Tema: Ilirida
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-12, 16:36   #1
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ilirida

Meq gjeta nje materjal per kete pjes te Shqiptaris,dhe po mungojka nje teme e till(se kerkova shume) le t ejete nje teme per historin,e te gjitha njohurit nga kjo trev.



Shqiptarėt ortodoksė tė Maqedonisė!





“Tė besohet nė atė qė thotė populli: gjaku nuk bėhet ujė. Dritė e tij verbon ēmendurinė e gėlltitėsve tė hapėsirės sonė…”Ali Podrimja”.
Nga Fahri Xharra
Vorbulla e historisė sonė gjithėshqipatre, ishte marramendėse. Askush nuk mendonte se nga ato pėrplasje centripetale drejt vrimės sė zezė, do tė shpėtonim. Furtunat nga ato mė tė fuqishmet u munduan tė na zhbėnin, dhe tė na hidhnin nė vrimėn e moskthimit, duke na mohuar tė kaluarėn tonė, duke na ērrėnjosur nga trungu ynė mijėravjeēar. Tjetėrsimin tonė e kishin nė pėrparėsi; kush duke na shlyer dhe humbur historinė e kush duke na tjetėrsuar nė kombe tė tjera me qėllim tė caktuar qė tė harrojmė vehtėn tonė dhe njė ditė tė na vjen turp me atė se ēka ishim.
Vorbulla
“Mbaj mend, – e si tė mos e mbaja mend, – vrazhdėsinė e mėsuesit tim tė parė nė Belēicė. Nė vitin 1948 nė shkollė mė dėrgoi motra ime, Jelica, pesė vite mė e moshuar. Asnjėri nga fėmijėt e fshatrave tonė, kur filluam shkollėn, nuk dinim maqedonisht, meqė gjuhė amtare kishim gjuhėn shqipe. Mėsuesi (jam nė dilemė nėse duhet t’i them mėsues atij) mė rrahu vetėm pse nuk dita si i thoshin kushėririt nė maqedonisht. Qė aty filluan peripecitė e ballafaqimit tim me asimilim tė pėrdhunshėm gjuhėsor dhe etnik”, rrėfehet Manojlovski, ortodoksi i parė shqiptar i Maqedonisė (IRMJ) qė pati guximin tė deklarohet dhe pėrfundimisht t`a pohon origjinėn e tij tė vėrtetė.
Po ku qėndron e vėrteta e kėtyre shqiptarėve ortodoks nė Maqedoni?
Ata, janė hala aty, frymojnė aty, por me njė frikė tė madhe tė ē’faqin thelbin e tyre kombėtar. Izolimet e mėdha iu vinin qė nė kohėn e Turqisė. Ata duhej te veēoheshin, pėr tė ruajtur identitetin e tyre fetar. Atyre iu duhej tė fshiheshin, sepse si ortodoks e kishin mė tė lehtė tė mbijetonin.
Pas pushtimit serb nė vitin 1913, familjeve shqiptare iu imponua mbiemri me prapashtesėn –viq. S`kishin mundėsi e shans tjetėr ose me –ski, ose me –iq apo –viq.
“Nėnat tona nuk dinin asnjė fjalė maqedonisht.
Mbretėria serbe, nga viti 1913 deri nė vitin 1941 ushtroi politikė tepėr barbare ndaj popullsisė shqiptare, tė besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisė maqedonase. Bile, maqedonasit as qė i njihte pėr popull, kurse shqiptarėt myslimanė mundohej t’i tjetėrsonte nė turq. Por ama, pėrqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatės shqiptare me besim ortodoks, duke e shpėrdoruar pėr kėtė politikė asimiluese edhe kishėn nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarėt ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht nė serbė.”-
rrėfehet Branko Manojlovski nga fshati Kiēinicė i Rekės sė Epėrme tė rrethit tė Gostivarit nė “Koha “ tė Shkupit.
Edhe Jugosllavia e Titos kur e krijoj Maqedoninė si republikė e vazhdoi nė tė njėjtėn mėnyrė me shqiptarėt ortodoks. Po kėta tė sotit?
Janė edhe shumė shqiptarė tjerė tė Maqedonisė qė janė ortodoks e qė nuk guxojnė tė flasin se ēka janė.
Prof. Skėnder Karaēica pėr asimilimin dhe pėrkatėsinė kombėtare tė shqiptarėve ortodoksė nė Maqedoni, e jep me njė tė dhėnė nga udhėpėrshkruesi anglez H. N. Brailsfort, nė librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmėria e tyre” tė botuar nė Londėr (1906), i cili ka vėrejtur se: “Nga racat qė jetojnė sot nė Maqedoni, vetėm shqiptarėt mund tė thuhet se janė autoktonė. Shqiptarėt ortodoksė ishin tė pranishėm njėlloj nė krahasim me shqiptarėt e besimeve tė tjera, afėrsisht njėlloj nė gjithė Shqipėrinė e Mesme sa ishin tė pranishėm nė Durrės, Tiranė, Elbasan, Librazhd, Pogradec, aq ishin edhe nė Strugė, Prespė, Dibėr, Gostivar, Krushevė, Manastir kėto janė veneriket shkencore tė kohės. Nė kėtė rrugė tė asimilimit mbetėn tė paprekur pėr njė kohė shqiptarėt ortodoksė tė Rekės sė Epėrme tė Dibrės me fshatrat Duf dhe Jellovicė tė Gostivarit, pastaj tė fshtatraved Labinishtė afėr Shėn Naumit (Ohėr) e ndonjė tjetėr dhe pjesa tjetėr nėpėr qytete”, thekson Karaēica.
Duhet pėrmendur intelektualin e Rekės sė Epėrme Josif Bageri,i cili duke qėndruar i fortė nė tabanin kombėtar shqiptar, i cili duke i ra grusht propagandės antishqiptare pati thėnė mė zė tė lartė: Gjithė sa jemi shqyptar, Kemi njė gjak dhe njė farė… Nona qė na rriti n’gji, Tė gjithė ne na ka fėmi. Pėr tė vazhduar protestėn intelektuale shqiptare: O sa keq tash na turpnuet, Se gjuhėn e vet mohuet! Dhe serbishten zut tė msoni: “Vake take” tė na thoni.


Martiret e parė tė KRISHTERIMIT OTRHODOX ILIR, FLORUSI dhe LAURUSI….


Shqiptarėt ortodoksė qė nuk janė pak, sot ata janė mbi 15% tė popullatės sė Maqedonisė,atyre nėna iu ka folur shqip,gjyshėrit e gjyshet iu flitnin shqip. Por vorbulla historike e kėrkonte shlyerjen e tyre herė nga e majta e herė nga e djathta. Ishte furtunė e madhe kur, kurrkush nuk guxonte te fliste, e as tė ēfaqte pėrkatėsinė kombėtare.

Kryengritėsit shqiptar tė Ilindenit 1903


Njerėzit kėtu ende nuk janė tė vetėdijshėm., jo nga mosdija por nga frika se Historia do ta bėj tė veten, dhe tė thuhet e vėrteta dhe se ėshtė e vėrtetė se Reka e Epėrme me tė gjitha fshatrat, e gjetiu kanė folur shqip deri nė vitin 1960 .Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dėshiron, por gjenerata e re duhet ta dijė tė vėrtetėn. Vetėm nėse iu tregohet e vėrteta ata do tė shkunden nga errėsira qė iu ėshtė imponuar.
Edhe Kalaja e Shkupit e meshefė tė heshturėn e shekujve. Edhe aty kishte kishė ortodokse shqiptare. Ajo apo ato u rrėnuan. kurse tani sllavishtfolėsit e duan ta pėrvetėsojnė historinė tonė e tė mbjellin njė kishė tė tyre. Ortodoksėt shqiptarė, ata nuk guxojnė tė flasin, ata nuk guxojnė tė ēfaqėn e lėre mė tė kėrkojnė kishėn e tyre ortodokse shqiptare.
Historia jonė ende duhet t’i ruhet forcave centripetale qė me ngulm e shtyjnė kombin tonė drejt vrimės sė zezė tė pėrpirjes.
Ku ėshtė Kisha Ortodokse Autoqefale e Fan S. Nolit nė Shqipėri qė nuk bėzan. Pse ajo nuk e ngre zėrin nė mbrojtje tė vėllezėrve tanė ortodoksė shqiptar tė Maqedonisė? Pse ajo me autoritetin qė e ka, nuk ndihet? Kujt i frikohet? Tė kėrkosh tė tėndin, tė kėrkosh mbrojtje pėr tė tėndin nuk ėshtė e dėnueshme as nga zoti e as nga humanizmi.
Tė ishte Fan S. Noli gjallė ,ai kėtė do ta bėnte. Me siguri ,do ta bėnte.


__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante