Shiko Postimin Tek
Vjetër 13-08-07, 19:01   #12
Kalt
 
Anëtarësuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur për të gjithëKalt i njohur për të gjithëKalt i njohur për të gjithëKalt i njohur për të gjithëKalt i njohur për të gjithëKalt i njohur për të gjithë
Gabim Sabri Fejzullahu- kampioni i Akordeve

Sabri Fejzullahu ne "shtepine" e Frenk Sinatres

BEQIR SINA, Nju Jork

13 Maj Jo pa qellim, kengetari nga Kosova, Sabri Fejzullahu, e lidh hyrjen ne muzike me lulezimin e grupeve te famshme muzikore si “Beatles” apo “Rolling Stones”. Duke ndjekur ne nje vesh zhvillimet muzikore evropiane dhe kengetarit te ri iu ndez gjaku per te formuar nje grup muzikor. Kujtimet jane kujtime dhe kur keto vijne ne momentin kur ke plotesuar endrren e rinise, per kengetarin Fejzullahu marrin me shume kuptimin e vazhdimesise, se sa te nostalgjise. Dashuria eshte shpirti ku rron ne muzike kengetari kosovar, prej se ciles ka rrjedhur dhe kenga e fundit “Ne enderr”

Kur filluat te kendonit per herw te pare, çfare kujtimesh ruani?

Per here te pare kam filluar te kendoj ne vitin 1964. Ne kohen kur filluan te kendojne te famshmit ”Beatles” dhe “Rolling Stones”. Ne vitin 1964 krijova edhe grupin e pare vokalo-instrumental, i perbere me dy kitariste, nje baskitar nje ritem me solo, nje baterist dhe nje ne organo.

Atehere ishte Shpend Bajrami (inxhiner) babai i tij profesor ne katedren e Gjeografise, me vone ne Fakultetin Filozofik. Ishte Ujko Gami, djali i aktorit te madh - te ndjerit Malo Gami, me te cilin kemi punuar se bashku me pas. Ishte dhe nje djale, Elmi Sotosi, qe per momentin jeton ne Londer dhe Adnan Sulejmani, qe jeton ne Turqi. Pra, ishte ky si te thuash fillimi, i cili mund te thuhet se perkon edhe me te parin kengetar qe formon nje grup kosovar vokalo-instrumental.

Fillimet e para, ky grup, i ka ne mbremjet e quajtura "Mbremje te Kalterta". Gjithçka daton nga ‘64-ta, deri sa vijova me Radio Televizionin e Prishtines. Aty ku incizova edhe kengen e pare te titulluar "Tash jo", ne vitin 1967. Dhe, qe atehere, ne fillim te vitit 1968, televizioni i Beogradit, çdo te diel jepte nje program ne gjuhen shqipe vetem 15 minuta, kishte zgjedhur ne kete program per mua, nje here ne jave, dy a tri here ne muaj qe transmetonte ndonje prej kengeve te mia te para.

Me pas, kur u formua Televizioni i Kosoves, Radio Televizioni i Prishtines, ishte diçka tjeter. Prej ateherw, megjithese nuk jam shume i sakte, por mund te them se mbi njeqind here ne te gjitha festivalet e kenges me eminente ne mbare ish-Jugosllavine, qe nuk ekziston me, gjithmone kam kenduar vetem ne gjuhen shqipe dhe vetem kenge te kompozitoreve kosovare, po te orkestruara nga ata.

Sepse, prej atehere, muzika, kengetaret dhe kompozitoret si: Kris Leka, Sevejdi Kajtazi, Mark Kacinari, Musa Piperku, Tomor Berisha, Reshat Dobrava e tjere, qe kompozonin, mund te them lirisht qe ishin te nivelit evropian. Ateherw çdo gje qe pata incizuar ne RTP, ishte "live". Kjo na ndihmonte shume, se na tregonte se edhe ku gabonim ne fillim apo ne fund te kenges, aty ku ishte korda e kenges. Per kete qellim duhej te ishe 100% i koncentruar ne tekst dhe ne interpretim se bashku me instrumentistet.

Sa kenge numeron ne repertorin tend te deritanishem, a mbani mend se cila ishte kenga juaj e pare?

Ne repertorin tim mund te numeroj pa hezitim mbi me shume se 600 kenge. Kenga e pare ka qene "Tash jo" dhe incizimi im me i fundit eshte "Ne wnderr", ku eshte perfshire dhe kujtimi i pare me muziken. Kenga e fundit eshte vazhdimesi e nje takimi qe kam patur dikur me shoqen e studimeve. Dhe ai takim e ajo kujtese e asaj kohe, me ka mbetur edhe sot ne enderr!

Kujt i ka kenduar me shume Sabri Fejzullahu?

Tere jeten i kam kenduar vetem dashurise. Ketij nocioni te madh qe me ka motivuar me shume te kendoj lirshem e me gjithe shpirt. Ndoshta shquhem si kengetari qe ndoshta i ka kenduar me shume ketij nocioni shpirteror. Ketu mw duket se kam pasur me teper shpirt dhe kengen e kam ndjere me te gjalle.

Cilat kane qene kulminacionet ne karrieren tuaj prej 40 vjetesh me kengen?

Ah! 19 here kam marre çmimin e Akordeve te Kosoves. Nje spektakel i madh ky. 19 here, pra, e kam fituar "Okarinen e Arte", shperblim ky qe jepej nga publiku.

Ku mendon se ke qene me ne forme, ke shkelqyer me shume?

Gjithmone ne Akordet e Kosoves dhe ne modestinw e tepruar, e cila eshte per mua injorance. Ate dite qe kam filluar ne vitin 1967 e deri me sot, kam ngelur te "maja", mund ta them me shqip, atje me se larti, ne muziken e lehte.

A ka pasur Sabri Fejzullahu momente te veshtira gjate karrieres se tij?

Kur u suprimua e drejta per te kenduar. Ateherw kur na mbeti vetem te marrim fryme, edhe pse ishim gjalle. Ateherw kur çdo gje na u mor nga regjimi serb.

Si e perjetuat luften ne Kosove?

Oh, vitet e luftes! Trishtim i madh. Do te tregoj vetem nje episod. Kur e kam pare nje here gruan time Meren ne Struge, kur na debuan me force. Diten e trete te bombardimeve, pra nje korrize pasqyre duke mermeritur me vetveten, dhe nuk e di çfare thoshte ose çfare kerkonte te thoshte, edhe sot nuk e di se si nuk jam çmendur. Imagjinojeni se çfare tragjedie shpirterore!?... Pse ndodhi kjo? Sepse ajo ishte nene, ishte nje bashkeshorte, por kishte edhe ajo prinderit e saj te dy te paralizuar, qe i kishte lene ne fatin e meshires, te ngujuar ne nje dhome te nje apartamenti ne Prishtine---. Atje ishin edhe dy vellezerit e mi, e dy kunata , nje moter e te 70-ve, me tete vajza dhe dy djem - e gjith kjo çka tregoj tani me dukej ne ate kohe sikur po permbysej.

Por nje shprese e madhe lindi menjehere dhe zemra m’u hap. Kur pashe me syte e mije aeroplanin e pare, qe fluturonte mbi Struge drejt Kosoves, i nisur nga Aviano(Itali). Ne ballkonin e ndertese ku ishim strehuar degjova fishkellimen e avioneve te NATO-s, m’u duk sikur edhe une po fluturoja se bashku me ata per te bombarduar Serbine. Eshte nje ndjenje kjo e papershkueshme ashtu si çdo shqiptar qe e perjetoj ate tragjedi te pa pare ndonjeher. Eshte nje dhmbje e madhe kur kujton ato, njerez te vrare e masakruar, syte e nxjerr, femije te çare me bajoneta dhe nuk mund te tregohet nga prekja qe kam.

Mirepo si e perjetove lirine ?

Gezimi me i madh ndoshta qe kam pas ndonjehere ne jeten time, ka qene kur u kthyem ne votrat tona - te lire dhe te lumtur per te ardhmen tone. Eshte diçka e pabesueshme sot, kur bejme krahasimin e te dyja pyetjeve dhe merr pergjigjen tyre. Nuk e di si te them por liria e Kosoves i ka befasur te gjithe. Rreth nje miljon te debuar e larguar me force nga regjimi dhe lufta u kthyen sikur te kishin lindur edhe nje here ne Kosove.

Sa qe ne gjendje kenga te ule sado pak dhimbjen qe kishte shkaktuar lufta dhe te cliroje zemrat njerezve?

Muzika beri te veten, ishte nje forme do te thoja qe e uli paksa dhimbjen e madhe. Ajo komunikoi ashtu siç komunikon gjithmone me zemren e popullit artedashes. Dhe besoj qe me te vertet eshte bere nje pune e madhe ne kete drejtim. Sepse edhe kenga eshte motivi qe i nxit njerezit per diçka. Kenga eshte motiv, edhe per te dashuruar , edhe per te luftuar si ne ate kohe per te dale ne lufte.

Une mendoj sidomos tek ne shqiptaret, emocioni dhe motivi jane me te theksuara se kudo ne çdo vend te botes.

At'here le t'i kthehemi serish muzikes ne liri. Ka nje super prodhim te kengeve dhe muzikave sot. A mendoni se kjo eshte ne perputhje me ritmin e jetes apo eshte "sforcim" ose pervjedhje ?

Ju e dini qe jane shtate nota- do, re, mi, fa, sol, la, si,do, dhe te shtata thuhet se mund te huazohen. Ose i ngelet kompozitorit pa dashje ne mendje - si pa dashje nje kujtese - melodi e dikujt tjeter per t'a riprodhuar. Une kete e arsyetoj te ndare ne ate qe disa: kopjojne kenget serbe, duke bere vetem shqiperimin e tekstit. Kjo lloj menyre e te vepruarit nuk mund te konceptohet e arsyetohet kurre.

Dhe per mendimin tim, perseri kete lloj loje muzikore e bejne ate te vet-quajtur gazetare. Dhe ata qe nxjerrin e permovojne albume muzikore, vetem se paguajne nja 150 mije euro. Ne kete aspekt do te terhiqja verejtjen, se çdo muzikant duhet te jap gjithçka, ose te investoje me shume per vlerat tona muzikore. Personalisht kam dhene deri ne 2,500 euro per nje kenge dhe 25,000 euro per nje album origjinal. Dhe jam shume i kenaqur pasi kam arritur te nxjerr albume te mira te cilat behen nga kompozitore sinqerisht te mire, orkestrues qe nuk vjedhin e pervjedhin ose huazojne.

Mirepo, persa i perket muzikes popullore nuk mund te jap vlersim kompentent sepse nuk kam shume predisponim per kete zhanerr. Megjithese e kam ne shpirt ate pasi jam rritur me kete muzike, edhe pse kam 40 vite si kengetar i muzikes se lehte.

Zoti Fejzullahu, ku mendoni se keni dhene me shume ne muzike apo ne artin skenik, pasi kujtojme ketu disa interpretime te tuajat ne skene?



Ne karrieren time kam qene kengetar dhe artist - dhe kritika me ka vleresuar. Koleget e mi, regjisoret e specialistet e artit, me thone sot e kesaj dite se mund te isha vertete nje artist i madh. Gje qe une se kam besuar, pasi e kam pare vetveten gjithnje tek kenga, muzika.

Me cilet kengetar po bashkepunoni me shume?

Bashkepunoj shume me Xhevdet Gashin, Ilir Beranin, Edmond Zhulalin dhe me Adem Radobraven. Por, ka edhe disa kompozitor te rinj ne Prishtine, te cilet te gjithe se bashku, dhe ato qe thashe me lart, me kane ndihmuar me punen e tyre ne pergatitjen e albumit tim te ri qe do ta promovoj ne shtator te ketij viti. Ndersa, me duhet te veçoje tani lidhur drejpersedrejti me pyetjen tuaj mikun tim te madh kegetarin e mirenjohur Sinan Vasalliu. Edhe megjithese eshte me i ri, se sa une eshte rritur me mua dhe muziken.

__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë