Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-10-08, 10:54   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe

Gjithnjė e mė tepėr jemi dėshmitarė tė premtimeve qė bėhen nga institucionet dhe Qeveria nepėrmjet strategjive, planeve dhe politikave ekonomike ambicioze qė kanė mbetur pa u zbatuar si duhet, e nė tė shumtėn e rasteve kanė pėrfunduar nė sirtarė vetėm si dokumente prej letre. Nuk ėshtė rastėsi pse publiku shpesh herė nga pakėnaqėsitė i ka quajtur ato „fjalė”, „premtime tė zmadhuara”, „gėnjeshtra”, „mashtrime”, etj. Problemi kėtu ėshtė se hartimi i reformave dhe i strategjive pėr zhvillim ekonomik bėhet me tepėr pėr t’u arsyetuar se kinse po bėjmė diēka, duke i anashkaluar „kushtet specifike” prej nga rrjedh problemi i mungesės sė pėrkrahjes nga „shtresat e gjėra tė popullsisė”. Me kushte specifike nė mes tjerash nėnkuptohet gjuha dhe terminologjia me tė cilėn ekspertėt dhe ekonomistėt shkruajnė strategji, bėjnė plane, pėrgatisin raporte dhe komunikojnė me publikun. Ajo terminologji ėshtė duke u degjenruar me tė madhe, ndoshta me qėllim qė tė mos kuptohet nga shumica. Fatkeqėsisht, degjenerimin mė tė madh e bėjnė disa akademikė edhe eskpertė mė tė njohur tė Kosovės, duke menduar se me kėtė ndėrtojnė kredibilitet nė mesin e njerėzve qė nuk e njohin anglishten. Me barbarizmat e pazyrtarizuar qė i pėrdorin qėllimshėm, akademikėt mundohen tė kamuflohen si njerėz tė menēur qė dikush tė mendoj se fjalori i tyre qenka aq i pėrparuar sa qė ėshtė vėshtirė tė kuptohet. Ata qė e dijnė anglishten i kuptojnė shumė mirė dhe me tė drejtė i quajnė kėta akademikė dhe profesorė me shprehjen komike si „gjenetikisht tė modifikuar”.

Tėrbimin e fjalorit tė disa akademikėve dhe profesorėve me barbarizma e hasim kudo nepėr mas mediat e Kosovės. Kėshtu pėr shembull, akademik Nexhat Daci pa kurrfarė nevoje e pėrdor fjalėn suportim nė vend tė disa fjalėve mė tė mira dhe mė tė kuptueshme siē janė pėrkrahje, mbėshtetje, ndihmė, etj. Fjalėn suportim nuk e pėrmban as fjalori i fjalėve tė huaja nė gjuhėn shqipe. E njėjta gjė vlen edhe pėr profesorin Riza Smaka kur qėllimshėm e pėrdor fjalėn establishim pėr tė cilėn ka disa fjalė mė tė mira nė shqip si p.sh. krijim, themelim, sėndėrtim, etj, etj. Profesori tjetėr universitar, Hajredin Kuēi, duket se e ka bėrė „me tybe” qė nė prononcimet zyrtare pėr media tė mos e pėrdor fjalėn pėrvojė por eksperiencė. Ka edhe tėrbime tjera me barbarizma qė nuk ia vlen tė shqyrtohen. Ndoshta numri mė i madh i tyre ėshtė nė lėminė e ekonomisė. Tabela nė vijim paraqet vetėm njė mostėr tė fjalėve qė pa kurrfarė nevoje futen nė dokumente, strategji, plane, raporte dhe tekste universitare pėr ekonomi.

Tabela 1: Fjalėt mė tė pėrdorura nė shqip qė janė huazuar nga anglishtja dhe/ose gjuhė tjera




Nė shumicėn e punimeve qė pėrgatiten nga autorėt e Shqipėrisė, do ta vėreni se sektori i institucionit nė tė cilin autori ėshtė i punėsuar ose i shoqėruar shėnohet, si departamenti i ekonomiksit. Deri dje departamentit i kemi thėnė katedėr. Mandej, nėse sot ekonomikės po i themi ekonomiks, atėherė pėrse statistikės nuk i themi statistiks?

Nxėnėsit janė mėsuar shumė mirė pėr vite tė tėra dhe e kanė kuptuar fjalėn lakore. Kur ata bėhėn studentė, nė librat mė tė rėndėsishme tė fakultetit ekonomik siē janė mikro dhe makroekonomia qė janė pėrkthyer nė Shqipėri (botime tė njohura ndėrkombėtare), do ta vėrejnė fjalėn kurbė. Studenti fillimisht hutohet duke menduar se ēka qenka kjo kurba derisa tė lexoj lėndėn dhe tė kuptoj sė bėhet fjalė pėr lakoren.

Ekspertėt dhe profesorėt e ekonomisė nė Shqipėri dhe Kosovė shkojnė aq larg sa qė shprehjet qė kuptohen shumė lehtė edhe nga fėmijėt i zėvėndėsojnė me anglizma. Pse nė vend tė parasė sė gatshme ėshtė futur keshi, askush nuk ėshtė nė gjendje ta arsyetoj. Autorėt nga Shqipėria janė mė „origjinal” kur nė punimet e tyre nė gjuhėn shqipe e shkruajnė cash-i. Nė kontabilitet, keshit deri dje i kemi thėnė arka.

Njė barbarizėm tjetėrėshtė duke bėrė kėrdi nė terminologjinė e ekonomisė nė gjuhėn shqipe ėshtė shprehja aset/e. Ekonomistėt normal e kanė tė vėshtirė ta kuptojnė kėtė shprehje angleze nėse pėrdoret si e vetmuar. Njė kuptim pėr assets ėshtė pasuria e ndėrmarrjes. Mirėpo, kur e njėjta shprehje pėrdoret nė afarizmin bankar dhe kontabilitet si assets and liabilities, atėherė e ka kuptimin kėrkesat dhe obligimet ose aktiva dhe pasiva. Nuk ka kurrfarė arsye qė fixed assets ta pėrkthejmė si asetet fikse kur nė shqip ekziston prej kohėsh shprehja mjete themelore, mjete bazė, mjete krysore.

Edhe pėr barbarizmat tjerė ekzistojnė shprehjet pėrkatėse tė standardizuara nė shqip, mirėpo, papėrgjegjėsia e akademikėve, profesorėve dhe studiuesve duan qė me njė udhė t’i kryejnė dy, tri apo mė shumė punė – zhdukjen e disa shprehjeve nė shqip me nga njė fjalė tė huaj. Qėllimi pėrfundimtar ėshtė tė krijohet njė ērregullim pėr shoqėrinė ku, terminologjia e pėrdorur nuk kuptohet nga shumica, dokumentet e strategjive dhe reformave pėr zhvillim ekonomik bėhen mė pak tė realizueshme nė terren si pasojė e vėshtirėsisė sė komunkimit ndėrmjet hartuesve tė dokumenteve tė shkruara dhe subjekteve qė i kushtohen ato dokumente. Subjektet ose shumica shpesh herė pėrdorin njė terminologji tė shkurtė dhe tė thjeshtė pėr hartuesit dhe bartėsit e atyre strategjive duke i cilėsuar ata si „mashtrues”, „rrenca”, „hajna”, etj. Kėto shprehje i kuptojmė tė gjithė, i madh dhe i vogėl, pėr shkak se nuk janė zėvėndėsuar me barbarizma. Tani radhėn e kanė akademikėt dhe profesorėt e ekonomisė t’i heqin nga veprat e tyre gjithė atė „thesar” tė panevojshėm.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė