Shiko Postimin Tek
Vjetër 21-05-11, 21:06   #10
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Ne pjesen e fundit te ketij shkrimi sick e kam thene do flas per simbolet e Illuminatit dhe lidhjen e tyre me lashtesine, nderthyrjen me freemasonry dhe okultizmin dhe satanazmin.
Kur flet per kete pike eshte e pamundur qe te mos e perzjesh me fene duke perfshire dhe besimet pagane.
Ne fillim te ketij shkrimi fola per simbolin karakteristik te Illuminatit qe eshte syri qe shikon cdo gje ne maje te piramides dhe poshte eshte shkrimi latin Novus Ordo Seclorum qe do te thote Rendi i ri i Koherave. Kur i referohesh bibles del se Gjarperi i premtoi Adamit dhe Eves se syte e tyre do "hapeshin" nese hanin frutin e pemes se diturise te se mires dhe djallezores. Fjala kyce ne kete fraze eshte "SY" qe ne hebraishte perkthehet si dituri. "I Hapur" perkthehet si plotesisht, teresisht, pra me pak fjale ajo qe Gjarperi i premtoi Adamit dhe Eves nese ata do hanin frutin e ndaluar ishte qe syte e tyre do te hapeshin nga dija e plote.
"Syri" qe shikohet ne simbol pra nuk eshte thjesht shqisa fizike e te parit, por syri i mendjes dhe i shpirtit. Ky Sy tek ne besimin Hindu quhet si "syri i trete" i mendjemprehtesise, Syri i Osirisit ne Egjyptin e Lashte dhe Syri qe Sheh Cdo Gje ne Freemasonry.
Simboli tjeter i perdorur nga Illuminati eshte Pishtari i Ndezur qe simbolizon diturine dhe Diellin. Nje mason qe sapo ka hyre ne grup dhe arrin nje lloj niveli te caktuar ne piramide, i thuhet qe tashme ai eshte "ndricuar" dhe pishtari i ndezur paraqit forcen dhe nivelin e tij ne vellazeri. Nje nga figurat mitologjike ne boten antike (psh Prometeu) merr zjarrin "njohurine" nga perendite dhe ja jep nje grupi te zgjedhur njerezish. Sipas Librit te Enoch midis atyre qe i dhane njerezimit pishtarin e diturise ishin Azazel dhe Shemyaza, pra ata qe shikonin zhvillimin e njeriut. Simbolin e flakes se perjetshme te pishtarit, pra te diturise, e gjejme te perdorur gjeresisht sot. (cdo koment i bere dhe cdo shembull, do shoqerohet me foto te caktuara ne fund te shkrimit.)
Nje nga me te famshmit nga ata qe shikonin zhvillimin e njeriut eshte Prometeusi, qe besoj te gjithe e njihni nga mitologjia greke. Sipas mitologjise ai i dha zjarrin njerezve dhe u denua nga Zeusi me torturen e perjeshtme i lidhur me zinxhin ne nje shkemb dhe nje shqiponje qe i hante gjithmone te brendeshmet e trupit.
Ne qendren Rockfeller ne New York sot eshte vendosur nje statuje prej ari e Prometeusit (ari eshte metali diellor i perendive) i cili mban ne dore driten, zjarrin. Per Rockfeller kjo nuk eshte thjesht nje statuje po personifikon perfshirjen e tyre ne Shoqerite Sekrete.
Simboli tjeter qe eshte tipik sidomos per Scotich Rite Of Freemasonry eshte Janus, perendia me dy fytyra ose shqiponja me dy koke qe shikojne ne drejtim te ndryshem qe e gjejme tek Babilonasit e Lashte me emrin Nimrod dhe me vone me emrin Janus.
Te njejtin simbol e gjejme te perdorur shume shpesh ne rangje te ndryshme te organizates dhe ne vende te ndryshme. I njejti simbol ndodhet ne dy nga fotot e George Washington.
Piramida e Syrit qe Sheh Cdo Gje perdoret edhe nga agjensia MI5, pjese e inteligjences Britanike qe nuk eshte gje tjeter vecse qendra e rrjetes se inteligjences se Illuminatit.
Obelisku dhe Kupola, jane dy simbole shume te pershira ne ndertesat e organizates dhe kane kuptime te rendesishme. Obelisku eshte personifimi i lashte i forces mashkullore dhe energjise diellore, ndersa kupola personifikon femren dhe energjine henore. Ato shpesh jane te vendosura bashke ose afer njera tjetres. Ne egjyptin e lashte, oblelisku, kupola dhe ylli me pese cepa te marra sebashku, ishin simboli i tyre per yllin Sirius.
E shume e shume te tjera qe po te permenden do me duhej te mbushja faqe te tera. Kur i shikon keto simbole dhe lexon burimin e tyre historik te bie ne sy nje fakt. Pjesa derrmuese e tyre eshte me origjine nga Egjypti i lashte. Pse?? Perse kjo lidhje me Egjyptin E Lashte dhe cfare eshte kaq okultike ne historine antike te kesaj rrace, sidomos ne simbolet e saj?
Natyrisht asgje nuk eshte rastesore. Sa me shume mesohet per Iluminatin, sa me shume hetohet per ta, aq me shume gjera dalin ne pah per studiuesit. Elemente dhe faktore qe deri dje konsideroheshin si bestytni apo supersticione, tani te para nen driten e Eres se Re si koncept dhe filozofi marrin tjeter kuptim dhe zbulojne forca te reja te erreta, okulte dhe misterioze, energji negative, kontroll te mendjes, fenomene parapsikologjike dhe paranormale etj.
Shkurtimisht une do perpiqem te jam nje shpjegim te disa shenjave te lidhura me Egjyptin e Lashte ndersa per me shume nese jeni te interesuar mund te kerkoni ne internet.
Sic e thashe me siper Syri qe Sheh Cdo Gje, simbolizon Osirisin (krijuesin) ne Egjyptine Lashte. Po kush eshte Osirisi?? Ne Egjyptin e Lashte ishte perendia qe kreu incest me motren e tij Isis dhe si rezultat lindi Horus, zoti egjyptian i vdekjes dhe po ashtu Zoti Diell. Osirisi njihet me emra te ndryshem ne shume vende te botes. Ne Thrake dhe Greqine e Lashte njihej me emrin Dionisi si zot i kenaqesise festave dhe veres. Ne Greqine e Lashte festat e bera per nder te Dionisit shpesh perfundonin me flijime njerezore dhe orgjira seksuale. Tek Frigianet e Lashte Osirisi njihej me emrin Sabasius, ku paraqitej nga dy brire dhe si embleme ishte gjarperi. Ne vende te tjera me pas kemi emra te ndryshem si Deouis, Centauri, Orioni, Dardanus (tek iliret e lashte), Iswara, Ormuzds, Thamus, Shiva, Moloch dhe e besoni apo jo edhe BAAL ! Ky zbulim i fundit eshte ngjethes apo jo??? Syri Qe Sheh Cdo Gje perfaqeson BAAL, zotin demoniak, faljet dhe peruljet ndaj te cilit u denuan nga Perendia. Sipas bibles apo materialeve te tjera fetare, Perendia i urdheroi te gjithe mbreterit qe ne vendet e tyre te ndalinin faljet ndaj BAAL sidomos ne Izrael. Perendia e ndaloi faljen ndaj BAAL, nje falje qe lidhej direkt me Syrin Qe Sheh Cdo Gje.
Por per masonet dhe freemasonry ky nuk ishte nje problem. Madje Albert Pike (i famshmi qe krijoi dhe drejtoi me gjak organizaten famekeqe Kaloresit e Ku Klux Klan) i beri nje introduksion fantastik simbolit dhe e legjitimoi ne mbare boten peruljen dhe faljen ndaj tij. Pra me pak fjale ky simbol personifikon okultizmin dhe anen e erret te dijes dhe drites. Eshte simboli satanik i besimit ndaj Luciferit dhe i peruljes dhe faljes ndaj tij. Cdo gje qe lidhet me kete simbol (ato qe permenda me siper) jane pjese e ketij besimi dhe te lidhura ngushte me njera tjetren.
Nuk mund te zgjatem ne kete pike sepse e thashe ka shume per te permendur dhe do me duhet te shkruaj faqe te tera. Seicili nese ka deshiren mund te kerkoje neper biblioteka ose edhe ne internet dhe informacionin e merr.
Pra simbolet qe i gjejme tek Illuminati dhe te gjitha organizatat e fuqishme sekrete, shoqerite sekrete qe kulmojne me illuminatin, kane ne bazen e tyre besimin e kundert me ate kristian apo mysliman apo budist. Pra ata besojne tek Luciferi si zoti i vertete qe i eshte mohuar e drejta e shenjte per te udhehequr mendjen njerezore. Besojne tek BAAL (nje tjeter emer per Luciferin), Satani dhe gjithe demonet qe i rrethojne dhe si rrjedhoje edhe praktikat e tyre i kane te lidhura ngushte me kete besim qe do te thote edhe sakrificat njerezore.
U mundova te beja nje permbledhje te Illuminatit, cfare perfaqesojne, ku jane te shtrire ne cfare nivelesh dhe cfare rreziku sjellin. Po ashtu dhe grade me te uleta te Illuminatit sidomos masonerine dhe Freemasonry gradi 33 i te cilit eshte automatikisht nje Illuminati i fuqishem. Besoj se informacioni qe prura ketu ju ndihmoi te krijoni nje ide dhe ju zgjoi kureshtjen per te shkuar me tutje dhe lexuar me shume.
Me poshte po botoj disa foto qe ilustrojne nje pjese te shkrimit.

1- Simboli i syrit ne egjiptin e lashte.
2- Skema e ngritjes ne grade si mjeshter tek masonet dhe freemasonet deri sa shnderrohen ne Illuminati
3- Dhe disa menyra te pershendetjes satanike masone si dhe simbole te tyre
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Masonic-Symbols.jpg (28.4 KiloByte, 3 shikime)
Tipi Dosjes: gif goldeyera.gif (8.2 KiloByte, 3 shikime)
Tipi Dosjes: jpg masons_structure.jpg (77.7 KiloByte, 3 shikime)
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë