Tema: Hadithe
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-06-05, 17:52   #1
at|n|
 
Avatari i at|n|
 
Anėtarėsuar: 24-03-05
Vendndodhja: Mitrovicė
Postime: 218
at|n| me shokė shumeat|n| me shokė shume
Gabim Hadithe

selam aleikum
vllazen te dashur ne kete teme te postojme hadithe ne menyre qe te jemi sa me mire te inforumuar per kete fe te paster , Islamin dhe te kemi mundesi te mesojme sa me mire Sunnetin e pejgamberit a.s.

Pėrmbledhjet mė tė njohura tė hadithit

Kuptimi i fjalės "hadith"
Nė shkencėn e hadithit fjala hadith si shprehje profesionale ka domethėnie tė veēantė. Sipas kėsaj shkence fjala hadith do tė thotė:
1.Ajo qė Muhammedi a.s. e ka thėnė;
2.Ajo qė e ka vepruar dhe
3.Ajo qė e ka lejuar me heshtje, p.sh. kur ka parė dikė se bėn diēka dhe nuk ka thėnė asgjė (ka heshtur).
Gjithashtu nė hadith bėjnė pjesė edhe ato lajme qė flasin pėr karakteristikat trupore dhe shpirtėrore tė Muhammedit a.s.
Pėrmbledhjet mė tė njohura tė hadithit
1. "Musnedi" i Ebu Hanifes (vdiq mė 150 h.). Pas vdekjes sė Ebu Hanifes shumė dijetarė kanė shkruar pėrmbledhje hadithesh me tė cilat ėshtė shėrbyer Ebu Hanife - "Musnede tė Ebu Hanifes"
2. "Muweta" e Malikut (vdiq mė 179 h.). Kėtė pėrmbledhje e ka shkruar vetė Maliku, gjatė kohė e ka pėrkryer dhe ua ka ligjėruar nxėnėsve. Pėr kėtė shkak pak dallojnė Muwetat qė prej Malikut nė kohė tė ndryshme i kanė mėsuar nxėnėsit e ndryshėm. Muweta mė e njohur ėshtė ajo qė prej Malikut e rrėfen nxėnėsi i tij Jahja el-Endelusi. Nė "Muweta" ka reth 700 hadithe.
3. "Musnedi" i Shafiut (203 h.). Musnedin e Shafiut e ka hartuar Ebu'l Abbas el-Esamm el-Emevi (vdiq mė 346 h.) dhe nė te shtiu hadithet qė i ka rrėfyer prej Rebi b. Sulejmanit, nxėnėsit tė Shafiut, e tė cilėt gjenden nė veprat e Shafiut "El Umm" dhe "El Mebsut".
4. "Musnedi" i Ahmed b. Hanbelit (vdiq mė 241 h.) pėrmban reth 40.000 hadithe. Ai nė musnedin e vet i vuri vetėm ato hadithe nė tė cilat sipas mendimit tė tij mund tė mbėshtetet. Nė kėtė musned ka edhe hadithe qė i ka shtuar i biri i Ahmedit, Abdullahu (vdiq mė 290 h.) dhe raviu i musnedit, Ebu Bekr el-Katii (vdiq mė 368 h.). "Musnedi" i Ahmedit ėshtė njė prej burimeve mė kryesore mė vėllimore tė hadithit.

Gjashtė pėrmbledhjet mė tė njohura tė hadithit
1. "Sahihu" nga Ebu Abdil-lah Muhammed b. Ismail el Buhari (vdiq mė 256 h.). Buhariu veprėn e vet tė haditheve e ka hartuar pėr 16 vjet. Nė kėtė vepėr Buhariu i pėrsėritė shumė hadithe. Duke i marrė parasysh hadithet e pėrsėritura, nė kėtė vepėr ka 7397 hadithe muttasil, e duke mos i llogaritur hadithet e pėrsėritura, nė tė ka 2761 hadithe merfu'.
2. "Sahihu" nga Ebu'l - Husejn Muslim b. El Haxhxhah el-Kshejrij (vdiq mė 261 h.). Nė "Sahihun" e Muslimit ka reth 4000 hadithe duke i mos i llogaritur tė pėrsėriturit.
3. "Suneni" nga Ebu Davud Sulejman b. Esh' es-Sixhistan (vdiq mė 275 h.).
4. "El-Xhamiu" nga Ebu Isa et-Tirmidhi (vdiq mė 279 h.) .
5. "Suneni" nga Ebu Abdur-rahman Ahmed b. Shuajb en-Nesai (vdiq mė 303 h.)
6. "Suneni" nga Ebu Abdil-lah Muhammed b. Jezid Ibni Maxhe el-Kazvini (vdiq mė 275 h.) Kjo pėrmbledhje pėrmban reth 4000 hadithe nė 32 kaptina dhe 1500 nėnkaptina. Nė kėtė pėrmbledhje ka edhe shumė hadithe tė dobėta, por megjithatė, ajo ėshtė shumė e vlefshme.
Pėrmbledhėsit e hadithit nė ditėt e sotme
1.Abdul-kadėr Arnauti
2.Nasrudin Albani
3.Shuajb Arnauti


__________________
Ēdo ditė qė vjen ėshtė mė e vėshtirė se dita qė kalon deri sa ta takojmė Zotin tonė! - Muhamedi a.s
at|n| Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante