Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-07, 06:12   #145
Legend
 
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
Legend e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Peja_Boy,nese ke dicka kunder Adelines,mos e torturo veten kaq shume,po shko merru vesh me te! Nese mundesh,sepse ajo momentalisht ndodhet nen mrojtje ne te nivelit me te larte policor.
Te lutem kujdes nese tenton te njollosesh emrin e Heroit Triumf Riza!Te lutem! Je duke e tepruar!
Tani do ta botoj nje shkrim interesant.
Kanė kaluar plotė 20 muaj qė kur kam biseduar me Adelina Ismaili pėr shumė sende nė bisedėn tonė maratonike Londėr - Prishtinė. Prej atėherė intervista e saj nė AlbaNur ka qenė e klikuar mė shumė se 750 mijė herė. Nė faqen e saj tė AlbaNurit cdo ditė hyn mbi 1000 IP-ja nė ditė. Ajo akoma ėshtė numėr Njė dhe personalitet shqiptar i kėrkuar mė sė shumti nė internet prej tė gjithėve, s'ka tė tjerė qė kėrkohen ashtu sic kėrkohet emri i Adelina Ismailit.

Pas vrasjes mizore tė Triumf Rizės nga dora kriminele e rezilėve nė Prishtinės, emri i Adelina Ismailit ishte nė gjuhėn dhe komentet e gjithesecilit. Nė shumė forume shkruhet dhe s’ndalet nė lidhje me kėtė rast dhe lidhja e saj me Triumf Rizėn. Forumet janė forume ku identiteti i vėrtetė i shkruesve mbetet anonim. Kurse mediat nė Kosovė heshtin tė thonė tė vėrtetėn e kėsaj lidhje tė sinqertė mes Adelinės dhe Triumfit. Vetėm “Gazeta Shqiptare” shkruajti lajmin se “Adelina vajton Triumf Rizen”.

Nė “Gazeten express” Baton Haxhiu pėrmend emrin e Rezilit mė tė madh nė Prishtinė, tregon gjendjen e mjerė qė mbizotėron nė redaksinė e tij “mos ja pėrmend emrin Rezilit”. Tregon se Rezilin e ka parė vetėm “nė foto nė disa tubime partiake tė LDK-sė”. Edhe pse pranon gjendjen e mjerimit dhe tortures psikologjike nga rezilėt nė redaksinė e tij, Baton Haxhiu, nė shkrimin e tij, ndalet te kultura dhe estrada shqiptare dhe e pėrgjitheson tė tėrėn se “ėshtė mė shumė prodhuese e konflikteve sesa e kulturės, mė afer kriminelėve se sa muzikės” Pavarėsisht se nuk pajtohem me kėtė pėrgjithėsim, Batoni merr guximin i pari dhe pėrmend emrin e Rezilit dhe lidhjet e politikės me krimin. Behxhet Shala, edhe pse nga prizmi i vet, e vlerson shkrimin dhe guximin e Batonit dhe na tregon se “qytetarėt nuk janė tė sėmurė, sistemi ėshtė i sėmurė dhe para kolapsit”. Kurse Matoshi deri dje ne Lajm dhe sot ne Express ka ndėrruar kiblen. Dy tė parėt kanė guximin tė mirren me probleme tė kėtilla, kurse i treti pergjithėson gjitha levizjet politike dhe i bėnė thirrje Kryeministrit qė krimin e ka pėrpara hundėve? Matoshi ka filluar ne Express t’i laje si duket gjunahet e grumbulluara ne Lajm me letren drejtuar Kryeministrit! Ai e di per cka e kam fjalen!

Kur jemi te Estrada duhet tė themi se yjet e saj me famė gjithmonė janė nė shėnjestėr edhe tė regjimit edhe tė kriminelėve. Kėtė harron ta thotė Batoni. Vetėm lėkura e tyre mund ta shpjegojė mė sė miri kėtė fenomen kėrcėnues pėr ta. Kurse njė nga yjet mė me famė nė mbarė shqiptarinė ėshtė Adelina Ismaili. Tė lidhet krijimtaria artistike e Adelina Ismailit, por edhe e tė tjerėve me kriminelė ordinerė vėrtetė ėshtė mėkat, gjynah shumė i madh. Atėherė lidhjet e Albin Kurtit, Rexhep Qosjes, Adem Demaqit e njerėzve tjerė tė dijes dhe krijimtarisė me kend janė afėr? Ju tė mediave e dini se kush e quajti Albin Kurtin “spiun te serbisė”, ju e dini se kush dha urdhėr tė demolohen zyret e akademikut dhe simbolit tė dijes shqiptare Dr. Rexhep Qosja! Ndaj ju lutem mos nguroni tė bėni gabimin tjetėr se “estarda ėshtė e afėrt me kriminelėt” Nėse nuk jeni nė gjendje t’i mbroni yjet nga kriminelet, atėherė, pashė Zotin, mos i bėni tė afėrt me kriminel.

Ka ardhur koha qė ju nė media tė mirrni rolin e vėrtetė dhe tė mos bėheni vegla tė rezilėve tė regjimit qė kanė pėrdor sistemin pėr mbrapshti. Nuk besoj se sistemi ėshtė nė kolaps. Por lufta e qytetarėve kundėr rezilėve qė pėrdorin sitemin mbrapsht duhet tė vazhdojė deri sa sistemi tė jetė nė shėrbim tė qytetareve dhe jo anasjelltas. Vetė organizimi i qytetarėve nė marsh kundėr krimit “TRIUMF GJITHMON ME TY” tregon se qytetarėt nuk janė tė sėmurė, nuk preferojnė regjimin e gangsterėve nė Kosovė. Nuk mjafton tė themi dhe tė mbesim vetėm te fjala “cfarė vendi, krimi do tė mbetet prap i patrazuar, ose njė thirrje ne Kryeministrin”

Kush jane ata qė orkestruan vrasjen e Trium Rizes pas shpine? A thua ėshtė vetėm Rezili? Unė dyshoj sikurse dyshojnė edhe shumė tė tjerė. Vrasja e Triumf Rizės ėshtė orkestruar nga regjimi i rezilėve tė pushtetit tė UNIMK-ut. Ata qė i quajnė opponentėt e tyre politik “spiuna tė serbisė”. Vrasja e shembėlltyrės sė rendit dhe sigurisė sė qytetarėve Triumf Riza ėshtė vrasje politike: paralajmėrim i rezilėve tė regjimit tė sotėm se me ēdo kusht do tė pėrpiqen tė mos ndėrrohen nė zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė. Nuk besoj se Batoni, Behxheti dhe qytetaret e marshit do tė votojnė pėr partitė qė nė tubimet e tyre kane pasur shoke Rezilin. Pisat e pushtetit nuk kanė nevojė nė kėto zgjedhje pėr Rezilin pėr shkak se kanė shumėzuar rezilė tjerė mė tė sofistikuar nė Kosovė. Kėtė ua ka mundėsuar UNMIKU. Zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė do tė jenė njė luftė mes rezilėve tė regjimit tė LDK-sė dhe atyre qė kėrkojnė ndėrrimin e tyre. Derisa partitė e dalura nga lufta e UCK-sė dhe lėvizja Vetėvendosje kanė elektorat stabil dhe tė discplinuar, lufta nė terren do tė jetė mes dy krahėve tė LDK-sė dhe partiesė se Bhexhetit. Nėse dy krahėt e LDK-sė kanė pėrdorur kėrcnime, grushte pėr tė trashėguar Njėshin, paramendonie se ēka mund tė bėhet nė zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė. Kurse shkuarja e tyre te Pacolli poashtu nuk do tė jetė pa pasoja.

Tė gjithė jemi sė bashku sot me moton “TRIUMF GJTIHMONĖ ME TY!” Me neve sot nuk ishin vetėm kriminelėt, rezilėt, pisat, qė edhe nėnat e tyre, kur shohin kėtė turmė, do tė thonė “paskemi pasur fat tė zi qė kemi lindur kėtė racė kabiljane nė shqiptari”. Sot kjo ecje ėshtė marshi kundėr krimit, dukurisė mė tė keqe nė shqiptari qė duhet t’ia kėpusim rrėnjėt me forcėn e dashurisė, me pasionin tonė qė kemi pėr jetėn dhe pėr ardhmėrinė e fėmijėve tanė, qė tė jetojnė nė njė vend ku krimi dhe politika kriminele e pushtetarėve tė koorruptuar tė konsiderohen kategori tė shėmtuara ne sytė e cdo shqiptari qė do sigurinė dhe lirinė personale.

Sot, nė kėtė marsh, mė kujtohet shqetėsimi dhe brenga e Adelina Ismailit, qė ma patė thanė para 20 muajve se arti, muzika, kultura dhe gjithēka tjetėr nė shoqėrinė kosovare janė nė rrezik dhe kėrcnohen ēdo ditė nga rezilėt dhe pisat e shqiptarisė. Mė kujtohet brenga e saj se mediat dhe shtypi janė nėn influencėn e tyre dhe kanė frikė nga rezilėt. Sot s’do t’i pėrmendi emrat e tyre pasi me kėrkesėn e saj nuk i pata pėrmend edhe para 20 muajsh. Adelina e di se Londra, New York, Kopenhaga dhe gjithė diaspora e dėgjojnė dhe kanė qejf ta kenė nė mesin e tyre. Ajo e di se Diaspora nuk i frikesohet fėlliqesirave tė kombit shqiptar. Por, edhe kėsaj here s’do t’i pėrmendim emrat e tyre dhe do tė mbesim besnik kėrkesės sė saj “kur ēdo e vėrtetė tė zbardhet nga organet ligjvėnėse nė Kosovė” Tani kupa ėshtė mbushur plot dhe pritjet tona nuk do tė jenė qė vetėm ekzekutorėt tė pėrballen me ligjin e drejtėsisė, por organizatorėt dhe pėrkrahėsit e tyre qė janė tė instaluar nė pushtetin e UMIKUT.


Sot, nė marshin “TRIUMF GJTIHMONĖ ME TY!” tė gjithė janė unik dhe kėrkojnė Luftė kundėr krimit, t’ia kėpusim rrėnjėt kėsaj tė keqe. Sot gjithė kėrkojnė gjyqėsi tė drejtė, efikase dhe tė shpejtė. S’ka arsye tė thuhet “pėr mungesė tė provave rezilėt dhe pisėt lirohen nga dėnimet” Tė gjithė e dijnė se kush e vrau Triumf Rizėn, kush janė organizatorėt dhe pėrkrahėsit e tyre. Sot mesazhi i qytetarėve ėshtė i qartė dhe me theks tė vaēantė drejtuar jo vetėm Gjyqėsisė sė Kosovės, por edhe tė gjitha institucioneve tjera.

Sot le tė jetė dita kur mediat dhe gazetat nė Kosovė do tė marrin guximin t’i emėrojne kriminelėt me emėr dhe mbiemėr. Tė zbulojnė lidhjet dhe bizneset e pista tė tyre me disa pushtetarė. Nuk ėshtė mirė tė mirren vetėm me opozitar, por le tė mirren me pushtetarėt, qė pas viti 2003 u lejuan rezilėve dhe pisave tė krijojnė foletė e tyre nė disa segmente tė institucioneve tė Kosovės dhe mė sė tepėrmi nė Gjyqėsi. Kriminelėt kėrkojnė tė ndėrtojnė foletė nė pushtet dhe jo nė opozitė. Cili avokat do ta ketė fatin e zi t’u dalė nė mbrojte kriminelėve qė vranė ligjin, sigurin dhe dashurinė e Triumf Rizės? Cili avokat do t’i lakmojė paratė e pista tė kriminelėve tė fituara nga heroina? Cili, cili, ciliiiiiiiiiiiiiiii…

TRIUMF RIZA DO TE MBETESH IDEAL NE HISTORINE E RE TE SHQIPTAREVE PER TE LUFTUAR FELLIQESIRAT E KOMBIT SHQIPTAR!

ALBANUR E SHPALL ADELINA ISMAILIN IKONE TE DURIMIT DHE LUFTES KUNDER KRIMIT NE SHQIPTARI!
Legend Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė