Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-11, 19:36   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės

Eksperimentet psikologjike

Eksperimentet e panumėrta (psikologėt dhe ekspertėt tjerė i kanė kryer me persona tė hipnotizuar) dėftojnė se ndėrdija nuk, ėshtė e aftė pėr ēfarėdo zgjidhje a krahasim tė domosdoshėm tė procesit tė tė pėrfunduarit. Me fjalė tė tjera, ndėrdija pranon dhe adapton ēdo mendim qė i pėrcillet, sado qė ai tė jetė i pavėrtetė. Duke pranuar atė, ajo menjėherė i aktivizon mekanizmat e vet dhe reagon nė pėrputhje me natyrėn e vet.

Ja njė shembull qė na tregon se nė ē'masė ndėrdija i nėnshtrohet sugjestionit: Po qe se hipnotizuesi urdhėron personin e hipnotizuar ta pranojė identitetin e Napolionit ose tė shndėrrohet nė qen, ai, pa luhatje, do tė mishėrohet me rolin e caktuar, do ta ndėrrojė plotėsisht personalitetin e vet.

Ngjashėm, me kėtė, po qe se hipnotizuesi ia imponon pacientit tė menduarit se, p.sh., i kruhet shpina, se i rrjedh gjaku nga hundėt, se ka tė ftohtė ose se ėshtė shndėrruar nė bust mermeri, ai do ta dėgjojė atė duke i lėnė pas dore tė gjitha elementet e sė vėrtetės qė nuk i pėrgjigjen kėsaj ideje.

Tė gjithė kėta shembuj tė thjeshtė tregojnė dallimin ndėrmjet pjesės sė vetėdijshme tė mendjes dhe ndėrdijes qė ėshtė abstrakte, joselektive dhe e cila pranon ēdo mendim qė vetėdija e beson si tė vėrtetė. Nga kjo rrjedh rėndėsia e tė pėrcaktuarit tė secilit prej nesh qė me rastin e zgjedhjes sė mendimeve tė veta, u pėrmbahet atyre qė i kontribuojnė fatit, shėndetit dhe kėnaqėsisė.

Mendja objektive dhe subjektive

Vetėdija ndonjėherė quhet mendje objektive, sepse merret me pamjen e jashtme. Mendja objektive ka pėr detyrė njohjen e botės objektive. Pėr kėtė qėllim asaj i shėrbejnė pesė ndjenja fizike. Ajo ėshtė udhėrrėfyese dhe drejtuese e tė gjitha kontakteve tė njeriut me rrethin. Tė gjitha njohuritė qė i posedoni i keni fituar me ndihmėn e tė pesė ndjenjave. Mendja objektive mėson me anė tė vėshtrimit, tė pėrvojės dhe tė arsimimit. Siē ėshtė thėnė mė parė, funksioni mė i rėndėsishėm i mendjes objektive ėshtė tė pėrfunduarit.

Paramendoni se jeni turist nė Los Anxhelos. Nė bazė tė vėshtrimit tė parqeve, tė kopshteve, tė ndėrtesave madhėshtore dhe tė shtėpive e banesave luksoze do tė vini nė pėrfundim se keni tė bėni me njė qytet shumė tė bukur. Kjo ėshtė mėnyra se si vepron mendja juaj objektive.

Ndėrdija shpeshherė quhet mendje subjektive. Detyra e mendjes subjektive ėshtė qė ta njohė rrethin e vet, por duke mos i shfrytėzuar tė pesė ndjenjat ekzistuese.

Me fjalė tė tjera, mendja subjektive sheh me ndihmėn e intuitės dhe paraqet selinė e tė gjitha ndjenjave dhe depon e kujtimeve. Mendja subjektive vjen nė shprehje kur ndjenjat objektive janė pasive. Shkurt, fjala ėshtė pėr pjesėn e mendjes sė njeriut, e cila shpėrthen nė plan tė parė, nė momentin kur mendja objektive kotet ose kur pushon.

Pra, mendja subjektive sheh dhe dėgjon, por gjatė kėsaj kohe nuk i shfrytėzon as organet e tė parit dhe as ato tė tė dėgjuarit. Ajo posedon aftėsi tė tė parafytyruarit. Mendja subjektive ėshtė nė gjendje tė dalė nga trupi, tė udhėtojė nė viset e largėta dhe qė prej tė kthehet me njohuri habitėsisht tė sakta dhe tė vėrteta.

Me ndihmėn e mendjes subjektive, secili prej nesh ėshtė nė gjendje t'i lexojė mendimet e tė afėrmve tė vet a pėrmbajtjen e letrave tė mbyllura. Gjatė gjithė kėsaj, mendja subjektive nuk shėrbehet me mjetet e zakonshme objektive tė komunikimit. Secili qė dėshiron ta pėrvetėsojė aftėsinė e lutjes sė vėrtetė doemos duhet ta kuptojė natyrėn dhe raportin ndėrmjet mendjes objektive dhe asaj subjektive.

Ndėrdija nuk ėshtė e aftė pėr tė vendosur

Ndėrdija nuk ėshtė e aftė qė tė dyshojė nė diēka, pėrkatėsisht nuk ėshtė nė gjendje tė kundėrvihet. Prandaj, secilin, madje edhe sugjestionin e gabuar ajo e pranon si tė vėrtetė, si pėrvojė, si veti a si ngjarje. Ēdo gjė qė i ndodh njeriut mbin nė mendime, tė cilat nė formė tė besimit futen nė ndėrdije.

Po qe se nė ndėrdijen tuaj edhe mė herėt ka pasur keqkuptime, metoda e vetme pėr largimin e tyre ėshtė pėrsėritja e pandėrprerė e mendimeve konstruktive dhe tė drejta, nė mėnyrė qė, mė nė fund, ndėrdija juaj t'i pėrvetėsojė dhe t'i shndėrrojė ato nė shprehi tė reja dhe tė shėndosha jetėsore, sepse ajo ėshtė selia e shprehive tė njeriut.

Vetėdija nė mėnyrėn e vet tė tė menduarit shkakton mihje tė thella nė ndėrdije, gjė qė ėshtė tejet e volitshme, po qe se mendimet janė tė harmonishme, konstruktive dhe paqedashėse. Mirėpo, nėse njeriun e kaplon frika, hallet ose e kaplojnė mendimet shkatėrruese tė ndonjė forme tjetėr, shėrimin mund ta gjejė nėse e kupton dhe e njeh fuqinė kolosale tė ndėrdijes.

Sepse, me fuqinė e tė dėshiruarit fillon tė mendojė pėr fatin, pėr lirinė dhe pėr shėndetin. Pra, po qe se sinqerisht dhe pa luhatje synoni kah liria dhe kah fati, ndėrdija juaj, si fuqi krijuese, do tė pėrkujdeset qė kėto me kėnaqėsi edhe t'i pėrjetoni.

Fuqia kolosale e sugjestionit

Besoj se lexuesi tash e ka mė tė qartė se vetėdija paraqet "rojėn e portės" dhe se roli i saj kryesor ėshtė qė ta ruajė ndėrdijen nga pėrshtypjet e rrejshme. Kėshtu qė, njė nga ligjet themelore tė mendjes sė njeriut ėshtė ndikimi i madh i sugjestionit nė ndėrdije.

Siē ėshtė thėnė mė parė, ndėrdija nuk merret me tė krahasuarit e as, me tė menduarit e pavarur, qė si funksion i takon vetėdijes. Ndėrdija, thjesht, reagon ndaj mendimeve, gjegjėsisht ndaj pėrshtypjeve qė ia pėrcjell vetėdija; nė asnjė moment ajo nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė ēfarėdo pėrcaktimi.

Ja njė shembull klasik tė fuqisė kolosale tė sugjestionit: Merreni me mend sikur t'i afroheshit ndonjė udhėtari tė zbehur nė anije e t'i thonit: "Dukeni shumė keq. Sa i zbehtė qė jeni?! Sigurisht vuani nga sėmundja e detit. Mė lejoni t'ju pėrcjell deri nė kabinėn tuaj".

Udhėtari me siguri edhe mė shumė do tė zbehet. Sugjestioni juaj ėshtė bashkuar me frikėn e tij. Kėshtu qė, ai do ta pranojė ndihmėn tuaj dhe do tė fillojė tė vuaj nga simptomat e sėmundjes sė detit. Pra, sugjestioni negativ ėshtė realizuar.

Reagimet e ndryshme ndaj sugjestionit tė njėjtė

Njerėzit e ndryshėm, sipas ndryshueshmėrisė sė gjendjes sė ndėrdijes dhe tė sistemit tė besimit, reagojnė nė mėnyra tė ndryshme ndaj sugjestionit tė njėjtė. Po qe se i drejtoheni p.sh., marinarit me fjalėt: "Djalosh, paksa keq mė dukesh, mos tė mundon diē? Sikur vuan nga sėmundja e detit?"

Varėsisht nga temperamenti, marinari do t'ju buzėqeshė ose do t'ju fyejė. Nė kėtė rast sugjestioni ka hasur nė murin e pathyeshėm, sepse nė mendjen e marinarit bashkohet bindja e tij e fortė se nuk mund tė sėmuret nga sėmundja e detit. Prandaj, tek ai sugjestioni nuk ka mundur tė shkaktojė frikė, pėrkundrazi ia ka forcuar vetėbesimin.

Sipas fjalorit, sugjestionit, paraqet zgjuarjen e mendimeve tė caktuara nė mendjen e ndokujt, gjegjėsisht nė procesin mendor nė kuadėr tė tė cilit ndonjė mendim pranohet, adaptohet a jetėsohet. Nuk duhet harruar se me anė tė sugjestionit, ndėrdijes nuk mund t'i imponohet asgjė kundėr dėshirės sė pjesės sė vetėdijshme tė mendjes. Me fjalė tė tjera, vetėdija ka fuqi ta refuzojė secilin sugjestion.

Nė rastin e lartpėrmendur, marinari nuk i frikohet sėmundjes sė detit. Ai ėshtė i bindur se ajo kurrė nuk mund ta shtrijė, prandaj sugjestioni negativ tek ai, thjesht, nuk mund tė ngjallė frikė. Tek udhėtari i parė, ndėrkaq, sugjestioni nė plan tė parė e vė frikėsimin e tij tė fshehur nga tė menduarit. Dhe mu kėta faktorė tė brendshėm subjektivė drejtojnė jetėn e secilit prej nesh. Sugjestioni nga vetvetiu nuk ka kurrfarė fuqie, por vetėm nėse pėrvetėsohet nga ndėrdija.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė