Titulli: A kemi nevojė pėr njė shtet tė tillė ?
Lavdrim Muhaxhiri mobilizon institucionet e sigurisė, Presidentja thėrret takim urgjent
Prishtinė, 30.07.2014
Skenat e djeshme ku terroristi Lavdrim Muhaxheri shihet duke prerė kokėn e njė tė riu kanė nxitur reagimin e institucioneve tė sigurisė nė vend. Presidentja e Kosovės sipas njė njoftimi ka takuar institucionet e sigurisė nė vend, siē thuhet, pėr tė parandaluar kėtė dukuri tė papranueshme.
Mė poshtė mund tė lexoni njoftimin e Presidentes.
Presidentja e Republikės sė Kosovės, zonja Atifete Jahjaga ka takuar krerėt e institucioneve tė sigurisė sė Kosovės pėr tė diskutuar kėrcėnimin nga ekstremizmi dhe radikalizmi nė vend dhe masat e ndėrmarra nga kėto institucione pėr tė parandaluar dhe luftuar kėtė dukuri tė papranueshme.
Duke vlerėsuar punėn e kėtyre mekanizmave dhe kontributin e tyre nė sigurinė kombėtare, Presidentja Jahjaga ka kėrkuar nga krerėt e institucioneve tė sigurisė qė ta trajtojnė me prioritet dhenė bashkėrendim kėtė kėrcėnim ndaj sigurisė sė Kosovės, rajonit dhe mė gjerė dhe nė bashkėpunim me partnerėt tonė strategjik tė parandalojnė qė Kosova tė bėhet eksportuese e kėtij kėrcėnimi global.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova nė asnjė moment nuk do tė lejojė qė tė bėhet burim i ekstremizmit e strehimore e kriminelėve qė nxisin terror dhe urrejtje. Ajo i ka ftuar tė gjithė qytetarėt e Kosovės e komunitetet fetare qė tė bashkėpunojnė me autoritetet vendore dhe mekanizmat e sigurisė pėr ti pėrndjekur penalisht individėt qė qėndrojnė prapa kėtyre pėrpjekjeve pėr tė destabilizuar Kosovėn dhe traditėn e saj tė gjatė tė harmonisė ndėrfetare.
Ėshtė pėrgjegjėsi e jona si institucione dhe si shoqėri ti dėnojmė kėto fenomene tė shėmtuara. Ne duhet tė distancohemi nga kėto akte mizore tė kriminelėve, dhe ata duhet ti denoncojmė dhe ti trajtojmė si tė tillė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|