Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-09-11, 09:48   #34
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Ahtisaari shprehet i shqetėsuar pėr njohjet






Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, gjatė qėndrimit nė New York, i shoqėruar nga ambasadori i Republikės sė Kosovės nė SHBA, Avni Spahiu, u takua me ish-ndėrmjetėsin e OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari. Presidentja Jahjaga e falėnderoi ish-presidentin finlandez pėr punėn dhe mbėshtetjen e tij pėr Kosovėn dhe tha se vendi ka shėnuar pėrparime tė mėdha nė veēanti nė zbatimin e planit tė hartuar prej tij.
Presidentja Jahjaga tha se Plani Ahtisaari ka ofruar mundėsi tė mėdha pėr komunitetin serb dhe theksoi rėndėsinė e shtrirjes sė tij edhe nė pjesėn veriore tė Kosovės, me qėllim tė integrimit tė plotė tė komunitetit serb qė jeton atje. Ajo tha se shpėrbėrja e strukturave ilegale serbe nė veri do tė mundėsonte edhe zhvillimin ekonomik pėr kėtė pjesė tė Kosovės dhe komunikimin mė tė lirė dhe tė drejtpėrdrejtė tė qytetarėve serbė nė veri me institucionet e Kosovės.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ėshtė shtet sovran dhe pavarėsia e saj ėshtė e pakthyeshme dhe e njohur ndėrkombėtarisht. Ajo tha se Kosova dhe Serbia kanė synim integrimin nė strukturat euroatlantike dhe ato duhet qė ta ndihmojnė njėra-tjetrėn nė kėtė rrugė. Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka nevojė pėr marrėdhėnie kontraktuale me BE-nė qė tė thellojė reformat e brendshme dhe tė pėrshpejtojė procesin e pėrafrimit me strukturat euroatlantike.

Ish-presidenti finlandez Ahtisaari e pėrgėzoi Presidenten pėr punėn e saj dhe vlerėsoi tė arriturat e Kosovės nė kohėt e fundit. Ai tha se ėshtė i gatshėm qė tė ndihmojė Kosovėn nė pėrpjekjet e saj nė skenėn ndėrkombėtare por theksoi se ėshtė i shqetėsuar me procesin e ngadalshėm tė njohjeve tė pavarėsisė sė saj.

Ish-presidenti Ahtisaari tha se mosnjohja e Kosovės nga pesė vende tė BE-sė e ka vėshtirėsuar rrugėn e saj dhe theksoi se BE-ja duhet tė dėrgojė porosi tė qarta pėr gjithė rajonin dhe pėr Kosovėn nė veēanti pėr proceset integruese. Ai tha se duhet tė qartėsohen tė gjitha pengesat qė po i bėhen Kosovės qė ajo tė vazhdojė zhvillimin e saj nė tė gjitha fushat. Ish-Presidenti Ahtisaari tha se shpreson pėr ndryshim tė gjendjes nė veri tė Kosovės dhe pėr integrimin e serbėve tė kėsaj pjese. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė