Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-12-10, 17:05   #1529
Legend
 
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
Legend e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Titulli: Re: Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?

RIKTHIMI TRIUMFAL DHE VEZULLUES I ADELINĖS!

Zj.Adelina pas nje periudhe mese dy vjeēare, jeni kthyer serish ,do te thoshim ne
menyre brilante. A ishte kjo nje qetesi, sikurse thuhet, para fortunes artistike?

-Se pari,pergezimet e mia me te ngrohta per revisten.Po,u ktheva ne
Kosove,Shqiperi,Maqedoni e Mal te Zi me nje turne e cila vertet rezultoi shume e
suksesshme.Nuk behet fjale per qetesi,se paku jo tek une.Kam dy vite qe aktivisht
veproj ne Zvicer dhe France,nuk po flas vetem per koncerte dhe kenge te reja
shqipe,por per depertimin ne tregun e huaj i cili rezultoi i suksesshem.Ndoshta
prirja qe para cdo vepre te mbyllem ne studio dhe ta finalizoj deri ne detajin e
fundit ka bere qe te krijohet pershtypja qe para fortunes kam qetesine.Por kjo eshte
vecori e cdo krijuesi te vertete besoj.

Ju jeni e vetmja femer, e cila qe nga femijeria e keni ruajtur stilin origjinal dhe e
keni krijuar autoritetin, pikeisht per shkak te stilit tuaj, por edhe te menyres se
interpretimit te kengeve, pastaj veshjes, tekstit dhe zerit ?

-Dikur mendoja qe fati dhe vetem fati me ka ndihmuar.Tani e di qe edukimi dhe
shkollimi im ne lemin e muzikes klasike qe nga fillimi me ka bere qe karrieren ta
mendoj si nje simfoni e cila ka shume variacione ne vete,por tema gjithmone mbetet
e njejta.Ne boten ku krijohet muzika moderne as qe mund te imagjinohet nje kenge
pa nje imazh te caktuar dhe gjate te menduar.Une kam pasur fatin qe kisha nje
nene moderne e cila ka njohur shume trendet boterore atehere kur fillova te kendoj
dhe fjala “trend boteror” tingellonte si dicka totalisht e panjohur.Une kerkoja,ajo
me mesonte.Zgjodha rrugen time,dhe me vendosmeri vazhdoj ta perfeksionoj.

Per ju, lirisht mund te thuhet se jeni e ardhuruar nga te gjitha shtresat dhe
mjediset. Mund te thuhet se jeni artistja e rralle qe keni perfituar zemrat
e te gjitha moshave. Sa jeni e vetedijshme per kete dhe si e vleresoni kete?

-Shpesh e kam thene qe dallget e adhurimit me te cilat perballem ne raste te
ndryshme,me rrezojne edhe mua.Une artin te cilin e dhuroj e perjetoj si dicka
krejtesisht normale qe jeton ne mua dhe e kam me borxh ta ndaj me tjeret.Kur
shperblehem me dashuri altruiste per dicka qe une e konsideroj totalisht
normale,nuk mund te aktroj gjoja se keto gjera jane te kuptueshme.Cdokush qe
skenen e perjeton te shenjte,admirimin e njerezve e perjeton si bekim dhe aty nuk
ka vend per frenim ndjenjash.

Nga natyra jene e dashur, e shoqerueshme dhe shume e ngrohte, kurse ne kenget
tuaja ka gjithcka, dashuri, revolte, kushtrim...

-Kenget e mia behen per ata qe i degjojne dhe une inspirohem nga jeta e njerezve
te zakonshem.Kenget e mia flasin per jeten, me te gjitha te mirat dhe te keqijat e
saj.Konsideroj egoizem te kendoj per veten,megjithate pas dy dekadave karriere
te cilen e njohin shumica shqiptare,une nuk mund te shperfill ndodhite rreth meje
dhe eksperiencat e atyre qe iu kendoj.Po te ishin kenget e mia autobiografike,secila
do titullohej “Dashuri” (qesh).Jam ne nje stad jetesor ku kam gjetur gjithe te mirat
e kesaj bote,kam gjetur veten,jam njohur me Adelinen e vertete ku vetem per
negativitet nuk ka vend.Kam zbuluar qe jeta eshte e bukur ne momentin qe e do te
tille.Derisa shume kolege kete vere me komplimentonin:”Kurr me mire s`te paskam
pa” mendoja me vete “Sa pak duhet per lumturi”...

Jeni edhe autore e e kenges emblematike “Ushtrine time do ta beje”....keni patur nje
guxim te madh, por keni shfaqur edhe nje sinqeritet dhe dashuri per Atdheun e per
Pavaresinee tij, pra Pavaresine e Kosoves?

-Duhet patur guxim qe te duash.Une kam zgjedhur mjete qe ta shpreh admirimin
tim per Kolosin i cili ne kohen me te rrezikshme per kombin tone,pati guximin qe
te krijoj nje realitet ku ne frymonim me nje shprese qe nje dite vertet do flasim
shqip,kendojme shqip,do kemi atdheun tone,flamurin,pavaresine.Ibrahim Rugova
na i solli te gjitha keto.Vertet e dua kombin,vendin tim si cdo njeri normal ne
bote.Por ishte vetem nje njeri i cili vertet na mesoi si te duam kete vend.Me e pakta
qe nje pesembedhjete vjeqare si une mund te bente ne ate kohe ishte t`i kushtonte
nje kenge e cila me dukej dhurate simbolike per nje Kolos siq ishte Ai.Do te isha
e cmendur po te mos perfshija atdhedashurine ne veprimtarine time.Por,edhe
me keq,do isha totalisht e pandershme sikur te harroja kend e permendin
burreshtetasit e tere botes si babain e shtetit kosovar.

Njiheni per levizjet artistike ne skene, per grimin, lukun, menyren e interpretimti,
pra jeni artiste komplete. A eshte dhunti e Zotit,apo keni punuar me fanatizem?

-Patjeter qe eshte dhurate nga Zoti,jo cdokush perjeton nje kenge te vetme me
cdo atom te qenies se vet. Por edhe puna,nuk do thoja me fanatizem me tingellon
si shprehje kur gjerat behen me force,por puna me dashuri kur mezi pret qe
te nisesh ushtrimet,inqizimet,etj., per nje koncert per mua eshte kalim ne nje
dimenzion tjeter ku gjithcka eshte aq pozitive saqe me ngjan vetja sikur nje femi
qe ka hyre ne boten e perralles.Skena eshte vend ku realitetin e vrazhde e kthej ne
humoreske,jeten,e tille siq eshte,e bej enderr te bukur.

Meqe e permendem Zotin, ju jeni nje besimtare e shkelqyer, meqe luteni per
fatin dhe per shendetin e te gjitheve, por edhe fatin tend individual e familjar?

-Jam besimtare ne suaza te normales.Aq sa lutem per mireqenien time dhe te
afermeve primarisht,aq mundohem edhe te bej ne vepra per ta.

Eshte njė thenie se kush kendon, nuk mendon keq, a eshte kjo e vertete?

8)Kjo thenie ka kohe qe eshte e kontestuar (qesh).Varet cka kendon.
Gjithcka eshte relative.

Prusti,me nje rast shprehet se do te deshironte te ishte i pakontestuesehm. Mendoj
se edhe ju ne sferen e artit muzikor jeni e pakontestueshme dhe keni nje adhurim,do
te thoshim platonik?

-Deri tani nuk doja t`ju falenderoja,sepse e tere intervista do te ishte perplot
falenderime.Por tash vertet ju falenderoj nga zemra.Cdo gje lidhur me mua qe eshte
tentuar te vehet ne pikepyetje,eshte vertetuar keto dy vitet e fundit.Guxoj te them
qe per keto dy vite une ne cdo cep te botes shqiptare e kam kuptuar qe po...jam e
pakontestueshme.Kam punuar me njerez te deshmuar,kam qene vetja dhe kam
dhuruar gjithmone dashuri reale,te palimituar dhe si te tille e kane pranuar ata qe
me degjojne e shikojne.

Tek ju shihet nje shpirt i madh, pastaj nje pesimizem, ka edhe sarkazme, mllef
dhe optimizem. A mendoni se permes artit, thuhen te gjitha,por edhe behet njefare
humanizimi i shoqerise?

-Ky eshte misioni i artit muzikor.Pershkrimi i fenomeneve shoqerore me tingull
e fjale ne menyre qe te tentosh ta thuash ate qe tjeret nuk e kane shansin apo
guximin ta thuan.Dhe duan ta degjojne nga tjetri.Ok,kohen e fundit verehet nje
tendence qe njerezit duan te degjojne vetem kenge optimiste,per te ikur nga realiteti
i cili vertet mbetet i vrazhde tek ne,dhe muzika ende perceptohet si nje ikje ne
kenaqesi.Kjo nuk eshte negative,ne momentin qe nderthuret me grimca realiteti
aktual.Atehere vertet behet nje lloj humanizimi i shoqerise. Por ne momentin qe
kemi dy ekstreme,kenge qe s`kane asnje porosi ne tekst vetem muzike vallezimi apo
kenge ku ekzagjerohen fenomenet negative,atehere nuk kemi te bejme me art.

Ju njiheni edhe per inkorporimin e folklorit tone ne kenget tuaja, pastaj duetet,
pastaj kendimi ne grup, por duket se individualiteti juaj eshte plot bujė. Kur thuhet
Adelina, aty nuk diskutohet, dihet se Adelina eshte njeshi?

-Pa fundesisht faleminderit.Kam pasur fatin qe kam bashkepunuar me njerezit
me te shquar te ketij kombi ne lemin e muzikes,dhe kjo me ka bere te njoh cdo
segment te artit muzikor shqiptar.Nga te gjithe kam mesuar nga pak,por me se
shumti nga Sabri Fejzullahu,nje legjende e gjalle e artit muzikor kosovar.Mbi dy
decenie jam deshmitare e gjalle qe ai njeri kur shkel skenen,edhe pa asnje fjale te
vetme te thene,publiku ekzaltohet.Dhe guxoj te them qe nuk ka me sikur ai as nuk
do te kete kurr.Eh,kam patur fatin te shikoj cfare eshte te jesh i vetem ne skene dhe
ta sundosh cdo dromce rreth teje.Ne skene jam bashkepuntorja me e mire,por kur
jam vetem jam Adelina.Aty eshte universi im dhe i atyre qe me duan.

Ne Kosove, por edhe ne Perendim keni shume adhurues, perkrahes,por edhe ndonje
dashakeq. Mendoni se ia vlen te mirreni me ta, ose, a i besoni thenies se Kadarese, se
rrufeja godet ne Olimp?

-Jeta nuk eshte interesante pa qelbesirat,ne te kunderten do harroja si eshte te
pastrosh (qesh).Per fatin tim,tashme jemi ekip i gjere,ku me individe apo struktura
te caktuara qellimkeqija merren njerezit adekuat ne ekipin tone.Dhe,po...Plotesisht
besoj tek Kadareja,posaqerisht ne thenien:”Mos ji i ashper me artistin,o sundimtar”

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Legend : 18-12-10 nė 17:07
Legend Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė