Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-09-09, 16:45   #9
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kush ishte Napoleon Bonaparti

Shqipja dhe Napoleoni
Nė qoftė se pranohen shpjegimet e personalitetit tė shquar politikan dhe historian francez Adolf Thiers, lind pyehtja: Napoleon Bonaparti, a e njihte gjuhen shqipe. Kėtė nuk mund ta themi, pasi nuk kemi dokumente. Sipas profesorit linguist tė shquar Eqerem Ēabej: Njė nga gjeneralėt mė besnikė tė Napoleon Bonapartit, ka qenė edhe mareshalli Ney; gjeneral me trup tė lartė, qė nė gjatėsi ia kalonte shumė Napoleonit. Thuhet, se kur e qortonte Napoleoni Ney-n do t“ja shkurtonte ndryshimin qė kishte nė trup me tė. Kėto fjalė, ai i shoqėronte dhe me disa sharje tė njė gjuhe tė huaj, qė mareshal Ney dhe shokėt nuk e kuptonin. Cila ishte kjo gjuhė? Pėr pėrgjigjen e kėsaj pyetje mund t“i referoheni edhe veprės sė Leo Freundrich, “Gologota Shqiptare”, nė faqen 37. Edhe njė tjetėr pyetje e bren kureshtjen tonė. A e njihte Napoleon Bonaparti historinė e Shqipėrisė? Edhe kjo mbetet enigmė pėr mungesė tė dokumenteve. Megjithėse nė hartat topografike, ushtarake tė tij, trevat tokėsore qė shtriheshin qysh nga Sllovenia deri nė Detin Jon, i kishte quajtur “Iliri”. Ėshtė fakt, qė edhe sot nė Slloveni, duke u nisur nga ky emėrtim i tokave tė tyre, sllovenėt, mjaft hotele dhe rrugė i kanė emėrtuar me fjalėn “Iliri”, si nė Lubjanė etj. Logjike ėshtė tė pyetet se a e njihte Napoleon Bonaparti se shqiptarėt kishin zakone tė pėrbashkėta me korsikanėt? Kėtė nuk mund ta thuash me siguri, megjithatė ka argumente qė vijnė nė kėtė linjė. Nga tė dhėnat e mbledhura, thuhet se ky perandor i lindur nė Korsikė, konkretisht nė Ajaccio, e ka ditur se shqiptarėt dhe korsikanėt kanė zakone tė pėrbashkėta nė lidhje me besėn, hakmarrjen, mikėpritjen etj.

Buonaparti: Ruhuni nga Ali Pashai
Po tė kujtojmė “Vendetta” Balzak-Mateo Falkoni-Prosper Merime, apo dhe filmin “Barbaxhia” vėrtetohen kėto qė themi. Njėkohėsisht pėr tė mbrojtur pėrfaqėsuesit e tij, si Pukėvillin e tė tjerė, nė shtetin autonom tė pashallėkut shqiptar tė Janinės sė Ali Pashė Tepelenės, nuk ishin tė rastit kėshillimet e vazhdueshme qė Napoleon Bonaparti i jepte konsullit tė vet qė tė ruhej nga dinakėritė e Aliut, duke i thėnė: “Ruaju nė qoftė se nuk ta ka hedhur”. Si shpjegohen masakrat qė kanė kryer forcat franceze nė Egjipt, ku midis tė masakruarėve ka pasur edhe shqiptarė? Sipas shpjegimeve tė profesor Petraq Pepo, historian i njohur, lidhur me ekspeditėn e ushtarakėve tė Napoleonit nė Egjipt, mėsohet se ushtarėt francezė kanė zhvilluar luftime tė pėrgjakshme me vendasit, sidomos nė Tabor, gjatė pranverės sė vitit 1799. Gjithashtu, beteja tė pėrgjakshme janė zhvilluar edhe nė ujėrat territoriale tė Egjiptit, si pėr shembull nė afėrsi tė Abukirit etj. Atje, forcat detare franceze, tė komanduara nga admirali Brueys, u ndeshėn rreptazi me forcat detare angleze tė komanduara nga admirali i dėgjuar Orcio Nelson. Nė tė gjitha kėto luftime detare u vra dhe admirali francez Brueys. Edhe nė luftimet tokėsore, francezėt pėsuan humbje tė mėdha nė ushtarė, sepse nuk ishin mėsuar me terrene tė tilla afrikane. Atje u vra edhe gjenerali i dalluar Kleber. Forcat ushtarake frenceze, tė egėrsuara, me nė krye gjeneralin Andreossi, kėrkonin me kėmbėngulje tė arrinin fitoren, duke mos kursyer kėshtu edhe masakrat masive. Midis ushtarėve vendas pėr mbrojtjen e Egjiptit, ka patur edhe mjaft luftėtarė shqiptarė. Ta vazhdonin t“i mbronin me trimėri kėshtjellat qė u ishin besuar. Komanda ushtarake franceze, me nė krye Andreossin, nė pamundėsi pėr t“i hedhur nė dorė kėshtjellat me forcėn e armėve, u premtoi tė rrethuarėve, luftėtarėve shqiptarė, si tė huaj qė ishin se do t“i linin tė lirė tė largoheshin sė bashku me armėt e tyre, mjaft qė ata tė dorėzonin kėshtjellat. Shqiptarėt e besuan njė gjė tė tillė dhe dolėn kėshtu nga kėshtjellat tė armatosur, por gjeneral Andreossi, i preu nė besė, i ēarmatosi rrugės dhe njė pjesė tė mirė tė tyre e pushkatoi nė deltėn e Nilit. Thuhet se Napoleon Bonaparti, kur u vu nė dijeni, e dėnoi pabesinė e gjeneralit tė tij, dhe e pėrkufizonte kėtė fitore me masakėr me kėto fjalė: “Ushtari francez nuk ėshtė mėsuar tė korrė fitoren mbi kundėrshtarėt, duke i mashtruar dhe ēarmatosur nė befasi”. Njėkohėsisht, kėtij gjenerali i mori edhe medaljonin prej gurėsh tė ēmuar qė vetė ja kishte dhėnė. Napoleon Bonaparti, me gjithė marrėveshjet e ftohta qė kishte me Ali Pashė Tepelenėn, mė vonė u lidhėn me njė miqėsi tė ngushtė. Ky perandor i Francės, nė kundėrshtim me dėshirat e Stambollit, dėrgoi nė Janinė konsujt e tij. Kėtė qytet e quante kryeqytetin e Shqipėrisė. Napoleoni ishte nga tė parėt qė e kuptoi se Ali Pashė Tepelena, ēdo ditė e mė shumė e largonte pashallėkun e tij nga influenca e Sulltanit, duke e kthyer atė nė njė shtet autonom shqiptar. Aliu, sytė ia kishte drejtuar Evropės. Ai pranoi tė zbatohet nė shtetin e tij legjislacioni frėng, i barazimit, ku myslimanėt tė kishin tė drejta tė barabarta me tė krishterėt. Franca dėrgoi tek Ali Pasha specialistė pėr organizimin e shtetit dhe tė ushtrisė, e cila u zgjerua nė kohė lufte deri nė pesėdhjetėmijė ushtarė. Napoleoni nė Janinė ngriti fonderi pėr derdhje topash tė ēdo kalibri, armė tė ndryshme si dhe punishte pėr prodhim baruti. Franca e pajisi Aliun me anije lufte, organizoi mjetet e komunikacionit dhe rendin me organizatorė tė tij. Nė pashallėkun e Janinės kudo u vendos qetėsia. Lidhur me miqėsinė familjare qė ka patur Napoleon Bonaparti me atė tė Ali Pashė Tepelenės, pėrveē tė dhėnave gojore, na konkretizohen dhe me orenditė shtėpiake qė kemi gjetur nė banesėn e Myfit Bej Libohovės, konkretisht njė servis ēaji dhe kafeje, servis blu me gėrmėn iniciale “N” tė Napoleon Bonapartit, si dhe dy piktura me bojė vaji tė Ali Pashė Tepelenės me sy bojėqelli tė piktorėve tė njohur francezė, si Dypre etj. Kėto tė dhėna tė Napoleon Bonapartit, i ishin dhuruar Ali Pashė Tepelenės dhe e motra e tij, Shanishaja, kėto dhurata ja ka dhuruar gjyshit tė Myfit Bej Libohovės, Sulejman Pashės, me tė cilin ishte martuar. Madje edhe varri i motrės sė Ali Pashės, Shanishasė, ndodhet nė Libohovė. __________________
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė