Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-02-13, 05:26   #9
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga natyra Shiko postimin
Nis festa e pavarėsisė



Manifestimet pėr shėnimin e ditėlindjes sė pestė tė shtetit tė Kosovės, kanė nisur qė nga 15 shkurti, me mbajtjen e njė akademie solemne nė Universitetin e Prishtinės dhe kanė vazhduar edhe gjatė sė shtunės, me aktivitete tė ndryshme tė institucioneve kulturore publike, kanė njoftuar zyrtarėt e lartė tė Qeverisė sė Kosovės, pėrgjegjės pėr kulturėn.
Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Memli Krasniqi, i ka thėnė Radios Evropa e Lirė, se manifestimet pėr pesė-vjetorin e pavarėsisė sė Kosovės, kanė vazhduar edhe gjatė ditės sė shtunė.
“Anekėnd Kosovės, qė nga mėngjesi, po bėhen homazhe nga delegacionet zyrtare tė tė gjitha institucioneve bashkė. Ndėrsa, mė vonė, nė orėn 18, do tė ketė njė pritje nga ana e presidentes sė Republikės sė Kosovės, zonjės Jahjaga, pėr tė ftuar tė veēantė, korin diplomatik dhe tė tjerė e qė do tė pėrcillet edhe me njė koncert tė Filarmonisė sė Kosovės, si dhe pėr tė vazhduar mė pas nė orėn 20 me shfaqjen mysafire ‘Amadeus’ nga Teatri Kombėtar i Shqipėrisė qė do tė jepet nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės”, ka thėnė Krasniqi.
Ministri Krasniqi ka theksuar se gjatė ditės sė diel, mė 17 Shkurt, do tė vazhdojnė aktivitetet e tjera, nė funksion tė shėnimit tė ditės sė pavarėsisė sė Kosovės.
“Do tė vazhdojnė aktivitetet tjera, duke filluar nė mesditė, nė orėn 12, me paradėn e pavarėsisė - paradėn e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės dhe Policisė sė Kosovės dhe Shėrbimit Emergjent, me koncerte pėr fėmijė e deri te koncerti i fundit, i mbrėmjes, qė do tė jetė nė orėn 20, nė sheshin qendror tė Prishtinė, pėr tė pėrmbyllur gjithēka edhe me ndezjen e fishekzjarrėve”, ka sqaruar Krasniqi.

Nė anėn tjetėr, kompania “Ogillvi Karrota” ka nisur tė shtunėn dekorimin e obeliskut tė pavarėsisė “NEWBORN”, me flamujt e shtetit qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.
Kėtė obelisk e kishte dizajnuar 5 vjet mė parė Fisnik Ismajli nga kjo kompani. Kolegu i tij, Pleurat Spahiu, derisa po e organizonte punėn rreth dekorimit tė obeliskut, i ka thėnė Radios Evropa e Lirė se pikturimi i flamujvenė obelisk, ėshtė mesazh falėnderimi pėr vendet qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.
“Tema, kur e bėra obeliskun e NEWBORN-it, Fisi (Fisnik Ismajli), e ka menduar qė pėr ēdo vit tė ketė njė temė tjetėr dhe njė vizion tjetėr, qė pėr ēdo 17 Shkurt ajo tė ndryshohet dhe tė ketė pamje tjera. Pėrderisa Qeveria e ka lyer pėrsėri me tė njėjtėn ngjyrė, ashtu siē ka qenė, faktikisht na ka kthyer 5 vjet prapa - ne ashtu e shohim. Ne po mendojmė qė me anė tė ngjyrave tė tjera, me anė tė koloritit ta fitojmė njė kontrast dhe njė vizion tjetėr tė NEWBORN-it ta japim nė qendėr tė Prishtinės”, ėshtė shprehur Spahiu.
Ndryshe, qyteti i Prishtinės tashmė ėshtė dekoruar me flamurin e shtetit tė Kosovės, me flamuj kombėtar, si dhe tė vendeve qė e kanė njohur Kosovėn.
Nė Sheshin Nėna Terezė, shitėsit ambulantė kanė vendosur stendat pėr t’iu ofruar qytetarėve flamuj tė ndryshėm.
Njėri prej tyre, Gėzim Ejupi, thotė se qytetarėt po blejnė flamuj nė shenjė kremteje, ndonėse, sipas tij, institucionet kanė bėrė shumė pak qė qyteti ta ketė, siē thotė ai, frymėn festive.

“Tash pėr tash, njėherė, atmosferėn jemi duke e bėrė vetėm ne popullata, qytetarėt e Kosovės, e kam fjalėn nė Prishtinė. Mė shumė ka njerėz kėto tri ditė, para shėnimit tė pavarėsisė, nė sheshin ‘Nėna Terezė’. Mė sė mirė po e bėjmė ne festėn, popullata, deri mė sot, pa institucionet. Kurse, nesėr presim qė edhe institucionet tė na ndihmojnė qė tė bėjmė edhe atmosferė mė tė kėndshme pėr shtetin tonė tė Kosovės”, thotė Gėzimi.
Ngjashėm shpreh mendimin edhe Dafina Beqiraj nga Prishtina:
“Besoj qė tė gjitha kėto organizime, mbase mė shumė po bėhen prej vetė qytetarėve sesa prej institucioneve, sepse ato nuk e kanė bėrė atė organizimin e nevojshėm, meqenėse tani 5 vjet jemi shtet. Prandaj, kėto organizime janė shumė tė pakta nga shteti. Edhe qytetarėt, ndoshta nė mėnyrėn e tyre dhe nė format se sa ata munden, po mundohen ta japin maksimumin pėr kėtė festė”.
Sido qė tė jetė, qytetarėt presin qė gjatė ditės sė diel, mė 17 Shkurt, kur edhe shėnohet ditėlindja e pestė e pavarėsisė sė Kosovės, i gjithė vendi tė kremtojė, siē thanė ata, nė mėnyrė tė dinjitetshme.

//Bota SOT
,,me kujtohet ni fjale e popullit kur e thojshin, moj e mira moj kurrqyshe!
(bima veshin t'thom kurgja)lol

P/s.sikur dhe puna e kesaj "Qeveris Kosoves" ton.Kush ka than,se pas 5 viteve te shpallura pavaresi,do ket mosknaqesi per kete dite te shenjt KOMBETARE?!

Por prap se prap zemra e QYTETARIT mundohet te mbahet,te mbahet dhe ashtu,pa Zotin e Shpis te perfillt.

.....sidoqoft ndaj Urimin per te gjithe ata QYTETAR/E TE KOSOVES qe sadopak ndjein ne zemer Gezimin SOT.

Falemnderit
Natyra.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 17-02-13 nė 05:27
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė