Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-06, 14:37   #66
Espresso
 
Avatari i Espresso
 
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
Espresso
Gabim

Kosova humbi njeriun e paqes dhe tė pavarėsisė, u tha nė mbledhjen e sotme komemorative




Prishtinė, 22 janar - Kuvendi i Kosovės sot nė mesditė nė njė seancė komemorative nderoi Presidentin e Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, nė prani tė familjarėve, tė gjithė kabinetit qeveritar, tė kryeadministratorit Petersen, komandantit tė KFOR-it gjeneralit Valoto, shefit tė misionit amerikan Filip Goldberg dhe tė misioneve tė tjera ndėrkombėtare, si dhe tė mysafirėve tė tjerė tė pranishėm nė sallėn e mbledhjeve tė Kuvendit.
Fillimisht tė pranishmit kanė nderuar me njė minutė heshtje presidentin Rugova, qė ndėrroi jetė dje nė mesditė, ndėrsa tė pranishėmve u ėshtė drejtuar kryetari i Kuvendit Nexhat Daci, njėherit edhe ushtrues i detyrės sė Kryetarit tė Kosovės, kryeministri Kosumi dhe kryeadministratori Petersen.
Daci tha se edhe familja Rugova duhet tė jetė krenare sikurse tė gjithė tė tjetėrt, nė kėto ēaste tė pikėllimit tė thellė, pėr veprėn dhe jetėn e Presidentit dr.Rugova. Ai si askush tjetėr e ngriti popullin e Kosovės, i ngriti dinjitetin dhe i ndėrtoi themelet e ardhmėrisė evropiane tė Kosovės". Daci falėnderoi shefin e zyrės amerikane pėr ndihmėn e madhe qė e dha personalisht z.Goldberg, dhe ekipi mjekėsor amerikan deri nė ēastet e fundit tė jetės sė Presidentit Rugova.
Kryeparlamentari tha se Ppresidenti Rugova gjatė gjithė jetės sė vet ishte nė shėrbim tė popullit tė Kosovės. "Vepra dhe angazhimi tij ėshtė shtylla kryesore, bazamenti i palėkundur i Kosovės sė lirė, shtet tė pavarur e sovran, tha kryetari Daci. Ai tha se edhe nga tradita e pasur atdhetare presidenti Rugova, zgjodhi jetėn e intelektualit, duke i arritur majet e dijes e tė vėshtrimit kritik, duke ndjekur ato ide, qė do tė materializohen e do tė bėhen tė pandalshme nė arritjen e qėllimeve e synimeve tė drejta humane, qė pėrmblidhen nė liri, demokraci e barazi. Ai tha se presidenti Rugova u shkėput herėt nga "jeta e intelektualit pėr vete", "nga rehatia e shoqėrimit me libra", pėr t'u bėrė "njė tribunė i vėrtetė i popullit". "Ai u bė njė njeri qė digjet e fiket pėr interesat madhore, pėr atė qė populli i tij dhe popujt tjerė tė jetojnė nė paqe, nė harmoni dhe tė qetė, duke projektuar e ndėrtuar dinjitetshėm ardhėmrinė e vet", tha Daci.
Ai tha se ishte Lidhja Demokratike e Kosovės e udhėhequr nga presidenti Rugova, lėvizja mė masovike e organizuar ndonjėherė ndėr shqiptarė, por e paparė edhe ndėr vendet e tjera.
"Kosovarėt ishin tė parėt nė histori qė i hodhėn librezat e kuqe tė komunizmit, duke bėrė qė ai brenda dy ditėsh tė biejė me turp nė tėrė Kosovėn pėr t'u mos u kthyer mė kurrė nė kėtė hapėsira", tha Daci.
"Filozofia e urtė e origjinale e presidentit Rugova, krijoi njė lėvizje, njė organizim, qė ishte shteti ynė demokratik nė njė shtet tė egėr e diktatorial, arriti tė krijojė tė gjitha strukturat e mėvetėsishme, qė tė funksiononin nė tė gjitha fushat e jetės, tė arsimit, tė shėndetėsisė, tė ekonomisė e finanancave deri nė organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe ndėrtimin e institucioneve shtetėrore", tha ai.
"Le tė pushojė i qetė nė parajsė presidenti Ibrahim Rugova”, tha kryetari Daci duke pėrmbyllur fjalimin e tij me lutjet karakteristike tė presidentit Rugova qė i bėnte sa ishte gjallė, duke uruar qė Zoti ta bekojė Kosovėn dhe popullin e saj.
Kryeadministratori Soren Jesen Petersen, fillimisht ka ngushėlluar familjen Rugova dhe miqtė e dashur, ndėrsa ka shprehur pikėllimin e madhė pėr mungesėn e presidentit Rugova. "Natyrisht ne tė gjithė ishim tė vetėdijshėm pėr sėmundjen e presidentit Rugova, por lajmi i djeshėm ishte shokues pėr tė gjithė ne", tha Petersen, qė e kishte njohur presidentin Rugova qė nga viti 1996.
"Ibrahim Rugova ishte elementi definues i politikės kosovare pėr aq gjatė, sa qė sot ėshtė e pamundur tė paramendohet Kosova dhe politika e Kosovės pa tė", tha Petersen duke shprehur kėshtu rėndėsinė e pakompensueshme tė figurės sė presidentit Rugova nė kėto ēaste tė historisė.
"Pikėllimin qė po e ndajmė pėr njeriun qė ka ndarė njė menēuri dhe njė profeci tė madhe", tha ai, ndėrsa shtoi, se Kosova ka humbur liderin e madh. "Le tė shkojė Kosova drejt pėrmbushjes sė vizionit tė tij”, tha Petersen duke uruar qė shpirti i presidentit tė pushojė nė paqe.
Kryeministri Bajram Kosumi, duke ngushėlluar familjen Rugova, dhe figurėn e presidentit, tha se Kosova humbi njeriun e paqes dhe tė pavarėsisė sė Kosovės. Ai tha se presidenti Rugova nisi proceset nė Kosovėn postkomuniste duke sfiduar politikat e shtypjes gjatė viteve tė '90-ta, duke krijuar njė imazh tė ri tė Kosovės nė botė. "I ka dhėnė forcė dhe e ka orientuar lėvizjen e rezitencės popullore pėr liri e pavarėsi", tha Kosumi. Ai the se nėn udhėheqjen e tij “lėvizja patriotike nė Kosovė shpėrtheu kufijtė kombėtarė dhe krijoi imazhin, e njė lėvizje moderne dhe perėndimore”. Ai tha se filozofia politike e presidentit Rugova kulmoi me luftėn e UĒK-sė dhe intervenimin e NATO-s. Ai tha se ishte kjo lėvizje e krijuar nga presidenti Rugova qė i vuri themelet shtetit tė ri tė Kosovės, qė tashmė ėshtė nė fazėn e fundit tė krijimit. Ai tha se presidenti Rugova ishte bartės i proceseve nė Kosovė, ndėrtues i institucioneve dhe njeri i durimit. “Ai ėshtė cilėsuar njeri i pavarėsisė dhe me tė drejtė emri i tij ėshtė i lidhur pashkėputshėm me pavarėsinė e Kosovės”, tha Kosumi. Ai tha se vizioni i tij pėr Kosovėn e pavarur dhe sovrane ėshtė themeli mbi tė cilin “po ndėrtohet Kosova e ardhmėrisė dhe e pėrparimit dhe Kosova e Evropės sė Bashkuar dhe nė njė miqėsi tė pėrhershme me ShBA-tė”. “Ne i kemi borxh njeriut tė paqes e tė pavarėsisė pėr ta bėrė shtetin e Kosovės, amanetin e tij tė shenjtė e mė tė madhė. Ne i kemi mbetur borxh njeriut tė Kosovės ta ndėrtojmė Kosovėn shtet tė qytetarėve tė saj. Ai ishte njeri i bashkimit e tolerancės, njeri mirėkuptimit, dhe i forcės intelektuale dhe njeri i sė tashmes, e i sė nesėrmes”, tha Kosumi, ndėrsa tha se nė kėto ēaste kur ndihet mė sė shumti mungesa e tij, “neve na duhet mė shumė se kurrė bashkimi ynė pėr rrumbullakėsimin e njohjes sė pavarėsisė”. Me urimin edhe tė kryeministrit Kosumi qė shpirti i presidentit tė prehet nė paqe, pėrfundoi mbledhja e Kuvendit, qė pėr herė tė parė pėrcjellė me komemoracion, udhėheqėsin mė tė lartė tė shtetit.
Espresso Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė