Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-05, 21:24   #17
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Teknologji e re premtuese pėr ata qė presin transplantimin e veshkės



09 nėntor 2005

Zėri i Amerikės (08.11.2005)

- Mė tepėr se 25 mijė njerėz nė Shtetet e Bashkuara marrin ēdo vit njė ose mė tepėr organe tė transplantuara, ndėrkohė qė numri i njerėzve qė presin nė listėn pėr organe ėshtė aktualisht 90 mijė vetė. Por njė firmė e Kalifornisė ka gjetur njė metodė, qė shihet si njė zbulim tepėr i rėndėsishėm nė mjekėsi: njė metodė pėr ruajtjen e organeve njerėzore, pėr t’u pėrdorur nė tė ardhmen.

Njė veshkė miu, e mbajtur nė ngrirje pėr tre muaj, nė njė solucion tė prodhuar nga firma kėrkimore Human Biosystems, ndoshta ėshtė ēelėsi pėr njė jetė mė tė mirė pėr njerėzit qė presin transplantimin e veshkės. Harry Masuda ėshtė presidenti i kompanisė. "Sa mė gjatė qė e ruajmė organin, aq mė mirė mund tė realizohet pėrshtatja me organizmin," thotė zoti Musaba.

Ai thotė se pėrderisa veshkat pėrbėhen kryesisht nga uji, ruajtja e qelizave tė tyre gjatė ngrirjes, para transplantimit, ishte arsyeja kryesore pėr prodhimin e solucionit. "Tė arrish tė ngrish njė organ nė –80, ta transplantosh atė dhe tė arrihet qė kjo veshkė tė prodhojė urinė, kjo ėshtė diēka e jashtėzakonshme."

Ky zbulim mund t’u vijė nė ndihmė mijėra njerėzve ēdo vit, qė janė nė listėn e pritjes pėr transplantim tė organeve. Shumica e tyre kanė nevojė pėr veshkė. Doktoresha Vivian Tellis, shefe e kirurgjisė sė transplantimit tė veshkave nė Qendrėn Mjekėsore Montefiore, nė periferi nė Nju Jorkut, thotė se ēdo 14 minuta listės sė pritjes pėr transplantim i shtohet njė njeri.

"Pėr kėtė arsye, nuk ka kohė tė mjaftueshme pėr tė manovruar me organet qė transplantohen, pėr t’i pėrshtatur ato sipas organizmave tė veēantė... Kjo pjesėrisht edhe nga fakti se organet e dhuruara nuk rezistojnė pėr njė kohė tė gjatė nė kushtet e teknologjisė sė sotme, thotė mjekja.

Mesatarisht, ēdo ditė nė Shtetet e Bashkuara vdesin 17 pacinetė, nė pritje pėr transplantimin e njė organi, gjė qė i ka detyruar shumė dhurues dhe familjet e tyre tė gjejnė mėnyra krijuese komunikimi nėpėrmjet njoftimeve, shoqatave pėr krijimin e fondeve dhe kėrkesave pėr organe nė Internet. Doktor Robert Truog ėshtė Specilist i Etikės nė Fakultetin e Mjekėsisė sė Universitetit tė Harvardit. "Faqet kompjuterike janė plot me informacione tė pasakta lidhur me rreziqet dhe pėrfitimet e transplantimit."

Doktor Lewis Teperman i Qendrės Mjekėsore nė Univesritetin e New Yorkut thotė se pėrdorimi i medotės njė dhurues njė pacient nuk u vjen nė ndihmė atyre qė presin nė listėn pėr transplantim organesh. "Sa mė i sėmurė tė jesh, aq mė tė pakta janė mundėsitė pėr tė jetuar, pra aq mė e madhe ėshtė mundėsia pėr transplantimin e njė organi," thotė Dr. Teperman.

Ndėrsa numri i njerėzve qė kanė nevojė pėr organe rritet me shpjetėsi mė tė madhe se numri i organeve tė transplantuara, lajmi i mirė ėshtė se personat qė marrin organe tė transplantuara po jetojnė mė gjatė se pacientėt me organe tė transplantuara njė dekadė mė parė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 06-03-06 nė 11:11
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė