Re: A do te ishte me mire sikur te mos ishim njohur ?
Gjithmone kur te kesh krijuar nje miqesi me dike dhe i vie fundi asaj shoqerie per pak kohe apo pergjithmone,ai largim le dhimbje ne zemren e shokut apo shoqes me te cilet ke patur nje bashkebisedim.Por,jeta eshte e tille,ka edhe ndarje edhe bashkim dhe pjese e ketyre jemi edhe ne forumistet.
Per mua personalisht eshte nje ndenje shume e dhimbshme ndarja,dhe ndarjet i kam urryer dhe i urrej gjithmone.Por,me gjithcka duhet te pajtohemi,deshem apo jo,ato ndodhin.
Nese dikush ka vendosur te largohet nga kjo shoqeri qe kemi krijuar,une i uroj shume suksese ne jete.Le te na kujtojne ndonjehere se kemi qene si nje familje,edhe pse pa u takuar kurre live.
|