Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-10-07, 13:45   #5
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Sanksionet e Izraelit tė papranueshme
e martė , 30 tetor 2007
Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Mun, i vlerėsoi si tė papranueshme sanksionet e Izraelit kundėr Rripit tė Gazės dhe i bėri thirrje shtetit hebrej qė t`i rishqyrtojė tė njėjtat.
"Sekretari i pėrgjithshėm beson se sanksionet e Izraelit, tė cilat fuqimisht reflektohen mbi tėrė popullatėn e Rripit tė Gazės, janė tė papranueshme dhe bėri thirrje qė tė rishqyrtohen", deklaroi mbrėmė zėdhėnėsi, Mishel Monta. "Sekretari i pėrgjithshėm pėrsėriti thirrjen e tij pėr ndėrprerje tė raketimit tė territorit tė Izraelit dhe dėnoi ashpėr aktet e tilla", deklaroi Monta.

Irani duket se do tė dominojė bisedimet
e martė , 30 tetor 2007
Ministri i jashtėm saudit ka thėnė se veprimi ushtarak kundėr Iranit do tė japė rezultate tė kundėrta dhe mund tė provokojė reagime nga Teherani.
Duke folur pėr BBC-nė, ndėrsa Mbreti Abdullah filloi njė vizitė shtetėrore nė Londėr, Princi Saud al-Faisal tha se ēdo sulm mund tė destabilizojė rajonin dhe mund tė shkaktojė dėme tė mėdha ekonomike.Mbi Irakun, Princi i bėri thirrje komunitetit ndėrkombėtar dhe fqinjėve tė Irakut tė ndihmonin nė stabilizimin e vendit qė ai tha ėshtė shumė kritik pėr stabilitetin nė rajon.Vėrejtjet e mbretit Abdullah mbi terrorizmin dhe shqetėsimet rreth tė drejtave tė njeriut nė Arabinė Saudite janė parakushte pėr tė treguar se kjo vizitė do tė jetė mjaft e debatueshme.Autoritetet britanike po i vėnė theksin bashkėpunimit midis dy qeverive. Dhe siē tha edhe njė zyrtar britanik, marrėdhėnia e Britanisė me Arabinė Saudite nė shumė mėnyra ėshtė mė qėndrorja qė Britania ka, me ēdo vend tjetėr tė Lindjes sė Mesme.

SHBA tregojnė mirėkuptim pėr sulmet turke nė veri tė Irakut
e martė , 30 tetor 2007
Qeveria amerikane pėr herė tė parė ka treguar mirėkuptim ndaj sulmeve tė mundėshme tė kufizuara tė ushtrisė turke kundėr kurdėve nė veri tė Irakut.
Zėdhėnėsja e Shtėpisė sė Bardhė, Dana Perino, deklaroi se pas rrėmbimit tė tetė ushtarėve turkė prej forcave rebele kurde tė partisė puntore, PKK, forcat turke e kanė tė drejtėn qė ushtarėt t'i kėrkojnė edhe nė veri tė Irakut. Mirėpo Turqisė i bėri thirrje pėr maturi. Deri tani SHBA kanė kundėrshtuar hyrjen e ushtrisė turke nė territorin irakian. Ndėrsa Qeveria nė Ankara ka kritikuar SHBA pėr mosverpimin e duhur, kundėr forcave kurde, tė cilat veriun e Irakut e kanė shfrytėzuar pėr sulme ndaj Turqisė. Mediat turke njoftojnė se forcat e kėtij vendi kanė rrethuar afro 100 luftėtarė kurdė nė zonėn kufitare me Irakun. Ka pasur edhe tė shtėna prej helikopterri.


Baradei kėrkon masa mė tė rrepta kundėr programeve bėrthamore
e martė , 30 tetor 2007
Shefi i Organizatės pėr energji bėrthamore, Mohamed el Baradei kėrkon krijimin e njė sistemi ndėrkombėtar, pėr parandalimin e furnizimeve me lėndė nukleare.
Para asamblesė sė pėrgjithėshme tė OKB nė Nju Jork,Baradei shpejgoi se kjo masė ėshtė e domosdoshme me qėllim zvoglimin e rrezikut pėr prodhimin e armėve bėrthamore. Autoritetet e Organizatės pėr energji bėrthamore kanė kumtuar tė dielėn se sipas njohurive tė tyre, Irani ka vazhduar me pasurimin e uraniumit. Mirėpo nuk ka dėshmi konkrete se Irani po punon pėr prodhimin e armėve bėrthamore. SHBA kanė ritheksuar vendosmėrinė pėr shtimin e presionit ndaj Iranit.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė