Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-02-08, 11:19   #5
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Intervista,Opinione /Jehona e Pavarsisė sė Kosoves

Pavarėsi, fjalė e mrekullueshme

Shkruan: Bernar Kushner

Kosova ėshtė qė tani e tutje njė shtet i pavarur. Franca i uron mirėseardhjen nė komunitetin ndėrkombėtar, pa iu kthyer krahėt miqve tė saj serbė, megjithatė. Ne jemi tė gjithė nė tė njėjtėn dhe tė domosdoshmen Evropė. Mė kujtohet pėrshtypja ime e parė, kur arrita nė Kosovė, dhjetė vjet mė parė: pėrtej dhimbjes dhe shkatėrrimit tė njė vendi tė vrarė nga lufta, pėrtej plagėve tė njė populli qė kishte provuar mbi shpinė luftėn, unė ndjeja, pa e thėnė, se po vinte e pashmangshmja. Pėrfaqėsues special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB, unė kisha detyrėn tė bėja tė pamundurėn: tė bėja qė tė bashkėjetonin komunitetet e Kosovės, serbė dhe shqitarė veēanėrisht, qė ishin vrarė mes tyre; tė ndėrtoja njė Shtet; tė gjeja njė zgjidhje pėr problemin e statusit tė kėsaj krahine qė kishte qenė autonome dhe qė regjimi i Millosheviēit e shtyu drejt rebelimit. Ne nuk kishim as parapėlqim e as urrejtje, as pėr njėrin e as pėr tjetrin. Ne e kuptuam shpejt se pajtimi nuk mund tė bėhej nga status quo ja. Pėrplasjet nacionaliste, urrejtjet dhe tensionet kishin lėnė gjurmė tė pashqitshme. Ne e dinim qė do tė duheshin domosdo shumė breza dhe ndarja duhet tė ishte nė tubin kėqyrės.
Pėr njė kohė shumė tė gjatė nė Ballkan, Evropa dhe bota kishin asistuar si spektatorė tė pafuqishėm gjatė luftėrave tė pandėrprera dhe masakrave. Nė Sarajevė, u luftua pėr vite, pastaj pati ndėrhyrje ndėrkombėtare nė Kosovė, nė 1999. Ajo ishte njė ndėrhyrje pozitive. Viktimat ishin mė tė pakta sesa nė Bosnjė, ku ne pritėm shumė gjatė pėr tė ndėrhyrė. Me kėmbėngulje, tė pėrcaktuar qartė, me dialog, ne arritėm pak nga pak tė vėmė qetėsinė nė Kosovė, pastaj tė nisnim negociata pėr tė ardhmen e njė krahine qė shfaqej kaq e larguar nga Serbia. Unė isha dhe mbetem i afėrt i serbėve qė patėn kurajėn tė qėndronin, pakicė, 8%, nė njė krahinė tė dominuar nga shqiptarėt, 90%.
Qė prej verės sė fundit, duke parashikuar vėshtirėsitė e lindura nga intransigjenca e secilės prej palėve, Franca donte, me qėllim qė gjithēka tė ezaurohej, tė ofrohej edhe njė shans i fundit pėr negociata katėrmbėdhjetėmujore tė drejtuara nga z. Ahtisaari. Pesė muaj tė kaluara mes Vjenės, Beogradit, Prishtinės, Brukselit dhe Nju Jorkut, Uashingtonit dhe Moskės konfirmuan se gjithēka ishte e pashkulshme.
Kjo tentativė e fundit nuk mundi tė ēojė gjėkundi, por pėrpjekjet e pranuara nga komuniteti ndėrkombėtar kėto vitet e fundit nuk qenė tė kota. Ato lejuan qė tė pėrpunohej njė projekt rregullash i pėrshėndetur nga shumica e vendeve evropiane. Kėtė plan, qė synon tė sigurojė respektimin e tė gjitha komuniteteve dhe ruajtjen e pranisė ndėrkombėtare, parlamenti i Kosovės e ka bėrė tė tijin tė dielėn, duke pranuar formalisht detyrimin e tij pėr ta vėnė nė jetė.
Kėtė tė diel kemi parė tė lindė njė shtet i ri mbi tokė tė Evropės.
Ishte konvulsioni i fundit i njė federate jugosllave qė kishte mundur tė bėnte tė bashkėjetonin aty disa popuj. Ky ėshtė njė sukses pėr komunitetin ndėrkombėtar dhe njė sukses i madh pėr Evropėn.Nėntė vjet turbullira dhe beteja janė njė kohė shumė e gjatė pėr njerėzit dhe shumė e shkurtėr pėr historinė.Kjo ėshtė gjithashtu pėr ne, evropianėt, njė sfidė. Ēfarė duhet tė bėjmė? E pranishme qė prej dhjetė vitesh nė terren pėr tė ndihmuar pėr tė zgjidhur konfliktin dhe pėr tė pėrkrahur popullatat civike, Evropa do tė luajė nė Kosovė njė rol tė vijės sė parė. Ne kemi vendosur tė ēojmė atje nė javėt nė vijim njė mision tė policisė dhe tė drejtėsisė, objektivi themelor i tė cilit do tė jetė tė ndihmojė kosovarėt tė sigurojnė respektimin e tė gjitha komuniteteve qė jetojnė nė territorin e tyre. Tė gjithė kosovarėt, cilado qoftė origjina e tyre apo feja e tyre, duhet tė kenė mundėsi tė jetojnė nė paqe nė shtėpinė e tyre. Sidomos serbėt.
Ne duhet t`iu japim dorėn kosovarėve. Ne duhet gjithashtu t`iu japim dorėn serbėve, qė nė zgjedhjet e fundit dhanė njė sinjal nė favor tė qetėsisė dhe tė Evropės. Tė jemi gati t`i pėrgjigjemi kėsaj thirrjeje. E ardhmja e tyre ėshtė Evropa, ėshtė Bashkimi Evropian. Simbol i rezultatit tė kėsaj historie, Sllovenia, vendi i parė qė la brutalisht federatėn jugosllave, kryeson sot Bashkimin Evropian.
Po, kujtoj me emocion ditėn kur arrita nė Kosovė dhe miqtė e mi serbė e shqiptarė. Mė kujtohet gjithashtu miqėsia historike mes Francės dhe Serbisė dhe betejat tona tė pėrbashkėta. Franca do tė jetė nė anė tė Serbisė nė rrugėn e saj drejt integrimit evropian. Ne do tė kthejmė faqen e njė historie dhune 15 vjeēare: plaga mė e madhe e historisė sė re tė Bashkimit Evropian. Unė ēmoj, si tė gjithė evropianėt, rėndėsinė e kėsaj dite dhe pėrgjegjėsitė qė peshojnė qė sot e tutje mbi Bashkimin Evropian, ashtu edhe mbi udhėheqėsit e shtetit kosovar: Pavarėsia, Bashkimi Evropian, janė dy fjalė tė mrekullueshme.
(Autori ėshtė ministėr aktual i Punėve tė Jashtme tė Francės dhe ish-shef i UNMIK-ut)
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė