Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-05, 08:18   #3
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Sami Repishti

Mbi Kontekstin Historik tė Fenomenit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu (1405-1468)

Figura pluri-dimensionale e heroit kombėtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ka ndezė fantazitė e breznive tė njipasnjishme shqiptare pėr afėr gjashtė shekuj. Megjithė pushtimin 423 vjeēar otoman tė viseve shqiptare dhe konvertimin nė islam tė pjesės ma tė madhe tė popullsisė sė vendit, figura poliedrike e Skenderbeut, sundimtar, diplomat, strateg ushtarak i rangut tė parė dhe mbrojtės i krishtenimit perėndimor, mbetet gjithėherė epiqendra e kryenaltėsise kombėtare shqiptare dhe personaliteti qendror qė bashkoi dhe vazhdon tė bashkojė tė gjithė shqiptarėt, brenda dhe jashtė Shqipnisė, pa dallim feje, krahine ose ideologjie politike. Skenderbeu qendron sot, pesė shekuj e gjysėm mbas vdekjes tij me l468, si nji gjysėm-perėndi, hero i antikitetit, personifikimi i ēdo gjaje qė shqiptarėt adhurojnė dhe vazhdojnė tė shpresojnė.

I lindun nė nji vend si Shqipnia, kurdohere nji urė nė mes tė Lindjes dhe Perėndimit, veprimtaria e gjithanėshme e Skenderbeut karakterizohet nga nji marrje qendrimi tė preme nė favor tė njenės - Perėndimit tė krishtenė, dhe kundėr tjetres - Lindjes islamike, nji qendrim unik nė atmosferen politike tė Ballkanit nė shekullin XV. Ajo qė na intereson asht konteksti historik i nji veprimtarie tė kėtillė qė, simbas mendimit tonė, ka percaktue kahen e veprimtarisė sė tij, si dhe rezultatet qė nji qendrim kaq i vendosun ka dhanė pėr tė ardhmen e nji vendi tė kėrcėnuem nga rreziku i invadimit afatgjatė.

*

Shekulli XV qė lindi Skenderbeun, e gjeti Perėndimin (nė kėtė rast i identifikuem si "Europė e krishtenė") nė nji proces formimi tė kontinentit tonė, qė do t'i jepte formen e tij afatgjatė dhe tė dallueme, si kontinenti i Europės. Bota tjetėr ishte kryesisht jo e krishtenė. Prandej, shekulli XV ushqeu idenė e nji qytenimi tė mbėshtetun nė nji fe, d.m.th. krishtenimin, qė mbante njikohėsisht edhe vulen e trashėgimit tė qytetnimit tė pasun romak, sidomos me ruejtjen e pėrdorimin e gjuhės sė shkrueme latinishte.

Konceptet moderne tė "popullit" dhe "kombit", e aq ma shum "i shtetit", kanė qenė mjaft abstrakte; ajo qė ishte konkrete, e pėrditshme, ishte termi, nominal dhe praktik i "krishtenimit" dhe zhvillimi i mavonshėm i ngjarjeve duhet parė nga ky prizem. Kėtu fillon edhe historia e "Europės". Organizimet fisnore, ngritjet e paprituna tė individėve tė fuqishėm, megjithėse pjesėrisht tė romanizueme, nuk kanė qenė nė gjendje me hedhė bazat e "nji shoqnie tė qytetnueme", pėrsa kohė qė barbarizmi nė Europe ishte nji fenomen i pėrhapun. Ndėrkaq, nė botėn jashtė "Europės" - Konstantinopoja. Kordoba, Bagdadi - me trashėgimin bizantin e arab kishin krijue "shtete" dhe qytenime qė kalonin shumė sukseset e "Europės". Asnji shkollė mendimi ose universitet nuk ishte nė naltėsinė e arabėve, qoftė nė Spanjė, qoftė nė Lindjen e Mesme.

Nė kėtė gjendje tė ulėt zhvillimi, fuqia e madhe efektive qė u trashėgue nga perandoritė e sė kaluemes - ajo e Karlit tė Madh, e mbretėnve anglezė, gjermanė, spanjollė, - mbeti ajo e Kishės Katolike Apostolike tė Romės, dhe ma pak tė fuqishėm protestanėt dhe kishat e tyne. "Nėpėr tė gjithė Europėn perėndimore, ipeshkevit - shpesh herė bij tė familjeve me influencė, me pasuni dhe lidhje tė fuqishme qė i mbronin - ishin figura kyēe nė ēėshtjet lokale, e morėn pėrsipėr detyra qė ma parė i takonin zyrtarėve perandorakė. Kisha, pak nga pak, veshi rroben mė tė cilen veshej Roma shekuj ma parė - qytetnimin. Vija dalluese nė mes tė krishtenimit e paganizmit ka qenė gjithashtu edhe vija qė ndante qytetnimin romak dhe barbarizmin." (J.M.Roberts, 237)

Nga tė gjithė ipeshkevijt, ma i randėsishmi dhe ma i fuqishmi u ba ai i Romės - i njohun si Papa i Romės. Arsyet pėr nji zhvillim tė kėtillė janė tė njohuna: disa nga kryesorėt janė prania e eshtnave tė martirit Shėn Pjetėr, pa dyshim edhe fakti se Roma ka qenė pėr shekuj kryeqyteti i republikės dhe perandorisė romake me nji trashėgim tė pakrahasueshėm. Me shkatėrrimin e administratės sė "perandorisė", ipeshkevijt morėn pėrsipėr edhe funksionet shtetnore, tue ruejtė gjuhėn e shkrueme latine si gjuhė zyrtare. Pėr ma tepėr, diplomacia papnore ndihmoi formimin e mbretnive kristiane qė u ngritėn me ramjen e barbarizmit nė Europė. "Perandori" legjitimohej vetėm me kunorėzimin nga Papa i Romės.

Gjatė kėtij transformimi, Kisha Katolike e Romės, megjithė lėshimet e herėpashershme, ruejti dy aspekte themelore:

a) dėnimin e hakmarrjes si barbarizėm e zėvendėsimin me "dashuni pėr tė afėrmin".

b) mbrojtjen e parimit tė martesės sė krishtenė, monogaminė, qendrime qė mbahen edhe sot.

Njena sillte paqen, tjetra pagėzonte familjen si berthamėn e shoqnisė.

Procesi i konvertimit tė popujve "barbarė" dhe qendrimi i "Kishės" pėrfunduen me sukses nė pėrpjekjen "me qytetnue" dhe si rrjedhim, me dalė nė skenė si "europiane tė qytetnueme" me identitet kontinental. Nė nji Europė tė kėtillė, dimensionet fetare ishin tė pakundėrshtueshme dhe depėrtuen nė tė gjithė jetėn e shoqnisė sė re. Asht kjo "Europė" qė celebrohet me ndėrtimin e katedralevet gotike, si dhe nė art me pikturė e skulpturė.

Nė sferėn shoqnore, themelimi i qyteteve, zhvillimi i industrisė lokale dhe i tregėtisė, veprimtaria kulturore e zbulimi i shtypshkronjės filluen tė krijojnė sensin e "bashkėsisė" qenien "popull", si dhe nevojėn e paevitueshme pėr nji organizim shtetnor. Ky grumbullim zhvilloi edhe ngritjen e "shtetit", ndjenjen e "kombėsisė", tė qenies pjesė e nji "kombi" tė veēantė me interesa dhe aspiracione tė veēanta. Asht lindja e "nacionalizmit" - francez, anglez, gjerman, spanjoll, portugez, holandez, danez, suedez, irlandez etj.

Historikisht, kombet janė zhvillue ma shpejt sa herė qė kanė qenė tė pėrfshime nė nji shtet tė organizuem dhe me sistemin monarkist. Megjithatė, prirja e "Monarkėve" pėr rritje territoriale kombėtare me dhunė ka shkaktue luftat e vazhdueshme. "Kombet europiane u formuen nga popuj qė u treguen mjaft tė fortė me qendrue sė bashku, si dhe shpesh herė, nga detyrimi i bashkimit pėr rezistencė kundėr invadimit tė huej." (J.M.Roberts, 271)

*

Nė Lindje, sundimi i Bizantit (afers. 527-l453) krijoi nji "krishtėnim" tė ndryshėm nga ai i Romės, sidomos me perandorin ilirian Justiniani i Madh. Nė Lindje, perandori ishte i mveshun edhe me rroben e "supremacisė fetare" edhe nė subjektet me landė fetare. Menjėfjalė, ishte nji udhėheqės laik dhe fetar (caesaro-papism), qė shikohej si nėn-mbret i Zotit mbi tokė. Ndėrsa Perėndimi nuk lejoi autoritetin fetar me kalue nė duert e "sundimtarit", tue sigurue qė vetėm Kisha tė kishte fjalėn e fundit, sepse ajo i detyrohej vetėm Zotit, nji forcė jashtė-tokėsore, prandej superiore.

Pėr arsye tė pozitės sė Bizantit, zyrtarėt e Kishės flitnin greqisht, megjithė shoqninė multi-raciale tė Perandorisė. Humbja e ndikimit tė antikitetit grek dhe atij tė Europės perėndimore, shkaktuen adoptimin e shumė formave aziatike nė Ballkan, nji trashėgim qė ndjehet edhe sot nė kėtė gadishull. Forma fetare e kėtij zhvillimi u quejt "ortodoksizėm", nji formė e ndryshme nga "katolicizmi" perėndimor.

"Asnji klerik ortodoks nuk kishte randėsinė e Papės sė Romės. Patriarku i Konstantinopojės, udhėheqės kishtar i pranuem nė Kishen lindore mbas shekullit VII, ishte nė praktikė i emnuem nga Perandori, dhe si ‘shpėrblim' jepte bekimet e Kishės nė ceremoninė e kunorėzimit tė Perandorit." (J.M.Roberts,173) Klerikėt u lejuen tė martohen, tue i paraqite ata si pjesė e shoqnisė laike dhe tue i lejue murgjėt e monastireve tė tėrhiqen nga "jeta" pėr lutje, meditacion e vetėdisiplinim.

Mbas Koncilit tė vitit l054 dhe skizmes qė rezultoi, ndamja deri atėherė teorike nė mes tė dy kishave (katolike e ortodokse), u ba ma e theksueme ēdo ditė e ma shum

*

Pėrsėri nė Lindje doli nė skenė edhe nji fe e re, Islamizmi, qė predikoi "vėllaznimin e besimtareve" (ummi) kudo qė ata jetojnė. Qė nga fillimi, "…theksi i vumė mbi randėsinė supreme tė vėllaznimit nė mes tė besimtarėve, kishte karakter subversiv, gjithashtu sepse sfidonte besnikėrinė qė kėrkojshin fiset" (J.M.Roberts,179), dhe ma vonė kombet. Po lindte nji bashkėsi e re shoqnore, e cila me zhvillimin e hovshėm tė saj do tė sillte qytetnimin e ri islam.

Nė kundėrshtim me krishtenimin, islamizmi u tregue nji forcė pėr pushtime tokėsore me ndėrmarrje ushtarake. Ekspeditat arabe pushtuen Afrikėn e Veriut, e tė gjithė Lindjen e Mesme. Nė Europė, arabėt pushtuen Spanjen dhe gjysmėn e Francės, deri nė Tours e Poitiers (v. 732), pikėrisht njiqind vjet mbas vdekjes sė themeluesit, Muhamet. Kėtu fillon edhe ngritja e qytenimit arab, dhe ramja ushtarake e tyne, njikohėsisht, qė na e interpretojmė si fitorja e pendės mbi shpaten.

Ramja e arabėve u shpejtue kryesisht nga dalja nė skenė e nji fuqie tė re qė pėrqafoi islamizmin, por mori pėr vete lavdinė e ndėrtimit tė perandorisė: turqit osmanė. Kryqėzatat e Perėndimit pėr ēlirimin e Jeruzalemit, dobėsuen Bizantin dhe mundėsuen ardhjen e osmanėve nė Europė. Nji botė plot intriga si Bizanti nuk ishte nė gjendje me pėrballue sulmin e ushtrisė ma tė fortė tė asaj kohe. Nė vitin 1453, Konstantinopoja ra nė duart e osmanėve, nji moment dramatik nė historinė e Europės. "Kur erdhi lajmi i rėnies, askush nuk e priste dhe krishtenimi mbeti me gojė hapet." (J.M.Roberts,198)

Rruga pėr pushtimin e Ballkanit ishte tashma e hapun dhe rreziku i invadimit tė Europės ishte iminent. Disa vende, si Bosnia, pranuen islamizmin nė mėnyrė masive, ndėrsa vende tė tjera si Hungaria, Serbia, Bullgaria dhe Arbenia e kundershtuen me suksese jo tė barabarta. Por efektet e pushtimit, islamizimit dhe qendrimit anti-kristian tė pushtuesve osmane, krijuen nji reaksion tė fortė, koshient e tė vazhdueshėm. Krishtenimi nė Ballkan u ba forca udhėheqėse e rezistencės, qė lindi idenė e kombėsisė - si bashkėsi e dallueme nga pushtuesi - dhe format e para tė nacionalizmit nė Ballkan. Nė krye tė kėsaj lėvizjeje proto-nacionaliste qendronin kleri katolik e ortodoks. Megjithatė, pėr arsye tė qendrimit barbar tė kryqėzatave katolike europiane gjatė qendrimit tyne nė Bizant, e veēanėrisht grabitjes sė pa fre tė Konstantinopojės (l204), ndasia fetare e dy kishave u ba e plotė dhe mori tone politike. "Better Turks than Franks " (Ma mirė turqit se francezėt (katolike).

Bizanti ftoi osmanėt myslimanė tė luftojnė kundėr princave tė krishtenė ballkanas. Kėta tė fundit ftuen osmanėt myslimanė tė luftojnė kundėr rivalėve tė tyne tė krishtenė.

Mbretėrit e Serbisė, Bullgarisė dhe tė Bizantit u komprometuen me martesat e bijave dhe motrave e tyne me Sulltanin. Gjithēka ishte e kalbun nė themel, ndėrsa fuqia ushtarake turke kishte arritė kulmin. "Vetė Ballkani u shndėrrue nė nji teatėr lufte, ku ushtarėt e krishtenė luftuen vazhdimisht pėr turqit" (Kinross,49). Nė luftėn e Konjes (Anadoll), me l387, armata turke pėrbahej nga ushtarė tė krishtenė serbė, grekė e bullgarė.

*

Mė l380 turqit hynė nė Shqipni… "me thirrjen e princėrve vendas qė kėrkonin ndihmėn e turqėve me luftue anmiqt e tyne."(Kinross,54) Mė l385, mbreti i mundun Lazar i Serbisė detyrohet me njohė Sulltanin dhe me pague tribut nė tė holla bashkė me nji kontingjent ushtarėsh. Ma heret, qė mė l335, princėt europiane kishin fillue marreveshjet me turqit, me qellim qė tė mbronin tregtinė e qendrave tė tyne nė Ballkan. Raguza, Venediku e Gjenova braktisėn perandorin bizantin e lidhen traktate me perandorinė otomane.

Nė nji pėrpjekje me pushtue Ballkanin, Sulltan Murati I u ndesh me forcat e koalicionit kristian - serbe, boshnjake, shqiptare, bullgare, vllahe dhe hungareze - nėn komanden e mbretit Lazar tė Serbisė, nė Fushė Dardani (v. l389). Koalicioni humbi luften dhe serbėt pavarėsinė , tue zbritė nė rangun e nji shteti vasal. Me fitoret e reja, perandoria osmane hodhi faren e nji shoqnie shumėkombėshe, me besime tė ndryshme dhe me nji numėr tė madh gjuhėsh. Njohės i mirė i psikologjisė ballkanase, Sulltan Murati pushoi persekutimin e tė krishtenėve dhe konvertimin me forcė tė popullsisė nė islamizėm. Patriarku serb ruejti prerogativat themelore nė kryemjen e funksionit tė tij - ashtu siē kishte ba Sulltani me Patrikun grek mbas ramjes sė Konstantinopojės, i cili, "… nė nji letėr drejtue Papės, mė l485, pohonte se Sulltani i kishte lanė Kishės liri tė plotė veprimi." (Kinross,59)

Ky trajtim mundėsoi tė krishtenėt e perandorisė osmane tė ngrihen nė pozitat ma tė nalta shtetnore. Por, me drejtuesit ma tė naltė tė Kishave greke e serbe si aleate tė privilegjueme tė Sulltanit, Papa i Romės mbetej vetėm nė skenė si anmik kryesor i osmanėve dhe si organizator i rezistencės efektive kundėr turqėve nė Ballkan. Ndėrkaq, demografia e Ballkanit filloi tė ndryshojė me ardhjen e kolonive myslimane nė gadishull dhe vendosjen e tyne nė shum qendra banimi tė tokės sė okupueme. Nji humbje e dytė dhe e randė e mbretit hungarez Sigismund nė Nikopojė, shėnoi triumfin e plotė tė osmanėve nė Ballkan, pjesėrisht me ndihmen e serbėve.

Kisha ortodokse serbe shikonte vetėn pėrherė si nji institucion kombetar, si qendra shpirtnore e popullsisė, qė fliste serbisht dhe ruente besimin ortodoks. Edhe vetė ekzistenca e saj, qė nė vjetin l557, u konfirmue me dekretet e Portės sė Naltė Otomane, e cila rivendosi Patriarkatin serb, si nji kompromis tė arritun nė mes tė dy vėllazėnve: kryeviziri Mehmet Sokollu ishte nji serb i konvertuem qė arriti tė bahej kryeministėr i perandorise turke, ndėrsa vėllai i tij, Makarije Sokoloviq, i cili kishte ruejtė ortodoksizmin, u kunorėzue si Patriarku i Serbisė.

Mbas vdekjes sė perandorit gjerman e hungarez Sigismund, mė l437, u rindez tek hungarezėt dėshira pėr hakmarrje kundėr osmanėve. Nga rradhėt hungareze doli nji fisnik, Gjon Huniadi, i destinuem me u ba hero kombėtar. Pėr mungesė ndihme nga Europa, Huniadi u mbeshtet nė pėrkrahjen qė gjeti tek Papa i Romės, tek serbėt, shqiptarėt, boshnjakėt, e bullgarėt. Mė l443, forcat e koalicionit hungarez munden ushtrinė turke, e pushtuen Nishin. Kjo humbje turke i atribuohet, pjesėrisht, largimit tė shqiptarit Gjergj Kastrioti Skenderbeu nga fusha e betejės, e kthimit tė tij nė Krujė. Ma vonė, hungarezėt u mundėn e Sulltan Murati I nėnshkroi paqen nė Szeged (Hungari), ku njihte nė mes tjerash, nji autonomi tė gjanė jashtė sundimit turk pėr Serbinė e Vllahinė. Turqit kishin tashti dorė tė lirė me veprue nė Shqipni, Greqi e Bullgari. Mė l444, Murati abdikoi nė favor tė djalit, Bajazit.

*

Nė kėtė atmosferė zjarri, lindi, u rrit, dhe luftoi Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Nė betejėn e vitit l082, normanėt fituen Durrėsin dhe u shpėrndanė nė mbrendėsi tė vendit. Asht koha e kryqėzatave qė dobėsuen Bizantin. Nė ketė situatė tė re linden dy shtetet arbnore: Arbnia dhe Epiri. Mė l272, ushtritė e mbretit tė Anxhuinėve invaduen Shqipninė, e quejten atė "Mbretnia e Shqipnisė" dhe mbreti Karl u quejt "Mbret i Shqipnisė". Asht ai qė u dha titujt e fisnikėve feudalėve shqiptarė: Topia, Skuraj, Gropa, Arianiti, Jonima e tė tjerė. Bashkė me anxhuinėt erdhi edhe nji numėr i madh klerikėsh katolikė. Ishte vendosė qė Shqipnia tė mbetej e lidhun me Romen.

Pa kalue shum kohė, princėt shqiptarė tė lodhun nga pushtimi ngritėn kokė dhe me ndihmen e Bizantit, nxorėn anxhuinėt jashtė. Kleri katolik u largue gjithashtu dhe u zėvendėsue me peshkopėt ortodoksė. Nji princ i ri, Tanush Topia, u revoltue pėrsėri nė Shqipninė e Mesme. Ndėrkaq, u formue Principata e Shkodrės nė Veri, nėn drejtimin e familjes Balsha, dhe nė Jug Principata e Artės, nėn drejtimin e familjes Shpata.

Familja Balsha u konvertue nė katolicizėm, kėrkoi dhe mori ndihmen e Papės dhe tė Venedikut. Me forcat e reja ata munden ortodoksin Tanush Topia, dhe u banė zot tė pjesės ma tė madhe tė Shqipnisė. Princi T.Topia u bani thirrje osmanėve pėr ndihmė. Paraqitja e osmanėve nė Ballkan krijoi nji situate tė re dhe shumė tė rrezikshme. Me humbjen e luftės nė Fushė Dardani, l389, princat shqiptarė mbeten pa mbrojtje. Mė l430, princi i Krujės, Gjon Kastrioti u mund, por rezistenca kundėr turqve osmanė vazhdoi e pandėrpreme pėr tė gjithė shekullin XV.

Kjo rezistencė u mbėshtet edhe nga faktori i ri: katolicizimi i Shqipnisė sė Veriut, me l8 qendra ipeshkvnore, disa prej tyne, si ajo e Durrėsit, me nji histori tė pandėrpreme qė nga ditėt e para tė ungjillzimit nga apostujt Pal dhe Andre. Organizimi i Kishės Katolike pėrbani strukturen gati-shtetnore qė mungonte. Ēdo ipeshkėv ishte nji mbledhės ndihmash pėr luftėtarėt, e sidomos pėr Skenderbeun. Ēdo prift e ēdo murg ishte nji qendėr propagande. Si katolikė, ata ishin nė gjendje me u lidhė me Perėndimin - me tė cilin ndajshin gjuhen e shkrueme tė pėrbashket, latinishten- dhe me kėrkue ndihmė nga Perėndimi, sidomos nga Papa, Venediku dhe Mbretnia e Napolit.

Pėr ma tepėr, nga pikpamja e strukturės shoqnore, Shqipnia ishte nji vend bujqėsh tė vegjėl, por tė lirė, e jo bujkrobėsh, siē ishte rasti nė tokat e dominueme nga Bizanti. Kėta fshatarė e malėsorė tė lirė e guximtarė mbronin tokėn e tyne (si krahinė dhe si pronė private), lirinė e tyne dhe ishin nė gjendje me ushqye nji resistencė afatgjatė. Duke citue V. Makushev, F.S.Noli shkruen: "Nji shqiptar nuk mund tė jetonte si nji skllav."(f. 8)

Mė 1431-32, kryengritjet shqiptare tė Gjergj Arianitit u filluen me pėrkrahjen e Selisė sė Shenjtė. Fitorja e dytė e vitit l435, u pėrshėndet nga Papa Eugjeni IV dhe perandori gjerman Sigismund, si "fitore e krishtenimit". Historia tregon se nė jetėn kishtare e politike tė vendit, vendimet e Koncilit tė Ferraras-Itali (l438-39) paten nji efekt pozitiv nė Shqipni. Prania e vetė Papės, Perandorit tė Bizantit, e Patriarkut tė Konstantinopojės dhe e shumė peshkopėve bizantinė e sllavė, si dhe nėnshkrimi nė korrik tė vjetit 1439 "…i tekstit tė bashkimit shpirtnor tė dy kishave nėn supremacinė e Papatit." (Historia, 395) tregoi randėsinė e Koncilit dhe sidomos tė afrimit nė mes tė dy kishave edhe nė Shqipni. Nė kėtė Koncil "…lufta (kundėr osmanėve) propagandohej si nji kryqėzatė e tė krishtenėve kundėr pushtuesit aziatik e besimit tė tyne islam." (ibidem)

*

28 nandor 1443. Hymja e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut nė Krujė!

Kryengritja qė u shkaktue si rrjedhim i ardhjes sė Skenderbeut, "…hapi udhen e zhvillimit tė vrullshėm tė procesit tė bashkimit politik dhe shpirtnor tė banorėve tė krahinave tė ndryshme shqiptare." (Historia, 404) Ndėrsa pritej qė osmanėt tė drejtoheshin kundėr Shqipnisė, mbas nėnshkrimit tė Traktatit tė Paqes nė Szeged (Hungari,l444), nė mes tė Sulltan Orhanit dhe mbretit Ladislav tė Polonisė dhe Hungarisė katolike "…me inkurajimin e Papes dhe forcave tė tjera anti-osmane, mbreti Ladislav e shkeli kėtė traktat" (Historia, 406). Ēdo gja tregonte ardhjen e nji ballafaqimi me osmanėt. Kleri katolik u aktivizue. Garnizoni i Sopotnicės (Sfetigradit) drejtohej nga "prifti matjan Pjetėr Perlati," (Historia, 411) Argjipeshkevi i Durrėsit, Pal Engjėlli u ba krahu i djathtė i Skenderbeut.

Nė ketė atmosferė tė elektrifikueme nga zhvillimi i shpejtė i ngjarjeve dhe i rrezikut qė kėrcėnohej, mė 1444, u mblodh nė Katedralen e Shėn Gjergjit, Kuvendi i Lezhės, qė u njoh edhe si "Kuvendi i Fisnikėve", dhe "…realizoi tė parin bashkim tė gjanė politik e ushtarak tė vendit, nė formen e nji aleance ndėrmjet pėrfaqėsuesve kryesorė tė aristokracisė shqiptare." (Historia, 425) Tė gjithė (kėta fisnikė shqiptarė para Skenderbeut), pa pėrjashtim, iu drejtuen Papės tue kėrkue mbrojtjen e tij, "… dhe Papėt kanė qenė gjithėherė tė lumtun me u ofrue atyne ndihmė." (Noli, 9) Noli shkon edhe nji hap ma larg: "Sukseset (e familjes Balsha) spjegohen nė radhė tė parė me faktin se ata kėputen lidhjet e tyne me Kishen Ortodokse Greke dhe u bashkuen me Kishen Katolike Romake, mė 1368, tue percaktue kėshtu identitetin e tyne me Shqipninė katolike romake."(ibidem)

Kėshtu qė nė shekullin XV, Skėnderbeu u ba udhėheqės i nji Shqipnie pothuejse tanėsisht katolike romake. Si rrjedhim, administrata e Skenderbeut filloi me kambė tė mbarė, sepse pothuejse e gjithe Europa ishte katolike - me pėrjashtim tė Rusisė dhe Ballkanit lindor e jugor - dhe qendrimi i vendosun i Skenderbeut kundėr turqve tėrhoqi vėmendjen europiane. Pėr ma tepėr, Skenderbeu ishte nji aleat i vjetėr i hungarezėve, nji tjetėr qendėr rezistencė katolike kundėr turqėve.

Tue citue Johann Ph. Fallmerayer, Noli ofron kėtė spjegim tė pakonfirmuem nga historianėt shqiptarė: "…Skenderbeu u revoltue haptas kundėr Sulltanit…pushtoi Krujėn, Sfetigradin dhe fortesat tjera (qė i ishin mohue Skenderbeut nga Sulltani, S.R.) vrau myslimanėt (e konvertuem) tė vendit, sulmoi krahinat pėrqark qė i mbante ende Sulltani dhe vjehrri i tij serb dhe u bashkue kėshtu me Kryqezaten kunder Islamit…" Kėshtu, Noli arrin nė pėrfundimin se: "…nuk kishte asnji mundėsi pėr nji kompromis me nji kryqtar tė vendosun dhe fanatik si Skenderbeu." (Noli,42)

Pėr arritjen e nji marrėveshjeje, sidomos me familjen fisnike Dukagjini, punoi shumė ipeshkvi i Drishtit, simbas udhėzimeve tė Papės, (Noli,50), ndėrsa Papa Kalisti III u ba propagandisti ma i madh dhe pėrkrahėsi ma i fortė i Skenderbeut. Pėr kėtė, ai dėrgoi Abatin e Santa Maria di Rotezo pranė Skenderbeut qė tė arrihej nji marrėveshje me Venedikun. Papa i ri, Piu II, kėrcėnoi me ekskomunikim tė gjithė princėt shqiptarė qė nuk u bindeshin urdhnave tė Skenderbeut. Dhe ma nė fund, Argjipeshkevi i Durrėsit, Pal Engjėlli, ndėrhyni me sukses disa herė dhe pengoi luften civile nė mes fisnikėve tė Shqipnisė. Ndėrkaq, Republika e Raguzės (sot Dubrovniku), me ndėrhymjen e Vatikanit i siguroi Skėnderbeut nji ndihmė pėr luftėn e tij nga fondet e mbledhuna pėr kryqezaten e re nė pėrgatitje.

Edhe Traktati i Paqes me Turqinė (27 prill 1463), nuk preku interesat e "…sovranitetit tė Papės mbi Shqipninė" (Noli, 66) (Theksi im, S.R.), dhe Skenderbeu pranoi gatishmėninė e tij me i deklarue luftė Sulltanit, kurdoherė qė Papa do tė urdhnonte, dhe ashtu ngjau. Nė nandor l463, Papa deklaroi kryqezatėn kundėr otomanėve. Princat shqiptarė ngurruen me u bashkue, por Argjipeshkevi i Durrėsit i bindi ata tė bashkoheshin me kryqėzaten. Si rrjedhim i nji marrėdhanieje tė kėtillė, "…Skenderbeu u prit nė Romė me madhėshti nga nji numėr i madh ipeshkėvijsh dhe funksionarėsh tė Kishės sė Romės." (Noli, 68) dhe mė l464, do tė kunorėzohej mbret i Shqipnisė nga Papa Pius II , qė vdiq papritmas, nji e drejtė ekskluzive e kreut tė Kishės Katolike Romane.

Pretendimi se "…shpartallimi prej Skenderbeut i lekundjeve dhe prirjeve separatiste…u ba faktor i randėsishėm pėr ruejtjen dhe forcimin e pushtetit tė tij mbi tė gjitha viset e lira dhe krijimin e nji shteti tė vetėm shqiptar", (Historia, 427) tingėllon ma shumė si nji gjykim i fenomeve tė mesjetės nė Shqipni me ngjyra dogmatike totalitare tė ditėve tona. Asht krejt e mundshme qė, "…aparati shtetėror (!) (qe) ishte i shtrirė nė tė gjitha viset e lira shqiptare dhe vepronte, sipas ndarjeve administrative tė vendit, tė cilat si kudo nė mesjetė (theksi im, S.R.) ishin tradicionale si ndarje krahinore (princė dhe bajraktarė, S.R.) e kishtare (dioēezė dhe famulli, S.R.)," (Historia, 429) ka qenė i pėrbamė nga dhe nėn kontrollin e plotė tė hierarkisė kishtare katolike romane, ku ēdo rreth kishte ipeshkvin dhe ēdo katund priftin si autoritet kishtar e civil. Si shembull kemi afirmimin e Nolit, "…popullsia ishte e terrorizueme nga frika (e sulmit turk). Skenderbeu u detyrue tė kėrkojė ndihmėn e tė gjithė ipeshkvijve pėr frymėzimin e popullsisė me guxim dhe shpresė." (Noli, 43)

*

Me vdekjen e Skenderbeut, mundėsia e invadimit tė Italisė u rrit shumė. Nė rrethimin e kėshtjellės sė Rozafės (Shkodėr 1474), thirrja e ushtarėve turq ishte "Roma! Roma!", thirrje qė tregonte synimin e tyne. Mbas ramjes sė Konstantinopojės, Roma, qendra e katoliēizmit botnor, mbetej anmiku i pareduktueshem. Si rrjedhim, interesimi i Romės pėr Shqipninė vazhdoi pėr nji kohė tė gjatė. "Shqipnia vazhdoi me mbijetue me burrni, si bedeni i fundit nė mes turqėve invadues dhe brigjeve tė Dalmacisė e ishujve italianė." (Kinross,132) Kinross shkruen se simbas nji legjende, me vdekjen e Skenderbeut, Sulltan Mehmeti thirri: "Ma nė fund Europa e Azia janė tė miat tani. I mjeri krishtenim! Sot ka humbė shpaten dhe mburojen e tij."(f.133)

Menjihere mbas vdekjes sė Skenderbeut, oferta e Senatit venedikas - e bame me ndėrmjetėsinė e Argjipeshkvit tė Durrėsit - me marrė pėrsipėr tė drejtėn e mbrojtjes sė kėshtjellave shqiptare, kishte kusht kryesor luftėn e pandėrpreme kundėr osmanėve, luftė qė do tė siguronte pėrkrahjen e Romės, pėrsa kohė qė shqiptarėt do tė mbeteshin besimtarė tė Kishės Katolike Romake.

Pėrfundimi se Gjergj Kastrioti-Skenderbeu personifikon nji epokė tė tėrė tė historisė kombėtare tė shqiptarėve, "…pėr mbrojtjen e tokės, tė pasurisė dhe tė lirisė, "(Historia, 490) asht i thjeshtėsuem dhe jo i plotė, sepse lė jashtė elementin thelbėsor, mbrojtjen e fesė. Noli asht ma kambėngulės: " ‘Kampioni i Krishtenimit', ai luftoi kryesisht nėn urdhėrat direktė tė Papėve tė ndryshėm dhe vetėm rastėsisht nėn urdhnat e Fuqive tė tjera, edhe kėtź vetėm kur kishte autorizimin e Papėve pėr nji qendrim tė kėtillė. Vetė Papa Piu II shkruen: "Ai (Skenderbeu) konsumoi gjithė jetėn e vet tue luftue pėr kauzen e krishtenė."(Noli,74) (Georgius Scanderbechius…qui aetatem paene omnem in armis pro Christi nomine consumpsit…" Pius II. Europe and Asia, ch.xv, p.338). Shton Lord Kinross: "Skenderbeu shihej si nji hero pothuejse legjendar nga Perėndimi i krishtenė".(32)

*

Gjergj Kastrioti Skenderbeu njihet si "burrė shteti dhe udhėheqės ushtarak i shquar,…i pari themelues i shtetit tė pavarur shqiptar." (Historia, 491) qė nga ditėt e lavdishme tė mbretnive iliriane tė shekujve III dhe II p.K.. Por "shteti i pavarur shqiptar" i Skenderbeut, ashtu siē ka qenė rasti edhe me Ladislavin e Polonisė dhe Huniadin e Hungarisė katolike, qė jetuen nė tė njėjten epokė, ka qenė i mbeshtetun nga e gjithė bota katolike e asaj kohe dhe ka shėrbye interesat e asaj bote - ashtu siē janė projektue nga Papa i Romės - nė nji pėrpjekje vigane me pengue pėrparimin e osmanėve nė Europė. "Ushtar i Krishtit", "Mbrojtės i Europės", nė nji Shqipni qė nė shekulin XV ishte pothuejse e gjitha katolike, Gjergj Kastrioti Skenderbeu ka gjetė nė katolicizėm unitetin qė mungonte nė shoqninė shqiptare pėr me formue nji "shtet". Noli e pėrcakton me mjeshtri faktin se "Feja (katolike) shėrbeu gjithashtu edhe si nji hallkė pėr lidhjen me botėn e Perėndimit."(8) Nė ato vite tė devocionit tė thellė fetar, "Feja ishte vetė qėllimi i jetės!" (J.M.Roberts, l77)

Bashkimi politik i Arbnisė mesjetare nga nji varg zotnimesh tė princėve rivalė - ndoshta merita ma e madhe e Skenderbeut! - u arrit, pėr mendimin tonė, nė sajė tė gjuhės sė folun e tė pėrbashkėt shqipe, qė dalloi shqiptarėt nga fqinjėt, tė devocionit fetar kristian (katolik e ortodoks) tė popullsisė vendase, dhe sidomos nė sajė tė dashunisė proverbiale tė shqiptarėve pėr "nji atdhe tė lirė", koncept i papėrcaktuem mirė, por qė padyshim nėnkupton "krahinė e lirė pėr tė gjithė, dhe pronė e lirė pėr secilin", nji karakteristikė qė ruhet ende edhe nė ditėt tona.

Pėr ne, breznitė e mavonėshme, trashėgimia ma e madhe e heroit tonė, asht ajo qė prof. S. Skendi e pėrcaktonte: "Nji nxitje pėr ringjalljen kombėtare tė shqiptarėve ka qenė glorifikimi i Skenderbeut dhe kohėve tė tij…Tek Skenderbeu ata panė heroin e tyne kombėtar. Muslimanėt harruen qe ai kishte luftue kundėr turqėve si nji i krishtenė. Ajo qė kishte randesi ishte se ai kishte qenė prej gjaku shqiptar dhe kishte mbrojtė vendin e vet…Skenderbeu u ba simboli i bashkimit, pavarėsisht nga besimi fetar, dhe u krijue kėshtu legjenda e Skenderbeut…"(471) "Nė shekullin XVI, atėherė kur Francėn po e shkretonin luftrat fetare, Skenderbeu merret si shembull i bashkimit kombėtar." (Jaka,313)

Legjenda e Skenderbeut shėrben edhe sot si trashėgim pėr themelimin e nji shoqnie tolerante fetare tradicionale, qė karakterizon shqiptarėt edhe nė kėto ditė tė pasioneve tė shfrenueme e shkatėrrimtare fetare.

City University of New York
Gusht, 2004.


Bibliografi:

1. Akademia e Shkencave e Shqiperise. Instituti i Historise, Historia e Popullit Shqiptar, I, Botime toena:Tirane, 2002.

2 . Bishop Fan Stylian Noli: George Castrioti Scanderbeg (1404-1468). International Universities Press, New York: N.Y., l947.

3. Ymer Jaka: Skenderbeu ne historiografinė frenge. Istituti Albanologjik i Prishtines: Prishtinė, 2001.

4. Lord Kinross: The Ottoman Centuries. The Rise and Fall of the Turkish Empire. William Morrow.Co. Inc: New York, 1977.

5. J.M.Roberts: A Concise History of the World. New York: Oxford Univers.Press, 1995.

© Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
www.phoenix-shkodra.de

***Lusim moderatorin perkates, qe kjo teme e re VITI I SKENDERBEUT
te vehet ne ngjites ne kete dritare!

Nderime!

Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė