Tema: Kuriozitete
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-09, 23:24   #37
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Kuriozitete

Vazhdon.....


Europa, nėqoftėse ndonjėherė unifikohet nė njė fuqi tė bashkuar ekonomike dhe ushtarake, sigurisht qė mund t’i sfidonte Shtetet e Bashkuara. Megjithatė, siē e kemi parė gjatė krizės sė fundit financiare, nacionalizmi vazhdon qė ta pėrēajė kontinentin, edhe pse lodhja e ka bėrė kėtė nacionalizėm mė pak tė ashpėr. Ideja e Europės qė bėhet njė shtet multikombėtar me njė sistem vendimmarrės ekonomik vėrtet tė integruar dhe me njė forcė ushtarake globale nėn komandė tė pėrbashkėt ėshtė po aq e largėt si ėndėrr sa ajo e Kinės qė bėhet fuqi globale.
Kjo nuk ėshtė njė pikėpamje amerikocentrike e botės. Bota ėshtė amerikocentrike. Shtetet e Bashkuara drejtojnė resurset ekonomike tė Amerikės Veriore, kontrollojnė oqeanet dhe hapėsirėn e votės, projektojnė fuqi ku tė duan, nė mėnyrė tė zgjuar ose jo. Shtetet e Bashkuara janė pėr botėn ajo ēka Britania qe dikur pėr Europėn. Tė dy vendet varen nga kontrolli i deteve pėr tė siguruar interesat e tyre. Tė dy vendet e kuptuan se mėnyra mė e mirė pėr tė fituar kontrollin e deteve qe qė t’i ndalonte vendet e tjera nga ndėrtimi i flotave. Tė dy e kuptuan se mėnyra mė e mirė pėr ta bėrė kėtė gjė qe tė ruhet njė balancė force nė tė cilėn sfidues potencialė t’i harxhonin resurset e tyre duke luftuar njėri tjetrin nė tokė nė vend, qė tė ndėrtonin flota qė mund ta sfidonin kontrollin e tyre tė deteve.
Shtetet e Bashkuara po e bėjnė kėtė gjė globalisht. Objektivi parėsor i tyre ėshtė qė gjithmonė tė parandalojnė shfaqjen e njė fuqie tė vetme qė mund tė dominojė Eurazinė dhe gadishullin evropian. Me rėnien e Bashkimit Sovjetik, limitet e Kinės dhe pėrēarjet e Bashkimit Europian, aktualisht nuk ka asnjė kėrcėnim tė kėsaj natyre. Kėshtu qė Shtetet e Bashkuara kanė lėvizur drejt njė objektivi dytėsor, qė ėshtė bllokimi i shfaqjes sė ēdo hegjemonisti rajonal qė nė perspektivė tė mund tė rritet nė diēka mė tė rrezikshme. Shtetet e Bashkuara bėjnė ēka munden pėr tė ndėrprerė rishfaqjen e fuqisė kombėtare ruse, ndėrsa ndėrton marrėdhėnie me vende kufitare tė tilla si Polona dhe Turqia. Ato inkurajojnė trazira nė rajonet kufitare tė Kinės, duke pėrdorur si justifikim ideologjinė e tė drejtave tė njeriut. Ato kryejnė luftėra tė drejtpėrdrejta apo jo tė drejtpėrdrejta me njė bazė dukshėm tė rastėsishme, nga Somalia nė Serbi, nga Iraku nė Afganistan.
Shumė prej kėtyre luftėrave duket se ecin shumė keq. Megjithatė, suksesi nuk matet nga paqėtimi i njė vendi, por nga shkatėrrimi i tij. Nė masėn nė tė cilėn kontinenti euraziatik shkatėrrohet, nė masėn qė ka trazira dhe ndarje nga Atlantiku nė Paqėsor, Shtetet e Bashkuara e kanė realizuar misionin e tyre. Iraku ėshtė shembullor. Ndėrhyrja amerikane rezultoi nė njė luftė civile. Nė fakt, ajo ēka u duk se qe dėshtim, nė fakt qe njė rezultat i kėnaqshėm. Nė mėnyrė subjektive, ne do tė mendonim se George W. Bush dhe kritikėt e tij qenė tė paditur nė kėtė, por kjo ėshtė tamam gjeopolitikė. Imperativėt gjenerojnė ideologji (njė Irak demokratik) dhe pikėpamje tė gabuara (armė tė shkatėrrimit nė masė). Megjithatė, kėto janė hije nė mur. Janė imperativėt gjeopolitikė, jo retorika, qė duhet kuptuar me qėllim qė tė kuptohet ajo ēfarė po ndodh.
Pėr pasojė, problemi ėshtė se si kėto realitete gjeopolitike dhe strategjike modelojnė pjesėn tjetėr tė shekullit. Eurazia, e kuptuar gjerėsisht, po rrėnohet nga brenda. Kina ėshtė shumė mė e dobėt nga sa duket dhe ėshtė e kėrcėnuar me paqėndrueshmėri tė brendshme. Europianėt janė tė pėrēarė nga modelet e vjetra kombėtare qė i pengojnė nga tė lėvizurit nė njė drejtim uniform. Rusia po e pėrdor dritaren e mundėsisė tė paraqitur nga preokupimi amerikan nė ēarjen e votės islamike pėr tė reklamuar sferėn e saj tė influencės nė ish-Bashkimin Sovjetik, por dobėsia e brendshme e saj do tė rideklarohet gjatė brezit tė ardhshėm.
Fuqi tė reja do tė shfaqen. Nė shekullin XIX, Gjermania, Italia dhe Japonia filluan tė shfaqen si fuqi tė mėdha, ndėrsa nė shekullin XX fuqi tė mėdha tė tilla si Britania dhe Franca ranė nė status tė dorės sė dytė. Ēdo shekull, njė konstelacion i ri fuqish formojnė atė qė mund t’i godasė vėzhguesit e fillimit tė shekullit si tė paimagjinueshėm. Kėshtu qė le tė mendojmė rreth sė paimagjinueshmes.
Shtetet e Bashkuara ndjekin njė politikė tė jashtme tė shkujdesur. Fuqia relative e Shteteve tė Bashkuara ėshtė e tillė qė ato kanė njė marzh gabimi shumė mė tė madh se ai i vendeve me tė cilat konfrontohet. Gjithashtu kanė njė imperativ strategjik trazues, tė bazuar nė interesat gjeopolitike. Kjo do ta bėnte planetin njė vend tė pakėndshėm, veēanėrisht pėr fuqitė nė ngritje.
Ka dhe njė dimension tjetėr tė ngulitur nė politikėn e jashtme amerikane: pėrdorimi i fuqive rajonale tė nėnshtruara si bedelė, duke e shkėmbyer vullnetin e tyre pėr tė pėrballuar rreziqe nga njė fuqi e madhe tė kundėrvėnė Shteteve tė Bashkuara pėr benefice substanciale. Ripėrtėritja e Gjermanisė Perėndimore dhe e Japonisė gjatė Luftės sė Ftohtė janė shembuj klasikė tė kėsaj. Ka tri vende qė tashmė janė fuqi tė mėdha apo emergjente, tė cilat do tė jenė tė rėndėsishme pėr Shtetet e Bashkuara nė pėrballjen e tyre me Rusinė gjatė dekadės sė ardhshme apo afėrsisht: Japonia, Turqia dhe Polonia.
Japonia ėshtė tashmė njė fuqi e madhe. Ajo ėshtė ekonomia e 2-tė mė e madhe e botės, me njė shpėrndarje shumė mė tė qėndrueshme tė tė ardhurave dhe me strukturė shoqėrore. Ajo ka marinėn mė tė madhe tė Azisė lindore – njė qė Kina do tė donte ta kishte – dhe njė ushtri mė tė madhe se ajo e Britanisė (qysh nga Lufta e Dytė Botėrore, “ushtria” dhe “marina” e Japonisė kanė qenė zyrtarisht “forca vetėmbrojtjeje” joagresive). Ajo nuk ka qenė njė vend dinamik, ushtarakisht apo ekonomikisht, por dinamizmi shkon e vjen. Janė themelet e fuqisė kombėtare, relativisht e vendeve tė tjera, qė kanė rėndėsi nė perspektivė.
Turqia ėshtė tani ekonomia e 17-tė mė e madhe e botės dhe ekonomia islamike mė e madhe. Forcat e armatosura tė saj janė mė tė aftat nė rajon dhe janė ndoshta mė tė fuqishme nė Europė, pėrveē forcave tė armatosura britanike. Influenca e saj ndjehet tashmė nė Kaukaz, nė Ballkan, Azinė Qendrore dhe botėn arabe. Mė e rėndėsishmja, ajo ėshtė historikisht lideri i botės myslimane, ura e saj drejt pjesės tjetėr tė botės. Gjatė shekujve tė kaluar, kur bota myslimane ka qenė e bashkuar, kjo ka ndodhur nėn fuqinė turke; shekulli i kaluar ka qenė normaliteti. Nėqoftėse Rusia dobėsohet, Turqia del si fuqia dominuese nė rajon, pėrfshi Mesdheun lindor; Turqia ėshtė njė fuqi detare e konsideruar. Gjithashtu, ajo ka qenė historikisht pragmatiste nė politikat e jashtme tė saj.
Polonia ka ekonominė e 18-tė mė tė madhe tė botės, mė tė madhen midis ish-satelitėve sovjetikė dhe tė 8-ėn mė tė madhe nė Europė. Ajo ėshtė njė aset strategjik jetik pėr Shtetet e Bashkuara. Nė konkurrimin emergjent midis Shteteve tė Bashkuara dhe Rusisė, Polonia pėrfaqėson kufirin gjeografik midis Europės e Rusisė dhe themelin gjeografik tė ēdo pėrpjekjeje pėr tė mbrojtur vendet balltike. Duke pasur parasysh imperativin amerikan pėr tė bllokuar hegjemonistėt euaziatikė dhe pakėnaqėsinė e Europės me Shtetet e Bashkuara, marrėdhėnia amerikano – polake bėhet kritike. Nė vitin 2008, Shtetet e Bashkuara nėnshkruan njė marrėveshje me Poloninė pėr tė instaluar raketa nė Detin Balltik si pjesė tė mburojės mbrojtėse hapėsinore evropiane tė Washington, dukshėm pėr t’u mbrojtur nga “shtetet batakēinj”. Mburoja nuk ėshtė pėr Iranin, por pėr Poloninė si njė aleat amerikan, nga pikėpamja amerikane dhe ruse.
Pėr tė konsideruar se ēfarė nėnkupton pėr njė qė tė jetė njė aset strategjik i njė fuqie globale, merr rastin e Koresė sė Jugut. Ēdo sugjerim nė vitet ‘50 tė shekullit tė kaluar do tė pritej me mosbesim. Megjithatė, kjo ėshtė ajo ēka Koreja u bė. Ashtu si Izraeli, Koreja e Jugut formoi njė marrėdhėnie strategjike me Shtetet e Bashkuara qė qe transformuese dhe Koreja e Jugut dhe Izraeli e filluan me njė bazė shumė mė tė dobėt nė vitet ‘50 sesa ka Polonia sot.
Rusia nuk mund t’u mbijetojė pafundėsisht problemeve ekonomike dhe demografike tė saj. Kina duhet tė pėrballojė problemet sociale endemike tė saj. Kėshtu, imagjino njė Eurazi tė paqėndrueshme dhe tė copėzuar. Nė krahun e saj janė tri fuqi – Japonia nė lindje, Turqia nė jug dhe Polonia nė perėndim. Secila do tė kish qenė aleate e Shteteve tė Bashkuara gjatė intervalit rus, por nga mesi i shekullit tendenca amerikane pėr tė ndryshuar aleatė dhe bėrė aleatė ish-armiq do tė jetė nė zhvillim, jo pėr kapriēo, por pėr nevojė gjeopolitike.
Dy nga tri fuqitė e mėdha do tė jenė fuqi detare. Sipas tė gjitha gjasave, mė e rėndėsishmja do tė jetė Japonia, varėsia e sė cilės ndaj importimit tė pothuajse tė gjitha lėndėve tė para e detyron atė qė tė sigurojė rrugėt detare tė saj. Turqia do tė ketė njė interes mė tė pakėt, por shumė real, nė qenien njė fuqi detare nė Mesdheun lindor dhe, ndėrsa fuqia e saj nė botėn myslimane rritet, ajo do tė zhvillojė njė marrėdhėnie me Egjiptin qė do tė rrezikojė Kanalin e Suezit dhe, pėrtej tij, Detin e Arabisė. E ndodhur midis Rusisė e Gjermanisė dhe akoma mė shumė nėn kontrollin e Shteteve tė Bashkuara, Polonia do tė jetė njė fuqi tokėsore.


Vazhdon me Posht !!!
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė