Kuotė