Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-12-04, 17:38   #6
LUMI_007
 
Anėtarėsuar: 31-10-04
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 26
LUMI_007 e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek LUMI_007 Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek LUMI_007
Gabim VETĖM SERBIA ME KOLONI NĖ EVROPĖ

VETĖM SERBIA ME KOLONI NĖ EVROPĖ

Janė tė njohura asipiratat dhe luftėrat pushtuese tė Serbisė. Pėr tė depėrtuar nė detin Adriatik dhe nė regjionin e Mediteranit, Serbia ka ndėrmarrė aksione tė shumta luftarake pėr ta shfarosur e asimiluar popullin shqiptar dhe pėr t’i okupuar e pėrvetėsuar territoret shqiptare. Nė kohėn moderne, vetėm Serbia ka koloni nė Evropė: Kosovėn, Vojvodinėn dhe territore tė tjera nė Ballkan. Pėr habi, pėr hegjemonizėm e dominim, Serbia as sot nuk po mund tė pajtohet me ēlirimin e Kosovės dhe tė jetojė pa koloni dhe pa pushtimin e popujve e tė territoreve tė tjera!

Nuk ka dyshim se tani Serbia po ndėrmerr aksione tė shumta dhe tė tė gjitha llojeve kundėr Kosovės. Me kėto aksione Serbia po vepron pėr ta destabilizuar sa mė tepėr gjendjen nė Kosovė dhe kėshtu po e rrezikon popullin shqiptar. Gjithashtu, me kėto aksione Serbia po vepron pėr ta destabilizuar gjendjen nė Ballkan dhe nė regjionin e Mesdheut. Prandaj, mund tė shihet dhe tė dokumentohet qė ēdo propozim pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, zyrtarėt e Serbisė kanė pėr ta sabotuar dhe kundėrshtuar. Nuk ka asnjė dyshim, pėr aksione kundėr Kosovės e popullit shqiptar, pėrveē drejtuesve tė Rusisė, Beogradi po gėzon edhe pėrkrahjen e liderėve tė disa shteteve tė tjera. Pėr qėllime dhe aksione tė rrezikshme, Serbia ėshtė duke vepruar me tė gjitha forcat pėr ta pėrfituar pėrkrahjen e liderėve tė sa mė shumė shteteve. Nė kėtė veprimtari, zyrtarėt e Serbisė gjenden nė aksione pėr t’i pėrēarė e konfrontuar aleatėt e Aleancės Perėndimore, sidomos ata tė Evropės kundėr Amerikės.

Me makinacione perfide e tė rrezikshme, Serbia ka arritur t’i sulmojė sllovenėt e kroatėt dhe tė ndėrmarrė aksione tė tmerrshme pėr tė shfarosur popullin boshnjak dhe atė shqiptar. Ėshtė fakt qė bashkėsia ndėrkombėtare e ndihmoi dhe e pranoi ndarjen e sllovenėve, tė kroatėve e sllavo-maqedonėve dhe i njohu pavarėsinė Sllovenisė, Kroacisė e Maqedonisė. Pse atėherė drejtuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare e organizmat ndėrkombėtarė nuk e pranuan pavarėsinė e Kosovės dhe kėshtu, me vite po e mbajnė Kosovėn tė varur?! Po kėshtu, pėrfaqėsuesit e popujve sllavė tė ish Jugosllavisė, popullin e okupuar shqiptar e diskriminonin dhe Kosovėn kurrė nuk e barazonin me republikat e tjera tė popujve sllavė. Mjerisht, edhe ndėrkombėtarėt mbajtėn qėndrim tė njejtė ndaj Kosovės! Dihet qė populli shqiptar nuk ka asgjė tė pėrbashkėt mė popullin serb, siē kanė sllovenėt, kroatėt dhe sllavo-maqedonėt. Nuk mund tė mos pyesim pse populli shqiptar nuk mund tė ēlirohet nga Serbia dhe pse Kosovės ende nuk po i njihet pavarėsia?!

Pėr ēdo kritikė, ndėrkombėtarėt nė Kosovė i kanė pėrkrahur dhe anvansuar personat tė cilėt me okupatorėt e kriminelėt serbė me vite kanė ushtruar terror dhe kanė bėrė krime mbi popullin shqiptar. Pastaj, disa zyrtarė ndėrkombėtarė nė Kosovė janė sjellur mjaft keq dhe pa kontroll janė duke vepruar kundėr shqiptarėve tė cilėt nga urrejtja e egėr ėshtė duke i akuzuar Beogradi!

Dihet qė mbas okupimit tė territoreve shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit mė 1875/1876, e sidomos mbas sulmeve luftarake dhe okupimit tė Kosovės mė 1912/1913, me mashtrime e tradhti tė disa prijėsve, agresorėt serbė i okupuan popullin slloven e atė kroat. Gjithashtu, duhet tė kuptohet qė ēdo formė e mbetjes sė Kosovės me Serbinė, Beogradi ka pėr ta pėrdorur pėr aksione kundėr popujve tė tjerė, nė radhė tė parė kundėr Maqedonisė, Bosnjės e Hercegovinės dhe pastaj kundėr Kroacisė. Kėshtu, ka pėr t’u destabilizuar gjendja nė Ballkan e mė gjerė dhe kanė pėr t’u rrezikuar popujt e ish Jugosllavisė. Prandaj, ėshtė koha tė kuptohet ky realitet dhe aksionet e rrezikshme rreth Kosovės e nė Evropėn Juglindore.

Dr.R.Xhema,
Prishtinė, mė 13 dhjetor 2004
LUMI_007 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė