Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-12-07, 17:24   #6
ShqiPaix
 
Anėtarėsuar: 30-12-07
Vendndodhja: Mbi Toke dhe nen Qiell.
Postime: 15
ShqiPaix me shokė shumeShqiPaix me shokė shume
Gabim Titulli: C'eshte Emocioni?

Hello Linka.
Shpresoj qe fale ketij shpjegimit (te nxjerrur nga nje liber e bibliotekes sime personale lol), e gjen pergjigjen e pyetjes tende...

EMOCIONI eshte pergjigje fiziologjike pas nje stimulimi. (E-motion dmth "levizje qe del")
Emocionet bazike jane : 1.Frika 2.Zemerimi 3.Trishtimi/Vuajtja 4.Qefi/Gezimi 5.Dashuria (*)
dhe kane funksione biologjike :
1) me prodhu nje reagim specifik ne situaten stimuluese ;
2) me drejtpeshu gjendjen e brendshme t'organizmit.

Nje emocion zgjat me se shumti disa minuta dhe zhvillohet ne 3 faza : ngarkese, tension, shkarkese.
P.sh. Nje njeri eshte ne rrezik jete : stomaku i shtrengohet, zemra i shpejton (ngarkesa).
Sa te shpetoje nga rreziku, trupi i tij fillon te dridhet teresisht (tensioni). Ka nevoje te shkarkohet nga frika e trupit tij per me rifitu besim. Mbeshtet diku dhe bertet (shkarkesa).


Sa i perket NDJENJES, ajo zhvillohet ne baze t'emocioneve dhe eshte psiqike (krahas emocionit, i cili eshte fizik). Ndjenja eshte e brendshme, nuk shkakton modifikime fiziologjik te rendesishme dhe mundet te zgjase tane jeten (si nje ndjenje dashurie apo urrejtje psh).

(Nga libri "Que se passe-t-il en moi", I Filliozat.)


(*) Shume ndjenja perbehen nga me shume se nje emocion.
Xhelozia, p.sh., eshte perzirje e zemerimit (perballe tradhetise), e frikes qe mos te kesh vlere
apo/dhe vend (para syve te partnerit) dhe e frikes te jesh i/e braktisur.
ShqiPaix Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė