Tema: Evolicioni
Shiko Postimin Tek
Vjetër 15-11-08, 15:21   #3
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Evolicioni

Faktori i ndryshueshmërisë

Tek nje organizem, fenotipi i tij eshte rezultat i gjenotipit te tij dhe i ndikimit te ambientit ku jeton. Nje pjese e mire e ndryshimeve ne fenotipet e nje popullate vjen si rezultat ndryshimeve ne gjenotipet e tyre. Evolucioni nuk eshte gje tjeter vecse ndryshimet me kalimin e kohes ne diapazonin gjenetik. Frekuenca e shfaqjes se nje aleleje te caktuar do te luhatet duke u bere me e shpeshte apo me e rralle perkundrejt formave te tjera te po te njejtit gjen. Forcat evolutive sjellin ne keto ndryshime si ne njerin drejtim ashtu edhe ne tjetrin. Ndryshueshmeria zhduket kur nje alele arrin piken e stabilitetit, apo te fiksimit - rasti kur ose zhduket fare nga popullata, ose zevendeson komplet nje alele te paraardhesve.

Keto ndryshime, qe njihen dhe me emrin variacione, jane rezultat i mutacioneve ne materialin gjenetik, migrimet apo shtegtimet e popullatave (migrim gjenesh) si dhe shkartisjes(perzjerjes) se gjeneve nepermjet riprodhimit seksual. Variacionet lindin dhe nga shkembimi i gjeneve midis specieve te ndryshme; shembull mund te japim transferimin horizontal te gjeneve tek bakteriet apo hibridizimin tek bimet. Megjithe variacionet e parreshtura te shfaqura ne keto menyra, pjesa me e madhe e gjenomit te nje specie eshte identike ne te tere individet e kesaj specie. Por sidoqofte, edhe ndryshime te vogla te ne gjenotip mund te cojne ne ndryshime te theksuara ne fenotip: shimpanzete dhe njerezit ndryshojne vetem me rreth 5% ne gjenomet e njeri tjetrit.

__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë