Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-06-06, 18:58   #6
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jador
.........kompleksi (kolektiv ) i inferioritetit ........!!

Eshte shume e vertete kjo qe ke thene!
Shqiptaret fatkeqesisht ndjehen disi te terhequr, disi te turpshem, disi te ndrojtur.
Hyn diku ne nje mjedis te huaj dhe menjehere nis e ngushtohesh e shtrengohesh se nuk te duket mjedisi i kendshem.
Shkon ne nje zyre per te kerkuar nje dokument apo nje te drejte qe te takon dhe sa hyn aty, nisin emocionet edhe pyetjet ndaj vetes se kush eshte aty, cfare do me pyesin, cfare do me thone?
Hyn ne nje aeroport e menjehere e sheh kontrollorin apo policin e fill nis e skuqesh a thua se ke bere krimet me te medhaja ndaj njerezimit.
I shihje deshmitaret e gjyqit kunder Millosheviqit se si ata druheshin te flisnin, druheshin te tregonin krimet me forcen me te madhe.
I sheh politikanet ne Shqiperi, Kosove se si rrijne si nxenesi para mesuesit ndaj nje X apo Y politikani te huaj.
I shikon ne fshatra apo qytete se si behen njerezit cope per te pritur a percjelle nje te huaj te rendomte a thua se eshte Zoti dhe sa te ashper e sa te vrazhde tregohen e sillen mes veti.

Mendoj se ky koncept ka lindur nga vete menyra jone tradicionale e jeteses dhe jeta patriarkale e paksa primitive, ashtu e mbyllur brenda fisit, brenda fshatit, brenda nje mahalle a qofte brenda nje qyteze.
Kjo tregon se jeta moderne shume vone ka ardhur tek ne e per kete aresye ne ndjehemi paksa inferiore.
Vec kesaj nje ndikim te madh ne krijimin e ketij kompleksi ka qenja e shqiptareve per shume shekuj si popull i sunduar nga te huajt.
Nese te urdheron nje i huaj, ti e zbaton ate 100% a nese te urdheron nje zyrtar vendor ti nis menjehere debatet e mosbindjen.
Ne shume shkrime e kam cituar se liria ende nuk ka depertuar plotesisht ne trupin dhe mendjen e shqiptarit e se te ai ende ka ndikim qenja si qytetar i dores se dyte per shume shekuj.
Kur te mos ndjehesh me skllav, atehere nuk ke me komplekse inferioriteti!
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė