Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-07, 14:33   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Nė fillim Beogradi nuk i dha rėndėsi kryengritjes sė Drenicės dhe sikurse kujton Sekretari i Pėrgjithshėm i Lidhjes II tė Prizrenit (1943) Tahir Zajmi: "... ky zjarm i rezistencės shqiptare mund tė shtypej e mund tė shuhej shpejt e shpejt, por tue pa se Brigadat sulmuese tė operacionit po i shgatrroheshin njena mbas tjetrės zu m’u tranditė mjaft, aqė sa po kėrcnohej edhe kryeqendra e Kosovės, Prishtina, dhe organizoj fuqina tė reja nė nji masė serjoze tue dėrgue Brigada mbas Brigadash qė humbshin efektivet e tyne nė nji mėnyrė tė tmerrėshme, sa me habitė e shqetėsue Shtabin Madhnuer, i cilli vu nė veprim edhe aviona ajrorė bombardimi dhe kishte urdhnue komanden e operacjoneve pėr masakrime nė masė dhe djegie e rrėnime katundesh e shtėpijash shqiptare. Thuhet se nė kėt rasė u dogjen e u banė hi e pluhun 44 katunde tė Drenicės dhe krejtė gjaja e gjallė e pasunija e tundėshme e banorvet u plaēkit dhe u bajt nga fuqi qeverritare.
Numri i tė ramvet ndėr ndeshjet e kėsaj lufte dhe aj i tė pushkatuemvet kalon 5000 vetėt, ndėrsa edhe aj i partizanvet komunist flitėt me siguri se nuk ka qenė ma i pakėt. Kah mbarimi i marsit nė nji ndeshje e sipėr vritėt edhe udhėhjeksi i pafat i kryengritjes, Shaban Polluzha, dhe krahu i djathėt i tij Kapiten Mehmet Gradica me shokė tė tjerė trima dhe kėshtu merr fund qindresa e Drenicės, pėr tė vazhdue tragjedija nė vende e kohna tė tjera. Edhe Salih Bajraktari i Drenicės bashkė me 7 shokė tė tjerė prej rrahjeve e torturavet kanė vdekė ndėr burgje, kurse 160 luftarė tė tjerė, djelmosha dhe burra tė plagosun e tė merdhimbė kambėsh nė luften e Drenicės, kanė vdekė ndėr male, pa pasun mundėsi, as mjetėt ma elementare me i mjekue plagėt e tru pave tė tyne. N’atė kohė asht vra edhe Shaban Sadik Gjurgjeviku bashkė me disa shokė tė tij nė nji pėrpjekje me partizanet komunist."
Sadik Rama nė vitin 1899, sė bashku me shumė krerė tė Kosovės, mori pjesė nė Kuvendin e Besėlidhjes Shqiptare tė Pejės, nė kullėn e Haxhi Zekės. Nė kryengrijen e vitit 1906-1908 kundėr turqve, mori plagė tė rėnda. Ka qenė pjesėmarrės i Lidhjes sė Junikut dhe njė ndėr udhėheqėsit e kryengrijes shqiptare tė vitit 1912, nė Rrafshin e Dukagjinit. Ashtu sikurse Mucius Scevola i Romės antike, qė vuri dorėn nė zjarr, pėr t’i treguar armikut se sa tė vendosur ishin romakėt nė mbrotjen e Atdheut tė tyre, ashtu edhe Sadik Rama dhe mė pas Ukė Sadiku dhanė shembullin e trimėrisė shqiptare qė pushtuesit serbomalazezė, italianė ta njihte kudo qė kaloi, nėpėr ēdo fushė e male, ku jehoi pushka e rezistencės antifashiste e antisllave.
Sadik Rama ka luajtur rol tė rėndėsishėm, si prijės i kryengritjes sė vitit 1919, sė bashku me Hasan Prishtinėn, Bajram Currin, Zef Gjododėn, Azem e Shote Galicėn e shumė krerė tė tjerė. Betejat zgjatėn disa javė dhe ishin shumė tė pėrgjakshme. Kėto kryengritje asgjesuan poskomandat dhe pikat kyēe tė xhandarmarisė serbe nė shumė krahina tė Kosovės. Nė njė nga artikujt e gazetės "Republika", shkruar nga Tahir C.Kėrrnaja, pėrshkruhet heroizmi i luftėtarit tė njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut. Ndėr tė tjera lexojmė: "Njė nga kėta burra tė vjetėr qė na fliste nė mėnyrė tė zjarrtė, ka qenė edhe Sadik Rama i Gjurgjevikut, patriot nga mė tė njohurit nė Kosovė, i njohur pėr trimėri e rezistencė kundėr xhandarmarisė sė Krajlit serb. Ai na tregonte pėr luftrat e bėra sė bashku me Bajram Currin, Beqir Rexhėn, kryetrimin Azem Galica dhe gruan e tij legjendare, Shote Galica, Hasan Prishtinėn, Idriz Seferin, Hoxhė Kadriun e tė tjera figura heroike tė Kosovės sė martirizuar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė