Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-06, 10:18   #63
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PANO: Vdekja e Ibrahim Rogovės trargjedi e madhe

22-01-2006, VOA

Edhe komuniteti shqiptaro amerikan e priti me pikėllim vdekjen e zotit Rugova. Eksperti i ēėshtjeve shqiptare, Profesor Nikollas Pano, e cilėsoi humbjen e Ibrahim Rugovės si njė tragjedi tė madhe pėr familjen e tij si edhe pėr mbarė popullin e Kosovės. “Kjo, tha Profesor Pano nė njė intervistė me Zėrin e Amerikės, “ėshtė njė ngjarje qė mund tė ketė ndikim tė madh mbi procesin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės”.

“Ibrahim Rugova”, tha Profesor Pano, “ishte simboli i lėvizjes sė shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi. Ai ishte njė udhėheqės revolucionar, qė mund tė krahasohet me Mahatma Gandin e Indisė dhe Martin Luther Kungun nė Shtetet e Bashkuara. Rugova ishte njė udhėheqės qė kėrkonte arritjen e objektivave tė tij politike me rrugė paqesore dhe kjo i siguroi atij mbėshtetje dhe respekt tė madh nė komunitetin ndėrkombėtar.”

Profesor Pano tha se nė njė farė mėnyre, vdekja e Rugovės i kujton vdekjen e parakohshme tė Martin Luther Kingut. Sikurse Martin Luther Kingu, Rugova pati njė ėndėrr; ėndėrra e tij ishte Kosova e pavarur dhe sikurse Martin Luther Kingu, Ibrahim Rugova nuk jetoi pėr tė parė realizimin e ėndrrės sė tij. Nė kėtė pikėpmaje theksoi zoti Pano, kjo ishte njė tragjedi e madhe.

Eksperti i ēėshtjeve shqiptare tha se ndikimi i menjėhershėm i vdekjes sė Rugovės do tė jetė njė vonesė nė bisedimet mbi statusin pėrfundimtar. Do tė jetė e nevojshme qė delegacioni i Kosovės nė bisedime tė plotėsohet, por zoti Pano tha se nuk mendon qė do tė ketė ndryshime nė qendrimin e pėrgjithshėm politik, pasi anėtarėt e delegacionit janė me tė vėrtetė tė bashkuar nė tė gjitha pikat, kryesisht pėrfaqėsimi i vullnetit tė popullit tė Kosovės, i cili kėrkon pavarėsinė.

Profesor Pano tha se ēėshtja tani ėshtė tė zgjidhet pasardhėsi i zotit Rugova, i cili ishte edhe simboli i unitetit tė popullit tė Kosvės dhe shtoi se ēėshtja sesa do tė vonohen negociatat pėr statusin pėrfundimtar mund tė varet shumė nga negociatat pėr gjetjen e njė pasardhėsi tė Rugovės.

Megjithatė, ai nuk parashikon ndonjė krizė politike nė Kosovė: “Mendoj se do tė ishte gabim i madh sikur udhėheqėsit e partive tė ndryshme politike tė Kosovės tė angazhohen nė kėtė kohė nė grindje tė parėndėsishme politike apo luftė pėr pushtet. Ajo qė duhet tė ndodhė nė Kosovė, tha Profesor Pano, ėshtė tė hapen diskutimet midis grupive tė ndryshme politike nga tė cilat tė dalė njė udhėheqės i pranueshėm pėr tė gjithė.”

Ai tha se ėshtė me rėndėsi qė populli i Kosovės tė tregohet i qetė dhe i pėrmbajtur nė kėtė periudhė kritike kalimtare tė historisė sė tij. “Ėshtė qenėsore”, shtoi profesor Pano, “qė tė gjithė nė Kosovė ta kuptojnė gjendjen kritike nė tė cilėn nodhet Kosova dhe populli si edhe udhėheqėsit e tij politikė tė mos bėjnė asgjė qė do tė largonte vėmendjen nga objektivi pėrfundimtar, zhvillimi i negociatave qė shpresohet tė ēojnė nė pavarėsinė e Kosovės.

Edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr Nju Jorkun me rrethe, Marian Cubi, i cili shėrben tani si nėnkryetar i degės, shpehu pikėllim tė thellė pėr vdekjen e zotit Rugova. “Vdekja e Ibrahim Rugovės”, tha zoti Cubi, “ėshtė njė humbje e rėndė pėr Kosovėn dhe mbarė kombin shqiptar. Ai ia pėrkushtoi gjithė jetėn lirisė e pavarėsisė sė Kosovės si edhe demokratizimit shqipėtar nė gjirin evropian dhe me miqėsinė e pėrhershme me Shtetet e Bashkuara.”

“Kryetari Rugova”, tha zoti Cubi, “na mėsoi sesi tė orientohemi politikisht dhe shpirtėrisht qė tė bindim botėn pėr lashtėsinė tonė, autoktoninė tonė dhe vlerat tona historike e tradicionale.

As zoti Cubi nuk pajtohet me zėrat se vdekja e Rugovės do tė pasohet me njė krizė politike nė Kosovė: “Mendoj se veprimtaria e tij ka ēuar nė krijimin e njė mjedisi ku tė mos ketė kriza e vėshtirėsi, tė mos ketė dyshime pėr vazhdimsinė politike dhe tė pėrpjekjeve pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar.”

Ėshtė e kuptueshme, shtoi zoti Cubi, se personaliteti i Rugovės dhe aftėsitė e tij nuk mund tė zėvendėsohen, por vepritaria, bashkėpunimi dhe duresa e tij kanė ēuar nė organizimin dhe krijimin e institucioneve tė themelta tė afta pėr ta udhėhequr popullin nė rrugėn e duhur.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė