Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-12-09, 22:44   #6
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Indi muskulor



Vetitė:

      • Muskuli tipik i zemrės
        Muskuli atipik i zemrės
1. Vendosja Nė miokard Nė rrugėt pėrcjellėse
2. Madhėsia e qelizave (miociteve) Mė tė vogla Mė tė mėdha
3. Sarkoplazma Mė e paktė Mė e shumtė
4. Miofibrilet nė miocit Mė tė shpeshta Mė tė rralla
5. Disqet A dhe I Tė shprehura Mė pak tė shprehura
6. Sarkozomet (mitokondrie) Mė tė shumta Mė tė pakta
7. Ribozomet Mė tė shumta Mė tė pakta
8. Bėrthama Mė e madhe Mė e vogėl
9. Pozicioni i bėrthamės Gjithmonė nė qendėr Nė qendėr ose jashtė saj
10. Aftėsia e tkurrjes Tkurret fuqishėm Nuk tkurret
11. Kalimi i impulsit Kalon mė ngadalė Kalon mė shpejt


• Enezimi dhe nervėzimi i indit muskulor
Muskulatura e lėmuar ushqehet me gjak nga njė rrjetė kapilaresh, qė shtrihet nė indin lidhor fijėshkrifėt, tė vendosur midis tufave tė mioctiteve. Prej kėtej kapilarėt e gjakut i afrohen miociteve, pot jo ēdo qelizė merr kontakt tė drejtpėrdrejt me to. Nervėzimi bėhet nėpėrmjet sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik. Mbaresat nervore,pasi futen nė sarkoplazmė, i afrohen bėrthamės dhe e rrethojnė atė nė formė laku. Muskulatura e vijėzuar e skeletit dhe e zemrės ka njė vaskularizim mė tė pasur se sa muskulatura e lėmuar. Enėt e gjakut pasi depėrtojnė epimisiumin dhe perimisiumin, futen ndėrmjet fijeve muskulore, ku formojnė njė rrjetė shumė tė dendur kapilarėsh gjaku. Ēdo fije muskulore merr kontakt tė drejtpėrdrejt me disa kapilare, tė cilat anastomozohen midis tyre. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr kapilaret limfatike. Mbaresat nervore tė muskulit janė te lėvizshme (motorike) dhe ndijimore (sensitive). Tė parat quhen pllaka motore. Kėto pllaka bashkohen me fijet muskulore pėr tė formuar lidhjet (sinapset) neuromuskulore. Kur hyn nė fijet muskulore, fija nervore e humb mielinėn dhe degėzohet. Pikėrisht nė kėtė zonė sarkolema dhe sarkoplazma formon njė fryerje, ku bie nė sy njė pėrqėndrim i madh i bėrthamave dhe mitokondrive, si dhe mungesa e disqeve tė qarta dhe tė errėta. Mbaresat nervore sensitive paraqiten kryesisht nė formė tė boshtit neuromuskulor dhe mbaresave tė lira. Boshti neuromuskulor ndėrtohet nga ana qendrore dhe nga dy segmente polare. Nė zonėn qendrore (qė quhet edhe unaza bėrthamore) fijet muskulore nuk pėrmbajnė disqe, por kanė njė pėrqendrim tė madh bėrthamash. Ne kėtė zonė vendosen edhe mbaresat nervore sensitive. Nė segmentet polare fijet muskulore janė pa ndryshime. Kėtu vendosen mbaresat nervore motore.


• Ripėrtėritja e indit muskulor
Muskulatura e lėmuar ka veti tė mira ripėrtėritėse, ndonėse mėnyra se si kryhet ky regjenerim, ende nuk njihet mirė. Sot me i pranueshėm ėshtė mendimi se muskulatura e lėmuar ripėrtėrihet jo nėpėrmjet tė shumimit tė miociteve, por nėpėrmjet diferencimit tė indit lidhor fijėshkrifėt, sidomos tė qelizave adenticiale dhe fibroblasteve nė qelizat muskulore. Muskulatura e skeletit i ka vetitė ripėrtėritėse te kufizuara pėr vetė faktin se fija muskulore e moturuar ėshtė njė formacion i ndėrlikuar dhe shumė i diferencuar. Pėr kėtė arsye, gjatė dėmtimeve tė mėdha muskulore nuk formohet (si rregull) indi muskulor, por mbushet me ind lidhor fijėshkrifėt. Nė dėmtimet mė tė lehta ripėrtėritja mund tė bėhet me kusht qė fijet e dėmtuara t’i kenė tė ruajtura bėrthamat e tyre. Sipas pikėpamjeve mė tė reja, ndėrmjet fijeve tė moturuara muskulore gjenden edhe disa fije nė gjendje tė pazhvilluar, nė gjendje embrionale (kėto formacione quhen mioblaste), te cilat gjatė dėmtimit tė muskulit aktivizohen dhe lujanė njė rol tė kufizuar pėr bashkimin e skajeve tė disa fijeve tė dėmtuara. Nė kushte normale, rritja nė gjatėsi tė fijes muskulore bėhet nėpėrmjėt formimit tė sarkolemeve tė rinj pranė vendit ku bėhet lidhja e muskulit me tendinin. Rritja nė gjerėsi bėhet nėpėrmjet sintetizimit tė mioflamenteve tė reja. Ripėrtėritja e muskulit tė zemrės ėshtė akoma mė e kufizuar. Zonat e dėmtuara, sikurse ndodh p.sh gjatė infarktit tė miokardit, mbushen me ind lidhor fijėshkrifėt, qė formon tė ashtuquajturat cikatrice.


• Atrofia muskulore
Kur muskuli nuk punon pėr njė kohė relativisht tė gjatė, si p.sh gjatė vendosjes nė allēi tė kėmbės pėr arsye tė njė frakture, nė kėtė zonė do tė vėrejmė zvogėlim tė pėrmasave te muskulit. Nė kėtė rast themi se kemi tė bėjmė me atrofi muskulore. Atrofia muskulore mund tė formohet edhe te personat e moshuar, si pasojė e uljes sė aktivitetit tė muskujve, nė tė sėmurėt me sėmundje kronike ose nė rastet kur zvogėlohet furnizimi me gjak i muskulit. Gjatė atrofisė muskulore vėrehet hollimi i fijeve muskulore, si dhe zvogėlimi i aftėsisė tkurrėse tė tyre. Gjatė atrofisė nė mikroskop, pėrveē hollimit tė fijes muskulore, mund tė shihet edhe mbingjyrosje (hiperkromazi) e bėrthamave, si dhe njė tendencė e tyre pėr tė marė pozicion qendror nė fije. Kur procesi i atrofisė thellohet mė tepėr, fillon procesi i shkatėrimit tė sarkozomeve, si dhe i vetė fijes muskulore. Mbeturinat e fijeve tė shaktėrruara fagocitohen nga makrofaget e indit lidhor pėrreth fijeve qė ėshtė i shtuar dukshėm.


• Hipertrofia muskulore
Me hipertrofi muskulore kuptojmė shtimin e pėrmasave te muskulit dhe rritjen e aftėsisė tkurrėse tė tij. Nė kushte normale, hipertrofia takohet nė sportistėt dhe personat tė cilėt merren me punė fizike. Gjatė kėtij procesi nuk kemi rritje tė numrit tė fijeve muskulore, por shtim tė pėrmasave tė tyre. Nė mikroskop, nė kėtė rast, shohim rritje tė numrit tė miofibrileve nė ēdo fije muskulore. Hipertrofia muskulore takohet edhe nė qelizat e muskulaturės sė lėmuar, si p.sh nė muskulaturėn e mitrės gjatė barrės. Nė kėtė rast, pėrveē shtimit tė pėrmasave tė miociteve, rritet edhe numri i tyre. Pėrveē hipertrofisė normale ose funksionale qė pėrmendėm mė sipėr, dallojmė edhe hipertofi kompensatore, e cila shfaqet nė disa kushte patologjike. Kėshtu p.sh, nė disa raste tė sėmundjes sė hipertonisė, si pasojė ė punės sė sforcuar, formohet hipertrofia e muskulit tė ventrikulit tė majtė. Gjithashtu, gjatė zmadhimit tė prostatės (qe mund tė shoqerohet me pengesa pėr daljen e urinės) mund tė formohet, pėr kompensim, hipertrofi e muskulit tė fshikės sė urinės.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė