Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-05-04, 10:50   #7
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ishte kohe e vranet.Binin riga te vogla shiu por si duket qe shpejti qielli u kthjellua.
-Oj plakooo-po me therret plaku im!
-Fol o plak-iu pergjigja.
-A ke degjuar moj se ishte hap nje ekzpozite nga Dardania?
-Uh plaku im,te lumte goja qe me tregove se tash po degjoj,po lum plaku qe dalim dhe e shikojme se tash emocionet per kohen e rinise po me mbysin.
-Mire moj,veshu dhe po dalim.
Dolem me plakun tim dhe hyme ne ekspoziten qe ishte hap ne Muzeun e Qytetit.Fillluan lotet te me pikojne varg nga nostalgjia.Gjithcka aty me perkujtonte nje pjese ne kohen e rinise qe kishim kaluar duke shkruar dhe u argetuar ne Dardani.Kishim bere muhabete te ndryshme me shume anetaret te mrekullueshem te saj,sa e sa here kishim pire bashke kafen e mengjesit,sa e sa shaka kishim bere,sa njoftime,sa fejesa e martesa kishim bere mes vete,e disa bile edhe u martuan fale Dardanise.
Une si nje vajze e brishte qe isha atehere,kisha krijuar nje shoqeri te mire me Murgeshen,Lazdranin,Genten,Nakin,Honesty-n,Annen,Hanen,Aferditen,Florianin,Veren,Coo_boy,Za nen,Sheten, dhe shume e shume tjere qe pasi me eshte dobesuar memorja nga vitet e pleqerise nuk po mundem t'i kujtoj te gjithe.
Isha vajze katundi dhe sa here ne Kafe shkoja me kule,por anetaret e mire e te nderuar te dardanise asnjehere nuk me shikonin me perbuzje,bile me jipnin perkrahje gjithmone pasi kisha edhe gjysherit shume fanatik qe shume here vinin ne Dardani per te pare a rrija me djem apo jo.Njehere me kujtohet si me pat shpetuar Lazdrani nga mbytja ne det,une nuk dija not dhe lakmoja kur shihja shoket dhe shoqet e mia qe notonin,pastaj Murgesha me shtyu dhe une desh u mbyta po te mos ishte Lazdrani.Kur erdha ne vete,nuk i kisha kulet veshur por isha veq ne bikini.U llahtarisa,kisha frike se tani gjyshi lere qe do ma ndaloje hyrjen ne dardani,por edhe nga shkolla do me ndaloje,por per fat te mire pata shpetuar.me duket se gjyshi im,ndjese paste,ishte pas dashuruar ne Murgeshen dhe per hir te saj me lejoi te vazhdoja shkollimin....
Sot jam bere gjyshe,me shume nipa e mbesa prane vetes me te cilet i kaloj vitet e merzitshme te pleqerise.Edhe plakun shyqyr e kam gjalle ende.Ne rini desha ma pat ngrene shpirtin,ishte shume xheloz,ma ndalonte Pc por une tinez ti,kur ikte ne pune,hyja ne Pc ku gjeja argetimin e paharruar edhe sot.Por,me kalimin e kohes edhe ai i zbut dhe pjesen tjeter te jetes e kaluam per mrekulli.
Lotet po me pikonin vazhdimisht derisa plaku im me pa dhe me ftoi te dilnim qe te mos permallohesha me teper
Eh,rini moj rini...
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė