Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-07, 16:40   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim KULTURA MASIVE ( si fenomen i shoqerise industriale )

KULTURA MASIVE ( si fenomen i shoqerise industriale )

Mendohet se kultura massive eshte nje fenomen qe i takon (u fuqizua) periudhes se shoqerive-moderne-industriale … Periudhe kjo qe karakterizohet , percjellet nga zbulimet dhe zhvillimet e medha tekniko-teknologjike (ne veqanti teknologjise informative).
Prandaj kur permendet fjala kulture masive , zakonisht mendohet per kulturen e cila krijohet dhe transmetohet nga masmediat .
Ne vazhdim me poshte gjate shqyrtimimeve do te jet me lehte te kuptohet, percaktohet, dallohet kjo dukuri shoqerore (kultura masive)… Se a eshte fjala per kulture masive , apo kemi te bejme me nje dukuri, aspekt te civilizimit ??

Mekueil (studiues i mediave ) ka nje qendrim kritik per shtypin dhe median ; ai mendon qe masmediat ne teresi rrenojne standardet kulturore dhe arsimore , duke perqendruar kryesisht vemendjen ne argetim dhe sensacione .

Kultura masive eshte krijuar mbi logjiken e prodhimit industrial – ( prodhimit dhe konsumit te gjere ) ; e cila mundeson qe miljona njerz te njihen dhe ndikohen me krijimtarine kulturore dhe artistike nepermjet valeve satelitore …

“Subjekt i cdo kulture eshte njeriu si entitet, personalitet <<i paperseritshem >> ; ndersa subjekt (ose objekt) i kultures masive eshte turma , masa << njeriu mase >>… Njeriu ka shpirtin, masa ka vetem nevojat . Prandaj cdo culture eshte ngritje , persosje e njeriut , kurse kultura masive permbushje e nevojave .

Kultura synon indivdualizmin ; kultura masive terheq ne drejtim te kundert – drejt uniformizmit shpirteror… Ne kete pike kultura masive ndahet me etiken , poashtu dhe me kulturen . Kultura masive arsimon , por nuk edukon…. Me prodhim masiv – serik “te te mirave shpirterore”, me kopjet , me kiq , me shund e me pa-sensin per individualen, ajo shpie drejt zhvetesimit (tjetersimit nga uni )… Per ndryshim nga kultura autentike , ajo masive ngushton lirine njerzore pikerisht me tendencen per uniformizmin , sepse “liria – eshte nje kundervenie ndaj unifomitetit , thote Horkhaimer.”[1]

Fromm-i thekson se struktura e shoqerise moderne (industriale-kapitaliste) ndikon mbi njeriun njekohesisht : duke e bere individin me te pavarur ( te vete mjaftueshem, kritike) dhe po te njejten kohe me te izoluar ( i vetmuar, i pafuqishem , i friksuar)…..
Mu pershkak te kesaj ndjenje te mbjellur brenda njeriut ndodhe ajo qe Fromm-i e quane konformizem prej automati – me c’rast individi pushon se qenuri vetevetja, duke perqafuar , pershtatur, bere per vete – konstruktin e tipit te personalitetit qe i ofron kultura-masive- industriale (kapitaliste) , duke u bere njelloj si gjithe te tjeret ..

Cmimi qe paguan njeriu nga ky konformitet – qe imponon prodhimi dhe konsumi industrial-kapitalist eshte HUMBJA- UNIT ; ne keso rrethana Fromm thote : se personi ndrydhe deshirat e veta te verteta , ndersa shfaq ato qe imponon kultura masive-industriale , te cilat i shfaq si deshira te veta , e qe Fromm i quan PSEUDO-DESHIRA.
Dhe si perfundim keto pseudo-deshirave (zevendesimit te mendimit, ndjenjes, vullnetit) qojne drejt zevendesimit te unit te vertete me nje une te rreme – PSEUDO-UNE.

Nder paragjykimet e perhapura ben pjese njesimi i kultures-maive dhe kultures-popullore, qe eshte nje padrejtesi e madhe ndaj kesaj te fundit. .. Perndryshim nga kultura masive , kultura popullore eshte burimore , active dhe e drejtperdrejte. Ajo nuk njeh kiq dhe shund, qe jane prodhime te pastra urbane.

Kultura-popullore bazohet ne konsensus, kurse parimi dominues i kultures masive eshte manipulim. Ritet, valet , kenget jane qeshtje e perbashket e fshatit ose e fisit.. S’ka ekzekutues ne njeren ane dhe degjues a shikues ne anen tjeter… Kur fillon kremtimi , te githe perfshihen , te gjithe behen pjesemarres …

Kultura masive na ofrojne shembull teresisht te kundert. Njerezit jane te ndare rreptesisht ne “prodhues” dhe ne “konsumues” te te mirave kulturore… A ka njeri qe mendon se mund t ndikoje vertet ne permbajtjen e programit televiziv, po qese nuk ben pjese ne ate grup te vogel qe e krijon programi ?? Te ashtuquajturat mjete masive te komunikimit ( shtypi , radio, Tv ) net e vertete jane mjetet e manipulimit masiv… Ne njeren ane gjenden redaksite qe krijojne programet , ne anen tjeter auditoriumi pasiv i milionave[2]

Si pasoje e kultures masive sot eshte e shpejgueshme pse televizioni , interneti zevendesoj ne mase te madhe literaturen , leximin, meditimin dhe ne pergjithesi pengoi intelektin…Duke servuar zgjidhje te gatshme per ceshtje , problematika nga jeta .

Mjetet e kultures maisve (radio, Tv, interneti) mund te sherbejne si nje instrument i efektshem per te krijuar pershtypje , opinione imazhe , portrete prej udheheqesi , idhuj … apo edhe t’manipuluar , mashtruar masen.

Nga psikologjia sociale dhe praktika/historia mesojme se tani s’eshte e nevojshme te perdoret forca , dhuna-fizike per ta sunduar popullin kunder vullnetit te vet … Tani kjo mund te arrihet ne menyre legale duke paralizuar vullnetin e popullit , duke ua servuar masave-popullore “te verteten” e gatshme – nepermjet tubimeve, mitingjeve te ndryshme – per te formuar opinionin e vet per njerezt dhe ngjarjet …. Shtetet totalitare e vrejten ndikimin maxhik , te fuqishem te TV-se dhe radios, per ate dhe perdoren si vegel per t’manipuluar masen ; ne kete menyre televizioni rrezikon lirine, me teper se policia dhe ushtria…

Ne te kaluaren ne nje periudhe te hershme paraqitjes dhe zhvillimit industrial , shfaqet nje levizje kunder makinave dhe zhvillimit teknologjik me emrin qartizem… Ne culture ndeshim drojne “friken nga makina” , refuzimin instinktiv te teknikes (“Teknika eshte mekati i pare i kultures” – Bergjajev).. Kku qendrim rrjedh nga ndjenja se makina nga manipulimi me sende shnderrohet ne manipulimin me njerez – te perkujtojme paralajmerimet e Tagores, Tolstoit , Haideggerit , Neizvestnit, Faulkerit etj .,

ndersa marksisti Henri Lefbre gjykon fare tjeter gje : “ shkalla me e larte e lirse do te arrihet ne shoqerine net e cilen teknika do te zhvilloje te gjitha mundesite e veta – ne shoqerine komuniste”…

Ne te vertete, shoqeria qe per model te aferm a te larget merr utopine do ta gjeje aleatin e vet te makina dhe teknika. Teknik ai ndihmon (dhe nuk i kundershton) manipulimit te njerezve dhe te sendeve. Ajo kontribuon konformizmin dhe uniformizmin permes arsimit dhe mediumeve masive (shtypi , radio, tv); ajo kerkon bashkepunimin (ose punen e perbashket) e nje numri te madh njerezisht, te organizuar e nje mekanizem te ngjashem a identik (“kolektivi”) rregullisht te udhehequr ne menyre centraliste , dhe me ne f und ajo ne perspective mund te premtoje kontrollin e plote te shoqerise (net e vertete te pushtetit) mbi individin me nje percjellje te drejtperdrejte a te terthorte te asaj qe punon , qe qe flet e qe mendon.
Pra nese teknika rrezikon diken , atehere rrezikon personalitetin e lire;; gjithsesi ajo nuk e rrezikon anetarin anonym te kolektivit , funksioni i te cilit realizohet net e prodhuar e net e konsumuar, perkatesisht per te perkryer menyren dhe tekniken me te cilen prodhon dhe konsumon.


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LABI : 20-12-07 nė 16:44
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante