Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 00:30   #11
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Lėre tė kotėn dhe fillo punėn!

E nderuara rini! Ja, tani arritėm aty ku ka qenė edhe qėllimi ynė esencial. Pasi qė folėm mjaft pėr shumė gjėra tė rėndėsishme, ku na u bė e qartė ēdo gjė qė na interesonte, pėrse mos tė fillojmė qė tani, duke e ditur se ēdo fillim ka vėshtirėsi, mirėpo rezultati ėshtė paqe, lumturi e gėzim.

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Dy gjėra tė rėndėsishme njerėzit i kanė humbur dhe nuk u kushtojnė rėndėsi: Shėndeti dhe koha e lirė." [Trans. Buhariu].

Pėrse nuk mendon se mund tė jesh ti pėr qėllim nė kėtė hadith. Ti tani je nė kohėn e shėndetit dhe forcės, dhe ke kohė tė mjaftueshme, tė cilėn tė tjerėt po e shfrytėzojnė pėr interesa tė tyre pesonale. Pėrse nuk po e jep mundin tėnd nė atė qė tė afron tek Allahu dhe nė atė qė do tė jetė e dobishme pėr ty nė Ditėn e Gjykimit?!

Abdullah ibėn Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thotė: "Njeriu mė i urryer tek unė ėshtė ai, tė cilin e shoh gjithnjė tė lirė, qė nuk punon as pėr kėtė botė, e as pėr jetėn e amshueshme."

Ebu Abas ed Dinuri thotė: "Nuk shoh gjėra mė tė vlefshme nė kėtė botė sesa koha dhe zemra, por ti i ke humbur qė tė dyja!"

Ebu Zejd thotė: "Me tė vėrtetė, dita dhe nata janė pasuria mė e madhe pėr njė besimtar. Fitimi i tyre ėshtė Xheneti, ndėrsa humbja e tyre ėshtė Xhehenemi."
"Vėrtet kjo botė ėshtė rrugė pėr nė Xhennet ose pėr nė Zjarr."

Ibrahim ibėn Shejbani thotė: "Kush kujdeset pėr kohėn e tij dhe nuk e shfrytėzon nė atė qė Allahu nuk e do, Allahu do t'ia mbrojė atij fenė dhe dunjanė."

Omer ibėn Dherr thotė: "Sikur tė gjallėt ta dinin se ēka ndodh me trupat e tė vdekurve nė varre, do tė ishin mė tė kujdesshėm nė ditėt e tyre, duke iu frikėsuar ditės kur do t’u ndalen zemrat dhe shikimet."

Ibėn Rexheb thotė: "Eshtė obligim pėr ēdo besimtar qė tė shpejtojė nė punė tė mira, para se t’i shpejtohen punėt atij (kur mos tė ketė mundėsi) dhe gjendja e tij tė jetė vdekje apo sėmundje, apo se mos po e zėnė disa dėshmi nga tė cilat nuk pranohen veprat."


Pasthėnie

Vėlla!
· Dije se jeta jote ėshtė pasuri e jotja, ndaj mos e shfrytėzo nė atė qė nuk ke dobi.

· Zgjedhja e shoqėrisė: Mundohu qė pėr shok tė kesh atė qė kur tė bėsh vepra tė kėqija, tė kėshillon dhe largohu nga ajo shoqėri qė e humb kohėn kot.

· Kujdesu pėr namazin, sepse ai ėshtė shkak pėr shpėtim, dhe mos fli nė kohėn e namazit tė sabahut.

"O lėnėsi i namazit,
me tė vėrtetė namazi ankohet,
dhe thotė nė kohėn e tij,
Allahu i mallkoftė lėnėsit e tij!"

· Merr abdes nė mėnyrėn mė tė pėlqyer, shpeshto hapat pėr nė xhami dhe prite namazin pas namazit.

· Shpejto pėr nė xhami sapo ta dėgjosh ezanin, sepse Allahu ėshtė mė i Madh dhe mė i Fuqishėm se ēdo send.

· Agjėro mė tepėr, sepse agjėrimi ėshtė ilaē pėr sėmundjet rinore.

· Mėsohu qė t'u japėsh dhurata e ndihma tė varfėrve e jetimėve. Tė japėsh pėr ndėrtimin e xhamive, rrugėve, etj. sepse ajo ėshtė shkak qė tė largon nga shumė fatkeqėsi.

· Shpejto nė kryerjen e Haxhit dhe mos vono as Umren, sepse ēdo Umre ėshtė shlyerje mėkatesh mes tyre.

· Caktoji vetes tėnde njė orar pėr mėsimin e Kuranit nė ēdo ditė dhe kujdesu pėr tė, sepse i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Mė i miri prej jush ėshtė ai qė e mėson Kuranin dhe ua mėson atė tė tjerėve." [Buhariu].

· Pėrkujtoje sa mė shumė Allahun dhe lutu ditė e natė, sepse Allahu u pėrgjigjet atyre qė e pėrkujtojnė Atė dhe i pėrgjigjet lutjes sė lutėsit, nėse bėhet me sinqeritet.

· Lexo e studio historinė e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe tė shokėve tė tij, me shpresė se do tė mvishesh me disa nga cilėsitė e tyre.

· Mundohu tė jesh prezentues i rregullt nė ligjėrata tė diturisė (sidomos ligjėrata rreth Fesė Islame, e sidomos sot kur ne kemi nevojė tė madhe pėr kėto mėsime, qė ta njohim Krijuesin tonė, Zotėruesin, Shpėtuesin, Ndihmėsin, Furnizuesin dhe Shpirt-marrėsin tonė). I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Kėrkimi i diturisė ėshtė obligim pėr ēdo musliman " Sahih

· Bėhu modest, dhe mjerė mendjemėdhenjtė, sepse ata nuk do tė hyjnė nė Xhennet.

· Largohu nga zilia, sepse ky ėshtė shkaku qė Allahu e largoi Iblisin nga Parajsa.

· Respekto prindėrit dhe mos i hidhėro, sepse mosrepektuesi i prindėrve nuk hyn nė Xhennet.

· Vizita e tė sėmurėve, bartja e tė vdekurve (xhenazeve) dhe vizita e varreve[1], tė bėhet shkak pėr shtimin e besimit dhe kujtimin e Ditės sė Fundit. Pra, mos pėrto!

· Buzėqeshja nė fytyrėn e vėllait tėnd ėshtė sadaka (lėmoshė); shpeshto takimet dhe pėrmirėso raportet me vėllezėrit tu!

· Largohu nga muzika, sepse nuk bashkohen nė zemrėn e njė individi, dashuria pėr muzikėn dhe dashuria pėr Kuranin. Andaj, vepro me menēuri dhe zgjidh atė qė tė bėn tė lumtur nė tė dy botėt (dashurinė pėr Kuranin).

· Mundohu tė largohesh nga shikimet e ndaluara, sepse ulja e shikimit ėshtė nga adhurimet e tė devotshmėve.

· Ndihmoi vėllezėrit e tu kur kanė nevojė, sepse kush e ndihmon vėllanė e vet kur ai ka nevojė, Allahu do t'a ndihmojė atė kur tė ketė nevojė.

Falėnderimi i takon Allahut,
Zotit tė botėve.


[1] Nė mėnyrė tė lejuar, e jo siē bėjnė disa njerėz, tė cilėt me njė vizitė varresh bėjnė kush e di sa kundravajtje qė arrijnė nė politeizėm, duke shkuar te varri i ndonjė personi dhe duke kėrkuar nga ai ndihmė, shėrim, fėmijė, pasuri ose edhe gjėra tė tjera, ngase ai qė i kryen kėto veprime dhe mendon se i vdekuri mund t'ia plotėsojė kėto kėrkesa, ai ėshtė larguar nga Islami dhe ėshtė bėrė nga jobesimtarėt, edhe pse pohon se ai ėshtė musliman. Kjo, sepse me kryerjen e kėtyre veprave ai del nga Islami, nėse i ėshtė bėrė e qartė se veprimi i tillė ėshtė i ndaluar dhe ai e ka kuptuar atė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:48 Arsyeja: Shkruar me ngjyra
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė