Tema: Kriza Greke
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-10-11, 20:25   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Kriza Greke

Edhepse tanime shtet i falimentuar, Greqia vazhdon te financoj shkollat grene ke Shqiperi.



Greqia kritikon qeverinė shqiptare, lekė shkollave greke nė Korēė e Himarė


Ministri i Jashtėm i Greqisė, Stavros Lambrinidhis, nė njė deklaratė tė dhėnė pėr shtyp, deklaroi: “Megjithėse po kalojmė njė periudhė tė vėshtirė ekonomike, – thekson deklarata e shefit tė diplomacisė greke – Ministria e Jashtme ka bėrė pėrpjekje pėr tė mbuluar shpenzimet ekonomike tė funksionimit tė kėtyre dy shkollave nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit”. Qeveria greke ėshtė futur nė njė maratonė qė me ēdo kusht tė siguroj financimin e dy shkollave greke nė Korēė dhe Himarė, gjė kjo e arritur tashmė.
Duke vazhduar mė tej nė deklaratėn e tij, ministri i jashtėm i Greqisė, z. Lambrinidhis, theksoi: “Athina ėshtė e shqetėsuar pėr politikat qė aplikon qeveria shqiptare dhe autoritetet e saj, pėr “Zonat Minoritare”, pasi shteti shqiptarė pengon tė drejtėn e mėsimdhėnies sė pakicave tė tjera jashtė kėtyre zonave, ku Shqipėria nė mėnyr arbitrare ka kufizuar dhe punon pėr mos njohjen e ekzistencės sė diasporės greke nė kėtė vend , duke shkelur tė drejtat ndėrkombėtare tė saj”.

Nė mbyllje tė kėsaj interviste, ministri i jashtėm i Greqisė thekson se: “Ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė iniciativa pėr funksionimin e shkollės “Omiros” nė Korēė dhe shkollės greke nė Himarė. Punėn e mirė dhe mirėfunksionim e tyre Ministria e Arsimit tė Greqisė e ndjek me vėmendje tė madhe sė bashku me organet Greqke nė Shqipėri dhe e mbėshtetin me ēdo mėnyrė”.
Kohėt e fundit, mediat greke promovuan kėtė problem, duke bėrė me dije se kėto shkolla rrezikonin tė mbylleshin pėr arsye ekonomike. Gjithashtu, partia mė e madhe opozitare Demokracia e Re dhe partia ekstremiste e djathtė LAOS, kanė kritikuar ashpėr qeverinė Papandreu pėr politikėn e saj tė jashtė, ku sipas tyre kjo politik ėshtė tepėr e gabuar dhe nė dėm tė Greqisė, madje njė deputet i Demokracisė sė Re, deklaroi nė njė seancė plenarė tė parlamentit grek: “Ėshtė pozitiv fakti qė do tė funksionojnė kėto shkolla nė ato zona qė qysh prej kohės sė Enver Hoxhės nuk njihen si zona minoritare, por qė prej lashtėsisė, janė djep i helenizmit”.
Mbetet tė theksojmė se pėr shumė ditė rresht, mediat shqiptare denoncuan faktin se nė shkollėn greke nė Korēė “Omiros”, nxėnėsit e kėsaj shkolle mėsonin se “Jugu i Shqipėrisė ėshtė Greqi”, ky zbulim tragjik nga ana e mediave shqiptare detyroj Ministrin e Arsimit tė Shqipėrisė z.Genc Pollo tė raportonte para Kuvendit, se si ka mundėsi dhe si ėshtė e mundur qė Ministria e Arsimit tė Shqipėrisė kishte dhėnė leje qė ky tekst shtrembėrimi historik dhe krejtėsisht i pa bazė e anti-shqiptarė tė mėsohej nėm kėto shkolla. Edhe pse Ministri i Arsimit, Genc Pollo e mohoj kėtė fakt, nuk ishin tė pakta mediat tė cilat e botuan kėtė tekst shkollor pėr tė nxjerr tė vėrtetėn nė dritė dhe gėnjeshtar ministrin e arsimit Pollo.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė