Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-11, 17:06   #13
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

VV kundėr projektligjit pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit

Lėvizja Vetėvendosje ėshtė shprehur kundėr Projektligjit pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit, pasi sipas tyre ky projektligj zgjeron dhe forcon pushtetin e autoriteteve kishtare ortodokse tė Beogradit nė brendi tė qytetit tė Prizrenit.

Sipas kėsaj lėvizje, ky ligj e legjitimon pretendimin e Serbisė qė tė gjitha monumentet dhe kishat ortodokse nė Kosovė janė “serbe”, duke mohuar kėshtu kulturėn e pėrbashkėt fetare dhe historike tė Kosovės e cila ėshtė karakteristikė e qytetit tė Prizrenit, si dhe ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtat ndėrkombėtare pėr praktikimin e fesė, duke e definuar kėtė tė fundit nė baza etnike.

“Gjithashtu, ky ligj e lejon Kishėn Ortodokse Serbe, me seli nė Beograd, tė ushtrojė tė drejtėn e vetos karshi cilitdo vendim tė pėrfaqėsuesve komunal tė Prizrenit, i cili e prek zonėn historike, pėrfshirė tė drejtėn e tubimeve publike si dhe aktiviteteve kulturore”, thuhet nė njoftim.

Pėr mė tepėr thuhet se ky projektligj do ta shndėrrojė qendrėn e qytetit nė zonė qė i nėnshtrohet vullnetit tė Kishės Ortodokse Serbe me seli nė Beograd.

“Tė gjitha aktivitetet komerciale dhe ndėrtimore brenda kėsaj zone do t’i nėnshtrohen miratimit tė Kishės Ortodokse Serbe.

Ky ligj e lejon Kishėn Ortodokse Serbe tė ushtrojė tė drejtėn e vetos pėrballė cilitdo vendimi tė pėrfaqėsuesve komunal tė Prizrenit, i cili zhvillohet nė zonėn historike, pėrfshirė tė drejtėn e tubimeve publike si dhe aktiviteteve kulturore”, thuhet mė tej.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė