Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-04-06, 23:52   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Po kthehesha nga shkolla, kur gjyshi qe rrinte cdo dite te furra e Tut Huqit mikut te tij, aty perballe shkolles "Lidhja e Prizrenit" afer teqes se Dervishe Hatixhes ma beri me shenje qe t'i shkoja prane. Furra po lyhej ate dite, gjyshi shtjeu koken ne dere dhe thirri njerin nga bojaxhinjte.
Nji ky osht nipi im o Mustafa, i tha ate rromancin tat se lesho pri dore, kush di sa here e ka kenu!
O Zot perpara meje mdodhej Mustafa Greblleshi. Autori i romanit "Gremina e dashunise", i ndotur me gelqere, me furce ne dore dhe me kapele prej letre ne koke. Me vinte te qaja, te ulerija kur befas ne sup ndjeva te me mbeshtetej dora e tij dhe degjova nje ze te embel e teper njerezor te me fliste:
Te pelqen shume letersia?
Po i thashe dhe tunda koken.
Lexo sa me shume me tha lexo sa me shume.
Dhe per here te pare u pame sy nder sy. Valle sa halle e brenga fshiheshin ne thellesi te atyre syve, qe kishin aq drite, aq drite sa nuk di se si t'ua them. Ky qe takimi im i pare dhe i fundit me Mustafa Greblleshin.
Me vone kur une hyra ne gjimnaz dhe nisa te frekuentoja "Broduejin", Mustafa Greblleshin, nuk them shpesh por me rastiste jo rralle ta shihja tek kalonte neper "Broduej" in tone mbi bicikleten e llangosur me gelqere, me dy kovat e bojes ne timon dhe me shkallen dyshe mberthyer fort ne supin e kominosheve prej doku.
Me ndrydhej zemra sa here qe e shikoja dhe me vinte te therrisja: O tempora! O mores! (latinisht: O kohera!O zakone!) sic shprehej ai ne nje moment dramatik, ne faqet e romanit te famshem.
Kur i tregova Nezit, shoqes time te klases, nje bojaxhi me biciklete tek merrte kthesen ne rrugicen e kinema "17 nentorit" dhe i thashe qe ai eshte autori i romanit "Gremina e dashunise", ajo u ndal si e ngrire ne vend.
- Si eshte e mundur! me tha Autori i "Gremines se dashunise" te jete gremisur ne kete menyre!
-
Dhe ne gjithe purpurimin e fytyres i hasa gjurmet e nje pezmatimi te thelle per ate tronditje te castit, teksa mbi pendezat e qerpikeve i shndriten dy pikeza loti. Shume sakte e kishte thene Nezi, Mustafa Greblleshi pas atij suksesi te bujshem te romanit, vertet qe gremisur keqas. Imagjinoni 21 vjec djale te behesh i famshem, duke pushtuar zemrat e mijra lexuesve, me 1945 te shoqerosh neper Shqiperi shkrimtarin e madh rus Ilia Erenburg, ta lesh ate gojehapur per frengjishten e kulluar, qe e flet aq bukur dhe pas nje viti ne kulmin e krijmitarise, pra as 25 vjec te arrestohesh, te te vene pranga pikerisht ne duar, ato me te cilat shkruan(!) bashke me miq te tille: shkrimtaret e njohur Petro Marko e Andrea Varfi me te cilet punon ne redaksine e gazetes "Bashkimi". Vetem nje karakter njerezor i fuqishem mund te perballoje theqafje te tilla monstruoze.
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė