Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-11-03, 19:00   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Mediat dhe politika

Mediat dhe politika



Mediat, raportues apo formues tė realitetit?



Shkruan: Gėzim MEKULI, Oslo



Para marrjes se pushtetit nga nacional-socialistet (1932), ne Gjermanine e asaj kohe kishte jo me pak se 4700 tituj gazetash ditore, javore dhe mujore.



Si pasoje e ngushtimit te hapesires komunikative dhe ndalim-publikimi te shtypit, ky numer maramendes per kohen, deri para perfundimit te LDB, ra ne 900 cope. Ky cungim nuk rrjedhi se pasoje e krizes dhe problemeve ekonomike apo mungeses teknike, por si rrjedhoje e politkes se qellimshme mediale dhe komunikative te partise nacional-socialiste gjermane.



E terė kjo faqe e zeze e historise gjermane ndodhi para shum deceniesh; por "cuditersiht" opinionit publik shqiptar i duket, se e ka te afert ngjarjen e asaj kohe ne kohen dhe hapesiren ku ai jeton sot!



Mediat kosovare sot jane shumta ne sasi e te pakta ne cilesi! Ne vend se te jene "goja, syri dhe veshi" i shoqerise/popullit, ato "dinakerisht" e "trullosin" atė! Ato per te njejten ngjarje, ndodhi apo takim, transportimin dhe perpunimin e lajmit rreth se njejtes ndodhi e ndertojnė ne menyra, forma dhe permbajtje tersisht te ndryshme. Ēka te le te dyshosh, nese je duke lexuar, shiquar apo ndegjuar dy apo me shume ngjarje te ndodhura dhe te "linduara" ne nje largesi te madhe gjeografike e kohore!



Dikush duhet bojkotuar dhe "harruar". Tjetri duhet promovuar me ēdo kusht. Ndėrkombėtarėve duhet ruajtur privilegjin e definimit fillor tė realitetit. Asnjėra prej kėtyra shtysave e motivuar profesionalisht, as etikisht; por politikisht!



Si rezultat i ketij politizimi dhe klanizimi te cdo sfere te shoqersie shqiptare, kemi edhe ngecje-shitjesh tė shumė gazetave dhe "mosdegjueshmeri/mosshiqueshmeri te stacioneve radio-televizive”.



Pakicat dhe mediat



Njė ndėr shembujt mė tė mprehtė pėr momentin ėshtė raportimi pėr minoritetet. Ne mediat e huaja behet shumė fjalė rreth kushteve "jo te sigurta“ e „jo te kenaqshme" per jeten e minoriteteve qe jetojne ne Kosove. Shpesh herė kjo behet ekskluzivisht per qellime politike, nė mėnyra qė tė lėnė mbresa se po bėhet manipulim me banoret e Kosoves, para sė gjithash me pakicat e saj!



S’do mend qė ky ky raportim kaq i njėanshėm ėshtė fundekrye i ndikuar nga mungesa e strategjisė mediale nė Kosovė. Mediat kosovare, thjesht, nė vend se tė bėjnė pasqyrim tė mirėfilltė tė rrethanave nė Kosovė, bėhen repetitorė tė ca pikėpamjeve pėr Kosovėn qė lansohen prej Moskės, Parisit e Romės! E ku tė gjejnė gazetarėt e huaj njė pamje mė pozitive pėr Kosovėn, kur as mediat kosovare s’e kanė njė tė tillė!?



Ishte fundekrye i paarsyetueshėm fakti qe Kosova u imponua te quhet "shumetnike". P.sh. edhe njė vend homogjen si Norvegjia i ka pakicat e saja, por nuk quhet shumetnike; mundėsisht Kosova do tė kish mundur tė jetė si Norvegjia, vend shumėkulturor – por shumetnik, kjo thjesht nuk qėndron. E sa mediat tona e kanė konfrontuar frontalisht kėtė?



Njėsoj ndodh edhe gjetiu. Shiqoni se c’ndodhe me shqiptaret shtetformues ne IRJM! Kurse mediat shqiptare atje, nė emėr tė paanshmėrisė etnike e politike, bėhen zinxhirė transmetues nga jashtė-brenda, nė vend se t’ia transmetojnė botės sė jashtme gjendjen e shqiptarėve!



Sipas "mediave kombetare" e nderkombetare "fotografia" e "kosovarėve" duhet te shitet sa me "e zbehtė", pra ashtu si politikat e tyre e "pėrpunojne" dhe e dėshirojnė Ky imazh i "shiftarėve", i cili eshte duke u "gatuar dhe formesuar" ne laboratorin e mediave ideologjike e politike europiane eshte politikisht shumė i rrezikshėm, dhe diplomatikisht "mbytes dhe varroses" per plotesimit e qellimeve tona te drejta natyrore, humane e kombetare.



Eshte shpresėthyese, se si sot, ne shumė media europiane, eshte duke u bere nje seleksionim, nje perzgjedhje dhe nje censurim "mesjetar" i politikes informative e kulturore ndaj kombit shqiptar ne pergjithesi. Egziston sot, nje mekanizem (politik) qe nuk lejon te depėrtojė "e verteta" e politikes dhe kultures shqiptare ne opinionin e jashtem europian.



Ca politika deshirojne qe te na ndihmojne qe te transmetoje storjen e bashkesise nderkombetare ne Kosove!". A nuk eksistojnė sot storje te perpunuara dhe latuara sipas kornizave politike te ketyre shteteve!? Filmimi e informacioni qe vjen nga shqipetaret dhe e filmuar nga kamerat televizive (politike) transmetojne e lancojne vazhdimisht Xhami e hoxhallare shqiptar, tespi e Kur’an te perkthyera ne gjuhen shqipe… Kishat shqiptare nuk transportohen, nuk paraqiten?? Nuk i shef keto shtepi te Zotit syri i kameras (politike) europiane?



Pak medialistė kundershtuan, shumė pak kundershtojne e prodhojne dicka kunder "shtremberimit" dhe keqinterpretimit te politikave, informacioneve dhe kulures shqiptare. Ndoshta disa edhe e kanė bėre, por pa sukses, se mediat e medha te vendit nuk i perkarahen ankesat e kolegeve te tyre… Ata "nuk e shofin censuren"!



Ne vend te saj ata "masturbojne" duke ndjekur shkartin e telenovelave, artistikisht e moralisht pa vlera; "zhele" te produksionit spanjoll e ameriko-latin. Apo per medialistet kosovarė vlen edhe tjetra: "me mire fotografi te censuruara, e pse jo edhe te cullakuara, se sa pa to fare!?"



Politika mediale ne Serbi sot



Ne shtetin fqinj sot, per "profesionalizimin" dhe "rregullimin" e politkes mediale, urdheruar nga qeveria "demokratike", jane duke u investuar me qindra mijera dollar amerikanė. Dhe po kane sukses!



Kudo ne shtetet perendimore, si: Norvegji, Gjermani, Suedi… syri te takon artikuj dhe emisione politke mbi dhe per "serbet e harruar europianė"! Politikanet serbė e "pane gabimin" dhe moren mesimin. Ata e dine, se edhe nje SHBA si nje fuqi e "pashtershme" ekonomike, ushtarake e politike, qe para fillimit te luftes se Gjirit Persik, kishin investuar mbi 100 mil. dollar per mediat televizive. Ata e dine, se SHBA-te sot ne vendet arabe kane investuar, vetem per nje stacion televiziv ne gjuhen arabe (pro amerikane), afer 1 miliarde dollare me te vetmin qellim, qe te neutralizojne kanalin televiziv arab "Al Jazeera".



Amerikanet ne luften kunder terrorizmit global, kishin investuar ne ate menyre qe per 24 ore rresht te bombardoheshin qerthujt e terrorizmit dhe te pervetesojė opinionin e brendshem dhe nderkombetar per sulmin mbi Afganstan e Irak.



Mediat jo rrallė jane me te shpejta dhe me te sukseshme se ndonjehere ecuria e proceseve diplomatike. Se mediat, ne vecanti TV, ka mundesi te ndikoje ne ecurite, vendimet, suksesin dhe sigurimin e informacioneve politke, tregon dhe kristalizon edhe rasti kur nje korrenspondent i CNN-it, gjate sulmit te aleances mbi makinerine ushtarake serbe i shtroj pyetjen zedhenesit se aleances z. Jimmy Shea, se a mos ka ndonje "porosi" per kasapin e ballkanit, Millosheviē?



Ai, me nje siguri dhe krenari ushtarake drejtoi kokėn dhe para kamerave tė TV-sė dhe qindra "njerezve te lapsit" tha: "Z. Millosheviq, moti mbi Beograd sot eshte i kthjellėt me diell, djemt tane pilot shohin qarte e kthjellet mbi Serbi e mbi Kosovė, nuk ke strofkė ku te fshifesh. Ke humbur – kapitullo!"



Kjo fjali "perforcon dhe saldon" peshen dhe domethenjen e TV-sė, respektivisht mediave masive. Apo ndoshta, akoma, ne shqiptaret "zjarrėndezėsit!?" e Ballkanit (sipas disa mediave nderkombetare) "nuk e kemi kuptuar kėtė fenomen"!?


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante