Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-08, 08:43   #4
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001 nė SHBA

Amerikanėt pėrkujtojnė shtatė vjetorin e 11 shtatorit
postuar: 11.09.2008

BEQIR SINA, New York,



Gjashtė koncepte tė projektuara pėr ri-ndėrtimin edhe njė herė tė Qėndrės Tregtare Botėrore - World Trade Center, dhe njė Muzeum Kombėtar i Kujtimit tė Viktimave tė 11 Shtatorit


NEW YORK CITY : Amerikanėt pėrkujtojnė, sot(11 shtator 2008), shtatė vjetorin e sulmeve terroriste(11 shtatorin 2001).Ditėn kur, gati tre mijė njerėz tė pafajėshėm humbėn jetėn nga sulmet e kamikazve. Tė gjithė ata qė humbėn jetėn, ishin shtetas tė mė tepėr se 70 vendeve. Njė botė e tėrė kjo nė miniaturė. Midis tyre humbėn jetėn edhe tre shqiptarė, me ėndrrėn amerikane nė zemėr, Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.


Njė botė e tėrė nė miniaturė, lėvizte e gjitha pa ditur se ēdo tė ndodhte nė Nju Jork - mė 11 shtator 2001. Nuk ishin vetėm amerikanėt, por e gjithė bota, njerėz tė zinjė, tė bardh, tė verdh e tė kuq, Musliman, tė Krishter, Ortodoks, Budist, Xhuish(Jewis) qytetarė tė mbi 70 vendeve, pėrfshi edhe Shqipėrinė e Kosovėn, dy vende tė vogla, me zemėr tė madhe. Dhe askush, nuk e mendoj dhe as qė i shkonte nėpėr mend, se kjo ditė e zakonėshme amerikane, do tė sillte njė kob tė madh - njė tradegji.
Por, atė qė se mendonin, kėta njerėz, e mendonin terroristėt , synimet e tė cilėve ishin vetėm pėr tė shkatėrruar, e t'u merrnin jetėn atyre, afro 3.000 tė pafajshmėve. Terror i paparė, nė pėrpjekje pėr tė kallur botėn, nga vėrberia qė kan ndaj e kėtij vendi, i cili i jep dritė e mirėsi tė gjithė njerėzmit.

Nė pėrvjetorin e shtatė tė sulmeve tė 11 shtatorit, nė tė gjithė territorin e Shteteteve tė Bashkuara tė Amerikės, zhvillohen veprimtari pėrkujtimore,. Ceremonia mė e madhe mbahet kėtu nė Nju Jork, vendin ku u rrėzuan dy ndėrtesat mė tė larta, simbolet e ekonomisė amerikane e botėrore. Aty nė orėn 9:03 tė mėngjesit, kohė qė pėrkon me kohėn e sulmit terrorist, mblidhen tė afėrmėt, e gati tre mijė vetėve qė gjetėn vdekjen. Qytetar tė moshave tė ndryshme, kanė pėr tė lexuar me rradhė tė gjithė emrat e atyre qė humbėn jetėn nė vendin ku ndodheshim Kullat Binjake tė Qendrės Tregėtare Botėrore nė Nju Jork.

Ndėrsa, po nė atė ēastė nė tė gjithė qytetin thuhet se do tė dėgjohen, sirenat e vaporrėve, trenave, sirenat e alarmit, tingėllimat e kėmbanave tė kishave, dhe njė moment pėrkujtimorė, ku ēdo njerit i ėshtė bėrė thirrje pėr tė ndaluar pėr pak ēaste nė zyrėn e tij, vendin e punės apo rrugė, nxėnseve e studentėve tė shkollave, pėr tė mbajtur njė minutė zi nė kohėt kur aeroplanėt e rrėmbyer nga anėtarė tė Al-Kaidas i pėrplasėn ato tek Kullat Binjake.

Nė kėtė ceremoni, u lajmėrua zyratarishtė se vendi ku ranė Kullat Binjake ėshtė i pastruar plotėsishtė nga rrėnojat dhe se shumė shpejt do tė fillojnė tė ngrihet kompleksi i ri

Senatori republikan John McCain, i cili ėshtė duke bėrė fushatė nė pjesėn jug lindore tė SHBA-sė,me partneren e tij Sarah Palin, nesėr sė bashku me rivalin e tij dyshen demokrate, Barack Obama - Joseph Biden, dhe do tė zbers nė qytetin e New Yorkut, ku priten tė zhvillohen ceremonitė pėrkujtimore nė kujtim tė viktimave tė 11 shtatorit 2001. Kėtė evenimet tė rėndėsishėm kombėtar mbushur me ndjenjat mė tė forta patriotike tė dy kandidatėt, thuhet se da t'a shfrytėzojnė pėr fushtatat e tyre elektorale.
Nė Uashington, ku njė avion i tretė u pėrplas mbi njė pjesė tė godinės sė Pentagonit, ėshtė planifikuar pėr t'u zhvilluar njė ceremoni tjetėr pėrkujtimore. Presidenti Bush do tė vijė me gjithė administratėn e tij, kongresin dhe senatin do tė ndodhet nė Nju Jork, pėr tė marrė pjesė nė vepritmaritė pėrkujtimore, kėtu nė Nju Jork. Mė vonė ata do tė shkojnė nė Pensilvani, ku u pėrplas njė avion i katėrt dhe do tė mbyllin veprimtarinė pėrkujtimore nė Pentagon -.Flamujt nesėr do tė mbahen nė gjysmė shtize nė tė gjithė vendin.
11 shtatori 2001, ėshtė shpallur me njė vendim tė posaqėm tė Presidentit George W. Bush, si" Dita e Patriotve Amerikan". Pasi, ajo ishte njė datė qė ndryshoi shumė gjėra nė botė, dita kur qytetarė tė pafajshėm u sulmuan pa dallim nė New York, Pensellvani dhe Washington DC. Ky ishte njė sulm ndaj vlerave te perbashketa, si liria, demokracia dhe toleranca, te cilat i ēmon dhe vlerson, ēdo popull liridashes ne te gjithe boten.

Gjashtė koncepte tė projektuara pėr ri-ndėrtimin edhe njė herė tė Qėndrės Tregtare Botėrore - World Trade Center

Shtatė vjet pas tmerrit qė e kaploi Nju Jorkun dhe tėrė Amerikėn, pas 11 shtatorit 2001 nga sulmi terrorist, kur u rrėzuan ndėrtesat binjake, pagėzuar me emrin Qėndra Tregtare Botėrore - World, janė paraqitur planet e reja pėr rindėrtimin e vendit ku humbėn jetėn rreth 3,000 veta, duke pėrfshirė edhe tre shqiptaro-amerikanė.
Firmat e ndėrtimit kanė paraqitur gjashtė plane nga tė cilat do tė zgjidhet njė ose do tė kombinohen elemente tė njėra tjetrės pėr planin pėrfundimtar, kanė deklaruar zyrtarėt e ngarkuar me rindėrtim tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė tė qytettit tė Nju Jorkut.

Plani, pėr ndėrtimi i njė kompleksi ėshtė gati, plan i cili thuhet se pėrmbanė “njė komunitet tė gėrshetuar dhe me gjallėri.” Tė gjitha planet e paraqitura deri me tash parashohin njė hapėsirė tė madhe prej pesė deri nė gjaashtėmbėdhjetė hektar, qė do tė shdėrroheshin nė njė pėrkujtimore ku bashkė me ndėrtesat binjake qė u rrėzuanė.
Secili plan i paraqitur, tre ditė ditė para shtatė vjetorit - tė martėn, para publikut amerikan gjithashtu pėrmban gjashtė qiejgėrvishtės - gradaqiele, ku do tė vendosėn edhe zyrat e mėparshme komerciale qė ishin tė vendosura nė ndėrtesat binjake tani tė rrėnuara.
.
Me propozime tė pėrafėrta e tė ngjashme nga ana artitekturale prezantuar nga Enti Publik pėr Zhvillimin e pjesės sė Poshtėme tė Manhattanit (Lower Manhattan Development Corporation), nė bashkėpunim me Pushtetin Lokal - (Port Authority) planet qė u shpalosen janė gjithsej 6 propozime - 6 makete ndėrtesash nė formėn e figurave. Tė cilat, tashmė kanė tė drejtėn tė vihet nė jetė, nga njė punė e madhe qė parashikon edhe rreth 3 vjetė me njė kosto disa miljarda dollarėsh(biljona me masėn amerikane) nė hapėsirėn e zbrazur prej 16 hektarėsh.
E drejta pėr tė marr eskuzivitetin e ndėrtimeve si nga ana artitekturore dhe ajo e ndėrtimit tė kėtij kompleksi madhėshtor me pėrmasa botėrore do tė kryehet nė mėnyr sekrete dhe tepėr tė kontrolluar. Kjo bėhet pėr tė eleminuar spekullimet ose korrupsionin dhe pėr tė ruajtur sekretin e punimeve. Por, si mė tė mundėshmet mendohet qė kjo punė tė mos i bėsohet vetėm njė kompanie tė zgjidhen dy ose tre kompani. Ato mendohet tė jenė punė e disa firmave tė arkitektėve si: Beyer, Blinder dhe Belle dhe ruhen me fshehtėsinė mė tė madhe.

Megjithatė nisur vetėm nga zėrat qė qarkullojnė kėto ditė nė kėtė pjesė thonė se tė gjashtė planet do tė rikthejnė hapėsirėn e zyrave, dyqaneve dhe sherbimeve tė tjera publike e zyrtare qė u humbėn nė kėto
ndėrtesa pėt ti bėrė ndoshta edhe mė tė larta qė tė jetė njė kombinim figurativ qė tė shohi nga tė gjitha anėt tė gjithė hapsirėn prej nga Statuja e Lirisė , Elis Island dhe lagjet rrethuese qė shtrihen pėr rreth Manhattanit deri nė Nju Jersi.
E gjitha kjo u tha bėhet nė nderim tė viktimave dhe dhimbjes qė mbi gėrmadhat e terrorizmit tė ngihet dinjiteti dhe uniteti dashuria e respekti pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Me qėllim pėr tė mbushur kėshtu edhe atė boshllėkun e madh qė ėshtė krijuar si njė "grop" mė e madhe, "grop" imagjinare, krijuar nė zemart dhe mėndjet e ē'do qyetatari amerikan, ende e mbushur me kujtime dhe emocione qė rrall herė e kanė pėrshkruar e pėrjetuar kėtė vend edhe tani 7 vjet mė pasė kur kamikazėt - terroristat kryen sulmin e 11 shtatorit 2001 dhe "ngjyrosėn" me tė zezė tė martėn e asaj dite..

Muzeumi Kombėtar i Kujtimit tė Viktimave tė 11 Shtatorit - "National September 11 Memorial & Museum"

Rreth dy miliard dollar do tė kushtojnė donacionet, tė cilat i kanė pėrgatitur pėr tė dhuruar familjet e viktimave, ish -punonjėsit, dhe materiali i gjetur nėn gėrrmadha nė objektin, Muzeumi Kombėtar i Kujtimit tė Viktimave tė 11 Shtatorit - "National September 11 Memorial & Museum", muzeum i cili po ngrihet pėrmes "polemikash" tė shumta.
Kuratorėt e muzeumit dhe bordi i artitekėve, kanė nė plan qė nė kėtė muze, i cili duhet tė pėrfundojė tre vjet mė vonė, nė vitin 2011, nė 10 vjetorin e tragjedisė mė tė madhe tė historisė moderrne, kanė ndermend tė sjellin nėpėrmjet sendeve tė dhuruara e tė gjetura, emocione tė mėdha, lotė, mos harresė, dhe prekjen e thellė nė zemėr tė ēdo vizitori.

Dokumentare dhe grafika do tė tregojnė pas 10 vitesh se sulmet e 2001-shit janė tė organizuar nga terroristėt dhe organizata Al Qaida. Pėr kėtė do tė flasin provat nė dokumentaret qė do tė shfaqen nė muzeumin Muzeumi Kombėtar i Kujtimit tė Viktimave tė 11 Shtatorit - "National September 11 Memorial & Museum", ku thuhet se janė gjetur mbeturinat e avionve qė u pėrplasėn nė WTC , e mbi Pentagon si dhe rrėzimit tė avionit nė Pensillvani.
Presidenti i muzeumit, Joseph Daniels tha se , "jemi tė befasuar nga vullneti i familjeve tė viktimave, tė cilėt na kanė dhuruar vullnetarisht tė gjitha sendet, prej kartave tė indentitetit, kėpucėt, unazat me vlerė, byzylykėt, portofolėt me dokumenta ose me tė holla, mbetje rrobash, letra tė shkruara para vdekjes, kompjutera, telefona celular, radio, makinat e parkuara rreth godinave, kukulla dhe fotografi tė personave tė humbur
__________________
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė