Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-05, 01:52   #7
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

KOHA E RE





Koha e re ėshtė buzėqeshje,
Si kur e qet dielli syrin nė ag;
Thinjat e bardha janė reshje,
Kohė e thinjur pret nė prag.

Koha e re ėshtė buzėqeshje,
Sa ecje krenare ka vrulli i sajė -
ēdo ditė ndrron nga 'i veshje,
e nga gėzimi shpėrthen n'vajė!

Shpejt para syve tė iken koha,
Mbetesh habitur se kah shkoi -
Si zog i mashtruar nė ca troha,
thuase tinėz pėrskaj tė preftoi!

Gėzimi mbaron sa ndrron moti,
si njė mjegull qė ulet mbi mal -
Fjalėt t'i piklojnė buzėt pika loti,
pėr gabimet pahiri o zot na fal!

Koha e re ėshtė buzėqeshje -
sikur shkrep dielli me rreze n'ag!
thinjat e bardha janė reshje -
kohė e thinjur tė pret nė prag!


***


FĖMIJĖT E KOHĖS




Secila kohė i ka fėmijt e vet
E koha kohės nuk i pėrngjet!

Thomė ishte kohė e vėshtirė,
kur vuajtja brejti deri n'asht -
Doje prore veē tė jeshė i lirė,
e kurr tė mos mbetesh jasht!

Sa shpejt ndrruan kėto mote,
Po nuk e harruam zėrin e fisit -
S'zhgohet jeta me prralla kote,
Duke ndjekur veē hijen e lisit!

Koha kohėn e shkelė nė ballė,
Edhe kapėrcen nė njė tjetėr -
T'len vrragė sa tė jeshė gjallė!
Vera s'e kujton dimrin e vjetėr.

Amė e vėshtirė pėr bijtė koha,
ēdo ditė pa ujė nė sy tė ēorton!
ėndrren e trisht e mbulon coha,
Mos kujto se ajo vetėm tė don!

Nuk ėshtė si nana qė tė pajton,
e t'i falė mėkatet si bimė zemre!
Prore pamėshirė koha tė gjykon!
T'bėn ushul prej koke e thembre!

Para kohės je gjithmonė njė fėmij,
cacitesh me njė shkop nė dorė -
kujtimet e idhta nuk mund t'i fshij
sikur mbi njė cung kur reshė borė.

Pėngjajmė nė kohėn qė e zhgojmė,
Syri i kohės prore kudo na vėshtron;
Sa ma shumė qė njeritjetrin dojmė,
Buzėqeshja e jetės prore na gėzon!

Secila kohė ika fėmijėt e vet,
E koha kohės nuk i pėrngjet!


***


NJERIU NĖ FORMĖN E ZOTIT




Paska tė ngjarė njeriu nė zot,
edhe zoti po ngjajka nė njeri!
Pra nuk qenka gjithēka kot -
njeriun krijoi nė formėn e Tij!

Gjithēka u dashka t'jetė e mirė,
Duhet qė fytyra diell tė ndriēojė -
Zemrėn ta mbashė prore dėlirė,
Fjala mjaltė tė shkrihet nė gojė!

Kur njeriu nė zot po pėrngjajka,
ē'deshi djalli qė prore rrin pėrbrij?
Po thojka t'zeza e nuk po prajka,
A mundet njeriu pa djallin tė rrij?

Njeriun qė prore e mundon lakmia,
Nuk matet parabote me hallin e tij;
Atė njeri prore e sundon lukunia -
Pa bėrė gjėra t'kqija s'mund tė rrijė!

Qė ta veēosh ti vetveten nga djalli,
Matu me fuqinė e fjalės qė e flet -
Pėr pritjen me zemėr a t'merr malli,
A ka kush qė me dashuri tė pret?

Fisi tė gėzohet kur i del pėrpara -
Ta njeh duhamen e gjakut nė sy;
Besnik i qendrove prore pa lara,
Nuk ka gėzim ma tė madh pėr ty!

Paska tė ngjarė njeriu nė Zot,
Edhe Zoti po ngjajka nė njeri;
Pra nuk qenka gjithēka kot -
njeriun e krijoi nė formėn e Tij!


Fror, 14. 2005.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė