Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-02-11, 19:13   #10
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pacolli president,Kosovės ju kajt nana !

vazhdon...


Shpalosja vullnetare

Disa prej kėtyre fakteve po i pėrmendim kėtu. Pėrveē Pacollit nė vitet e fundit nuk ekziston ndonjė figurė nga jeta publike e Kosovės qė ka dhėnė intervista dhe deklarata aq problematike pėr mediat serbe. Dhe ēdoherė kur kėto muhabete tė tij janė ribotuar nė mediat e Kosovės Pacolli ėshtė munduar t’i demantojė. Tė pėrmendim kėtu intervistėn pėr gazetėn serbe “Nedeljni Telegraf”, botuar mė 4 janar 2006. Aty Pacolli citohet tė ketė thėnė se “fati i rajonit ėshtė nė duart e Beogradit”, se “Kosova s’mundet pa Serbinė” (“Kosovo ne može bez Srbije”), se “ėshtė koha qė ai (presidenti Ibrahim Rugova, v.j.) tė tėrhiqet”, se pėrgjegjės pėr gjakderdhjen nė Ballkan dhe luftėrat nė Ballkan ėshtė Richard Holbrooke. Menjėherė pas botimit Pacolli ėshtė ngutur t’i pėrgėnjeshtrojė tė gjitha kėto, por vetėm nė njė gazetė tė Prishtinės, jo nė “Nedeljni Telegraf”. Si ėshtė e mundur qė fund e krye gazetarėt serbė ta citojnė keq personin, i cili i kishte pritur ata nė Lugano tė Zvicrės (gazetarėt bile thonė se i kishte gostitur nė shtėpi, ndėrsa Pacolli thotė se ėshtė takuar me ta nė njė apartament tė “hotelit tim nė Lugano”)? Si ėshtė e mundshme qė Pacolli t’i japė intervistė bash njė gazete bulevardeske dhe senzacionaliste serbe si “Nedeljni Telegraf”? Madje intervista ėshtė ilustruar edhe me shumė fotografi nga jeta e bujshme e Pacollit, mes tyre edhe njė fotografi me kėtė legjendė: “Selim Broshai i Pacoli u prištinskom restoranu Dora, 1981”. Fjala ėshtė pėr Selim Broshėn, njė punėtor veteran i shėrbimeve sekrete jugosllave dhe serbe dhe, thėnė mė sė buti, mbikėqyrės i veprimtarive tė emigracionit shqiptar nė Europė. Selim Brosha ėshtė vrarė pas luftės sė fundit. Vrasėsi i vetėdeklaruar Nazim Bllaca lidhur me kėtė rast ka thėnė: “Sa i pėrket Selim Broshės, mė kanė ēuar mua ta shoh nė (restorantin v.j.) ‘Dubrovnik’. E kam pėrcjellė, ka qenė njė person i shėndoshė, shtatshkurtėr dhe atė e kemi pėrcjellė deri nė momentin, nė ditėn e ekzekutimit. Nuk kam marrė pjesė nė ditėn e ekzekutimit tė tij, por kam marrė pjesė nė parapėrgatitjen e vrasjes sė tij. Selim Brosha e ka pasur banesėn prapa ‘Qafės’ dhe aty unė kam qėndruar njė muaj duke shitur cigare pas orarit tė punės kinse po shesim cigare, jemi tregtarė, ndėrsa ėshtė pėrcjellė Selim Brosha, i cili nė atė kohė ka pasur njė ‘Golf 2’ tė bardhė”.

Skandal pas skandali

Nė fund tė dhjetorit 2010 Pacolli i dha njė intervistė skandaloze gazetės serbe “Politika”. Ende pa filluar negociatat, siē po thuhet, “teknike” ai paralajmėron kapitullimin preventiv tė Kosovės, kur thotė: “Veriu (i Kosovės, v.j.) do tė kishte autonomi ekonomike”. Nėse si palė negociatore Prishtina tregon qė tani se ma ēka pajtohet, atėherė pėr palėn tjetėr hapet rruga tė kėrkojė diēka tjetėr, pėr shembull autonomi politike. Kėtu ekziston edhe njė dallim me disa krerė tė PDK-sė, tė cilėt kanė premtuar se veriu s’do tė jetė ēėshtje e bisedimeve me Serbinė, kurse Pacolli mendon krejt diēka tjetėr. Deklarata tjetėr skandaloze e Pacollit ka tė bėjė me premtimin se do t’i kthejė “tė gjithė serbėt e pėrndjekur nė Kosovė”. Sė pari: Nuk janė tė gjithė tė pėrndjekur, njė pjesė e madhe e tyre janė vendosur nė Serbi nė mungesė tė perspektivės ekonomike nė Kosovė ose pasi kanė humbur privilegjet e fituara nga politika e terrorit. Sė dyti: Shifrat e serbėve tė Kosovės janė manipuluar shpesh nga Beogradi, prandaj pa njė regjistrim tė popullsisė s’mund tė flitet kuturu. Sė treti: Njė pjesė e madhe e serbėve tė Kosovės tashmė i kanė shitur pronat e tyre. Si do t’i kthejė kėta Pacolli? Edhe kjo intervistė pėr “Politikėn” e Beogradit tregon se ai ose ėshtė naiv ose qėllimkeq nė politikė. Ende pa u bėrė president ai tashmė i jep autonomi ekonomike veriut. E kur tė bėhet kryetar?
Nė vazhdim njė shembull tjetėr: Pak para zgjedhjeve tė vitit 2007 Pacolli i dha njė intervistė “Zėrit tė Amerikės” ku akuzoi bashkėsinė ndėrkombėtare pse i kishte zhvilluar negociatat pėr Kosovėn nė “Vjenė e Londėr”. Kėto negociata, sipas tij, ėshtė dashur tė zhvillohen “nė Beograd, Kragujevc, nė Prishtinė, Prizren”. Ai kishte kėrkuar qė bisedimet tė bėhen pa pėrkthyes, sepse “secili prej nesh e njeh gjuhėn, mentalitetin (serb, v.j.)”. I pari qė hiēgjė s’merr vesh nga serbishtja ėshtė Hashim Thaēi. Dhe shumė tė tjerė. Njė propozim tjetėr i Pacollit ėshtė po ashtu qesharak: Bisedimet me Serbinė, thoshte ai, duhet tė zhvillohen “diku nė mes, oficiale dhe jo oficiale”. Si tė kuptohet kjo pėrveē se si apel bashkėsisė ndėrkombėtare: ne mund tė merremi vesh vetė me serbėt, sepse dimė serbisht dhe takohemi me ta diku tinėz. Me kėtė ide Pacolli kishte ardhur edhe nė vitin 1998 nė Prishtinė, me mandat tė Kremlinit. Nė intervistėn pėr “Zėrin e Amerikės” Pacolli flet edhe pėr mundėsinė qė Kosova tė shpallė “njėanshėm” pavarėsinė. Ky ėshtė tamam vokabulari i diplomacisė serbe – “jednostrano proglašena nezavisnost Kosova”. E vėrteta ėshtė se Kosova e ka shpallur pavarėsinė nė koordinim me shtetet mė me ndikim nė Perėndim, jo njėanshėm. Sikur tė ishte njėanshėm, atėherė as shtatė shtete s’e kishin pranuar Kosovėn deri mė tani.

“E kam parė Titon cullak”

Para disa muajsh Pacolli i dha intervistė revistės kroate “Globus”. Citohej tė ketė thėnė se dėshiron tė jetė Tito i Kosovės. Sikur nė rastin e “Nedeljni Telegrafit” edhe kėsaj radhe ai u ngut ta demantojė kėtė, por jo nė “Globus”; e dėrgoi njė reagim te “Koha Ditore”; me gjasė nuk e kishte shkruar vetė. Sa i pėrket Titos deklaratat e Pacollit vėrtet janė zbavitėse. Nė njė shkrim tė botuar nė nėntor 2007 nė gazetėn gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Pacolli e kishte lėnė gojėhapur gazetarin kur i kishte thėnė se nė vitet 70-tė kishte punuar shumė afėr Titos. Nė pyetjen se a e kishte parė ndonjėherė personalisht liderin jugosllav, Pacolli ishte pėrgjigjur: “Po, madje edhe cullak”. Dhe vazhdon: “Unė kam qenė adjutant i tij. I kam ndihmuar nė gardėrobė dhe ia kam bartur valixhet”. Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Pacolli nuk ėshtė orator i mirė, se pėr herė tė parė nė historinė e Kosovės e ka thyer njė tabu, duke bėrė aleancė me dinjitarė myslimanė. Kjo po shihet edhe tani, kur mashtrues me maskė tė fesė islame dalin dhe thonė: “Ėshtė sevap tė votosh pėr Pacollin dhe haram pėr Albin Kurtin”. Gazeta gjermane ka zbuluar po ashtu se shumė projekte me tė cilat krenohet Pacolli nuk ekzistojnė fare, se nė Zvicėr firma e tij pothuaj nuk ėshtė e njohur, se informata se gjoja ka realizuar me sukses disa projekte pėr ndėrtimin e ambasadave nė Berlin ėshtė e rrejshme. Lidhur me misionin e tij si ndėrmjetėsues pėr interesa tė Moskės dhe Beogradit nė vitin 1998 Pacolli mė vonė ishte arsyetuar se e kishte takuar Milosheviqin vetėm pėr t’ia blerė atij Kosovėn pėr “dy miliardė dollarė”. Nė mars tė vitit 2006 nė njė intervistė pėr gazetėn “Zėri” Pacolli kishte thėnė se Rusia nuk do ta pengojė rrugėn e Kosovės drejt pavarėsisė. Realiteti rezultoi krejt ndryshe. Para tė ashtuquajturave zgjedhje tė 12 dhjetorit ish-valixhebartėsi i Titos tha se Kosova nė shtator tė vitit tė ardhshėm (2011) do tė jetė pjesė e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Dhe premtoi se do ta bashkojė Kosovėn me Shqipėrinė brenda “10-15 vjetėve”. Gjuha ėshtė prej tuli dhe shkon ngado. Thonė se nė fushata elektorale bėhen premtime tė mėdha. Por, edhe politikanėt mė tė paskrupullt nuk do tė duhej t’i lejonin vetes tė plasonin tė pavėrteta kaq tė mėdha.
Ēfarė presidenti i duhet Kosovės? Si shtet Kosovės s’i ka mbetur tė krahasohet me dikė tjetėr pėrveēse me vende sikur Shqipėria. Por, sa u pėrket presidentėve madje edhe nė Tiranė punėt qėndrojnė mė mirė. Tre presidentėt e fundit – Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu dhe Bamir Topi – kanė pėrfaqėsuar, pėrkundėr disa tė metave, unitetin e popullit. Edhe nė vende me demokraci stabile si Gjermania pėrherė ekzistojnė pėrpjekje qė nė postin e presidentit tė zgjidhen figura qė qėndrojnė mbi pėrditshmėrinė politike. Nė vitin 2004 dhe 2009 kandidate e Partisė Socialdemokrate pėr postin e presidentes ka qenė Gesine Schwan, njė profesoreshė e respektuar e shkencave politike. Kandidati fitues ishte Horst Köhler, njė ekonomist i njohur dhe ish-drejtor i Fondit Monetar Ndėrkombėtar. A nuk do ishte e udhės qė nė kėtė situatė tė rėndė politike Kosova tė kishte njė president nga bota akademike, universitare, njė personalitet qė ka qėndruar larg moēalit politik dhe qė reflekton dinjitet mendor dhe moral? Jehona e zgjedhjes sė Behgjet Pacollit nė mediat ndėrkombėtare do tė jetė kjo: “Kuvendi i Kosovės zgjodhi president tė vendit njė biznesmen, i cili dyshohet tė ketė korruptuar klanin e Jelcinit gjatė viteve 90-tė”. Mandati i presidentit zgjat 5 vjet. Ėshtė njė periudhė vendimtare pėr Kosovėn. Gjatė kėtyre viteve do tė dihet a bėhet Kosova shtet funksional apo dovlet i dėshtuar. Kushtetuta e Kosovės parasheh shkarkimin e presidentit vetėm nė rast se ai shkel rėndė Kushtetutėn, nėse dėnohet pėr krim tė rėndė dhe nėse s’mund tė ushtrojė funksionin pėr shkak tė sėmundjes. Lehtė ėshtė tė zgjidhet njė kandidat i padenjė pėr kėtė post, por vėshtirė tė hiqet pastaj. Por, me kėto ēėshtje nuk merret gati askush nė PDK, me rėndėsi tani ėshtė qė tė ndahet kulaēi i pushtetit, tė vazhdojė manipulimi i tenderėve dhe firmat e njėjta, tė lidhura me ministra, tė ndėrtojnė objekte shtetėrore, pastaj fitimi tė ndahet pėrpjesėtimisht. Me kėtė mendėsi vazhdojmė tė jetojmė si nė vaktin e Salep Sulltanit.

[email protected]
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė