Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-01-08, 20:23   #183
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere

Vendi i fillimit


Duke lexuar sinoptiket, fillimi i veprimtarise se Jezusit eshte i lidhur me Galilene, menjehere pas burgimit te Gjonit (Mt 2, 12). Mirepo ungjilli i katert, pra i Gjonit ploteson sinoptiket. Ne kete ungjill lexojme se Jezusi nje kohe e kaloi se bashku me Gjon Pagezuesin.

Jezusi, pra disa kohe veproi ne rrafshin e Jordanit, udhetoi ne Galile, pas pak kohesh shkoi ne Jerusalem per Pashke. Pershkon nje periudhe kohe edhe ne Jude, dhe pastaj kthehet perseri ne Galile

Sa zgjati jeta publike?


Ungjilli i katert na thote qarte se veprimtaria (ministeri) e Jezusit zgjati tre vjet. Si argument kemi 3. festa te Pashkeve: 1. Pas mrekullise ne Kane, Jezusi shkoi per Pashke ne Jerusalem (Gjn 2, 13.23); 2. Porsa u kthye ne Galile, buze liqenit e ushqeu nje turme te madhe njerezish me buke e peshk, ne nje kohe kur ishte afer festa e hebrenjve - Pashket (Gjn 6,4); 3. Jezusi arriti ne Betani gjashte dite para Pashkeve (Gjn 12,1).

Tek sinoptiket , permendet vetem nje feste e Pashkeve; ajo para se ciles vdiq Jezusi.

Sot kryesisht pranohet: Jezusi veproi, predikoi, shpalli Mbreterine e Hyjit per tre vjet.

JEZUSI DHE NXENESIT E TIJ


Jezusi Mesues


Ne kohe te Jezusit ishin shume mesues. Djelmoshat te cilet deshironin te pasuroheshin me dije mbi Ligjin dhe historine e Shelbimit, zgjidhnin vete mesuesin dhe duke ndjekur mesimin e tij, arrinin gjer tek dija. Jezusi nuk ishte nxenes i asnje mesuesi te popullit te Izraelit. Ai ishte vete Mesues. Ishte Mesues, por dallohej prej te tjereve. Jezusi vet zgjedh nxenesit e vet; nuk mbledh afer vete djeme, por njerez te pjekur ne moshe: koha e mesimit nuk eshte e kufizuar ne disa vjet, por qe te jene gjithnje me te dhe afer tij; Jezusi nuk perdor asnje metodologji mesimi, sic perdorin mesuesit e tjere. Ai i meson nxenesit e tij me fjale, vepra dhe me jete.

Thirrja e nxenesve


Sapo Jezusi filloi veprimtarine e tij publike, sikurse na thote ungjilli i katert filloi te mbledhe rreth vetes nxenesit. Duke lexuar Gjonin lehte mund te mendohet se thirrja qe iu beri Jezusi nxenesve eshte e para dhe definitive, sepse nxenesit percjellnin ne cdo vend ku shkonte. Ne anen tjeter, sinoptiket flasin per disa thirrje, derisa Jezusi ishte ne Galile. Edhe ketu Ungjilli i katert i Gjonit, i ploteson sinoptiket. Prandaj ky problem me se miri eshte te zgjidhet ne menyre tradicionale, se eshte fjala mbi dy thirrje: thirrja e pare - e perkohshme, per te cilen na flet ungjilli i katert dhe thirrja e dyte definitive ne Galile, per te cilen na flasin me shume ungjijte sinoptike.

Jezusi zgjodhi dymbedhjete nxenes ne nje mal (Mk dhe Lk). Ky mal gjendet afer Kafarnaumit dhe liqenit. Numri 12 si numer i 12 fiseve te Izraelit, eshte numer i persosur qe ne menyre simbolike zbatohet ne popullin e zgjedhur. Nga kjo edhe domethenia e 12 nxenesve te Jezusit; te cilet do te sundojne mbi dymbedhjete fiset e Izraelit (Mt 19,19). Sikurse e perfaqesuan Izraelin 12 fiset e Jakobit, popullin e ri te zgjedhur do ta perfaqesojne 12 nxenesit e Jezusit ne krye me Pjetrin. Sipas shen Markut, qellimi i kesaj bashkesie eshte te jene me Jezusin dhe ti dergoje te predikojne. Ata do te predikojne cfare predikoi Jezusi. Ne cdo rast ata do te paraqiten me pushtetin e Jezusit. Ata do te jene te derguarit e Jezusit qe ne gjuhen greke do te thote "Opustull". Ungjilli i katert nuk na thote asgje mbi zgjedhjen e dymbedhjeteve, porsi sinoptiket, por ne kete ungjill behet fjale gati mbi te gjithe keta nxenes te ngushte te Jezusit.

Brenda kesaj bashkesie Jezusi kishte nje grup te vogel te perbere prej Pjetrit, Jakut dhe Gjonit. Keta ne nje menyre ishin te privilegjuar. Kete e shohin te Mt 17,1-2; Mk 5,37-43; Lk 22,13 e ne vende te tjera. Pervec ketyre dymbedhjeteve, te cilet ishin anetaret e bashkesise se ngushte te Jezusit. Keshtu permenden 72 nxenes. Nga ky rreth i gjere, Jezusi zgjodhi dymbedhjete.
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė