Tema: Depresioni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-11, 16:25   #5
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Depresioni Pas-Lindjes (Post-Natal) - pjesa e dytė

Ēka e shkakton depresionin post-natal?
Lindja e fėmijės ėshtė kohė kur bėhen ndryshime tė mėdha. Nėnat pėrjetojnė ndryshime biologjike, fizike, emocionale dhe sociale. Mund tė ndodhė se depresioni post-natal shkaktohet nga pėrzierja ae tėgjitha ndryshimeve. Edhe ndodhitė tjera tė vėshtira nė tė njejtėn kohė mund tė kontribojnė.

Ndryshimet biologjike
Lindja e fėmijės sjell ndyshime tė hormoneve nė trupin tuaj. Depresioni post-natal mund tė jetė i lidhur me kėto ndryshime. Por edhe pse kjo mund tė jetė shkaku dėshmitė sygjerojnė se hormonet nuk janė shkaktar tė vetėm. Rrethanat tuaja individuale dhe sociale janė poashtu me rėndėsi. Megjithatė, ilaqet kundėr depresionit dhe ilaqet e tjera mund tė ju ndihmojnė. Bisedoni me mjekun pėr kėto.

Ndryshimet fizike
Lindja e fėmiut ėshtė rraskapitėse dhe ndonjėhere mund tė shkaktojė probleme fizike p.sh. nėse keni lindur fėmiun me operacion, dhėmbjet pas operacionit. Shėrimi pas operacionit nuk ėshtė gjithmonė i lehtė. Kujdesi pėr foshnje e bėnė tė vėshtirė qė ju tė pushoni dhe tė fleni sa duhet. Nėse keni fėmijė tė tjerė ata mund tė reagojnė duke kėrkuar nga ju vėmendje mė tė madhe. Kjo mund tė ju bėjė mė tė lodhur. Ndoshta ju nuk keni oreks tė mirė dhe nuk hani sa duhet. Kur kjo ndodh ėshtė shumė lehtė tė lodheni pa masė. Disa femra poashhtu ndjehen tė pa sigurta dhe jo-atraktive pėrshkak se forma e tyre e trupit ndryshon dhe nuk kanė kohė tė kujdesen pėr veten. Nė tė njejtėn kohė disa femra tė cilat vuajnė nga depresioni post-natal kujdesen pėr veten dhe foshnjen e tyre posaqrisht mė shumė pėr tė fshehur ndjenjat e dėshtimit qė ndjejnė pėr shkak tė depresionit. Kjo shkakton mė shumė lodhje fizike.

Ndryshimet emocionale
Femrat shpesh nuk i pėrjetojnė ndjenjat qė i kanė paramenduar kur lindin foshnjen. Kur ato marrin nė duar foshnjen e tyre pėr tė parėn herė, njė numėr i madh i tyre nuk ndjenė atė emocione tė nxituar tė ‘dashurisė sė nėnės’. Ato vetėm ndjehen tė lodhura dhe pak tė shkėputura. Kjo ėshtė normale. Disa nėna e duan fėmijėn nė shikim tė parė por disa mėsohen ta duan fėmijėn gradualisht. Por kryesorja ėshtė qė mos tė brengoseni apo tė zghėnjeheni nėse lindja e fėmiut nuk ėshtė si e keni paramenduar. Dhe ėshtė e vėrtet se shumė femra thonė se pas lindjes sė fėmiut ndjehen mė tė emocionuara kėshtu qė kur gjėrat nuk shkojnė mirė atėhere duken shumė mė keq se zakonisht.

Ndryshimet sociale
Lindja e fėmiut mund tė shkaktojė shumė ndryshime. Nevojat e foshnjes vėshtirsojnė vazhdimin e jetės aktive shoqėrore. Poashtu mund tė shkaktojė tendosje nė marrėdhėniet e prindit sepse ėshtė vėshtirė tė kalojnė kohė sė bashku si ēift. Pėr shkak se shumė njerėz nuk jetojnė afėr anėtarėve tė familjeve tė tyre, prindėt mund tė ndjehen tė izoluar dhe nėnat nuk kanė ndihmė nga njerėzit e tjerė. Posaqėrisht ato tė cilat nuk i kanė nėnat e tyre afėr tė ju ndihmojnė gjatė kėsaj kohe tė vėshtirė. Edhe ato qė kanė familjet afėr mund tė kenė vėshtirsi tė kėrkojnė ndihmė praktike. Gazetat, revistat dhe programet televizive thonė se tė lind fėmijė ėshtė pėrvojė e mrekullueshme por shpesh nuk pėrmendin pjesėt e vėshtira. Pėr shkak se ēka dėgjojmė nga mediat dhe se ēka njerėzit tjerė tregojnė pėr lindjen e fėmiut, femrat ndonjėherė ndjehen se kjo kohė duhet tė jetė e pėrkryer. Ato mendojnė qė ēdokush tjetėr ia del mbanė tė lind fėmiun nė mėnyrė natyrale dhe lehtė dhe menjėhere bėhet nėnė e pėrkryer. Kjo ndikon tė keni vėshtirė tė kėrkoni ndihmė. Por ky mit pėr amėsinė ėshtė larg nga e vėrteta pėr shumė njerėz. Lindja e fėmiut mund tė jetė shumė e vėshtirė dhe tė bėheni nėnė ėshtė rol i ri qė mėsohet nė jetė. Femrat kėto ditė kanė mė shumė kėrkesa se nėnat e tė kaluarės. Ato ndoshta janė mėsuar tė dalin tė punojnė dhe tani ndjehen tė izoluara nė shtėpi dhe i mungon takimi me kolegėt e tyre. Por nėse vendosin tė kthehen nė punė ato mund tė ballafaqohen me shumė mundime.

Ndodhitė e vėshtira (me stres) jetėsore
Ne gjithashtu njohim se njerėzit tė cilėt kanė pėrjetuar apo perjetojnė jetė me ndodhi tė mundueshme mund tė ju shfaqet depresionin post-natal pas lindjes. Pėr shembull, abortimet spontane nė tė kaluarėn, vdekja e nėnės, probleme financiare, vėshtėrsi me banim. Pėrfundimisht ėshtė me rėndėsi tė mbani mend se njėra prej shkaqeve mė tė zakonshme tė stresit janė ndryshimet nė jetė, dhe asgjė mė shumė se lindja e fėmiut nuk e ndryshon jeten.

Ēka mund tė tė ndihmon?

Mos harroni se ndihma ekziston dhe ka mėnyra se si ju mund t’i ndihmoni vetės. Hapat e parė

*Pranoni se diēka nuk ėshtė nė rregull
*Bisedoni me burrin tuaj ose me ndonjė shoqe apo ndonjė nga anėtarėt e familjes pėr ndjenjat qė i pėrjetoni
*Mos harroni se ju do tė bėheni mė mirė
*Bisedoni me mjekun apo infermieren e shėndetit
...dhe tjetėr
Siē po e shohim, mund tė ketė shumė shkaqe tė depresionit post-natal, dhe ka disa tretmane qė ju ndihmojnė.

A ndihmojnė medikamentet?
Ilaēet kundėr depresionit mund tė jenė shumė tė dobishme, mirėpo ju ndoshta nuk mund tė merrni ilaēe pėrderisa jeni duke ushqyer foshnjen me gji. Bisedoni me mjekun pėr kėtė. Ilaēet mund tė jenė posaqėrisht tė dobishme nėse jeni duke pėrjetuar shumė simptome fizike tė depresionit, si oreks tė dobėt, pagjumėsi, mungesė tė energjisė. Nėse mjeku juaj ju udhėzon medikamente kundėr depresionit, mos harroni se ato fillojnė tė kenė efekt pas dy javėsh. Besohet se kėto ilaēe zakonisht nuk janė zakon-formuese (adiktive), mirėpo si me ēdo ilaē nuk duhet tė ndėrrpreni pėr njėhere. Ėshtė me rėndėsi ta merrni dozėn e plotė qė zakonisht zgjat 6 muaj. Mjeku juaj do tė bisedoj hollėsisht me ju pėr kėto ēėshtje nėse mendon se ilaēet do tė ju ndihmojnė.

A do tė pėrjetojė efekte tė padėshiruara nga medikamentet?
Disa njerėz pėrjetojnė efekte tė padėshiruara si lodhshmėri dhe tharrje tė gojės por kėto simptome kalojnė pas dy javėsh. Ndėrkohė konsumoni i madh i ujit dhe thithja e ndonjė ėmbėlsirė mund tė ju ndihmojė. Edhe pse kėto efekte tė padėshiruara mund tė jenė jo te kėndėshme dobia e ilaqeve e tejkalon kėtė. Posaqėrisht ndhmojnė me shumė nėse i merrni ilaqe kundėr depresionit paralelisht me tretmanet e tjera biseduese pėr pėrjetimet tuaja me terapistin. Prap, mjeku do tė ju informojė mė hollėsisht.

Po tretman tjetėr?
Studimet vėrtetojnė se terapija konsultuese ėshtė tretman shumė efektive pėr depresionin post-natal. Infermjerja e juaj e shėndetit ėshtė pėrsoni me tė cilėn mund tė bisedoni, ajo mund tė ketė trajnim nė shkathtėsi tė konsultimit. Mjeku mund tė ju drejtojė te njė konsultues nė klinikėn lokale apo te psikologu, infermjerja psikiatėr nga komuniteti. Konsultuesi juaj mund tė shqyrtojė me ju ēėshtjet nga e kaluara, tė cilat ju mendoni se kanėlidhshmėri me ndjenjat qė i pėrjetoni tani.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė