Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-01-08, 20:29   #186
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere

JEZUSI
- Nga Katekizmi i Kishės Katolike -


430 Jezus nė hebraisht d.m.th.: “Zoti shpėton”. Nė momentin e Lajmėrimit, engjelli Gabriel thote se emri personal i tij do tė jete Jezus, emer i cili nė tė njejten kohė e shpreh dhe thekson identitetin dhe misionin e vet. Me qenė se vetem Zoti mundet t'i falė mėkatet, ai nė Jezusin, Birin e pėrjetshėm tė vetin tė bere njeri, “do ta shelbojė popullin e vet prej mėkateve tė tija.” (Mt 1, 21). Kėshtu, nė Jezusin, Zoti , e rilind tė gjithė historinė e shpėtimit nė dobi tė njerzve.

431 Nė historinė e shpėtimit, Zoti nuk eshte kufizuar pėr ta liruar Izraelin prej “skllaverisė” (Lp 5, 6) duke e nxjerrė nga Egjipti, por e shėlbon edhe prej mėkateve tė tija. Me qenė se mėkati eshte pėrherė fyerja e bere ndaj Zotit, vetėm Zoti mundet ta fshije. Prandaj Izraeli duke njohur gjithnje e me shume tėrėsinė e mkatit, nuk mundet te kerkoj shėlbim nė asgje tjetėr vetėm nė thirrjen e emrit tė Zotit Shpėtimtar.

432 Emri i Jezusit dtth se vet Emri i Zotit eshte i pranishėm nė personin e Birit tė vet tė mishruar pėr Shelbimin e pėrgjithshėm dhe pėrfundimtare nga mekati. Vetėm emri hyjnor e sjell shpėtimin, dhe qė prej tani mund ta therrasin tė gjithė sepse, me Mishrimin, ai u bashkua me tė gjithė njerzit, ashtu qė “vetėm nėpėr Tė fitohet shėlbimi. Sepse pėr tė vėrtetė, s’ka asnjė person (nė gjuhen greke eshte emėr, nė shqip eshte pėrkthyer person) tjetėr nėn kėtė kupė qielli qė Hyji ua dha njerėzve me anėn e tė cilit do tė mund tė shėlbohemi.” (Vap 4, 12).

433 Kryemeshtari, mbasi qė me gjakun e flisė e ka sterpikė pajtimtoren e Shejtrores mbi shejtrore, e ka thirrur, vetėm njė herė nė vit, Emrin e Zotit pėr faljen e mėkateve tė Izraelit. Pajtimorja ishte vendi i pranisė sė Zotit. Kur shėn Pali thotė pėr Jezusin se “Atė Hyji e caktoi tė jetė, nė saje tė fesė, fli pajtuese me anė tė gjakut tė vet.” (Rom 3, 25), deshiron ta vertetoj se tė qenit njeri tė tij “sepse Hyji nėpėr Krishtin e pajtoi botėn me vetvete” ( 2 Kor 5, 19).

434 Ngjallja e Jezusit eshte lavdėrimi i emrit tė Zotit Shpėtimtar sepse tani emri i Jezusit e shfaq nė plotėsi pushtetin suprem “Emėr qė eshte mbi ēdo emėr” (Fil 2, 9-10). Shpirtrat e kėqij frigohen prej Emrit tė tij dhe nė kėtė emėr nxenėsit bejnė mrekulli; dhe ēdo gje qė ata kėrkojnė prej Atit nė emrin e tij, Ati ju jep.

435 Emri i Jezusit eshte nė qendėr tė lutjes sė krishterė. Tė gjitha lutjet liturgjike pėrfundojnė me formulėn “nėpėr Zotin tonė Jezu Krshtin (…)” Lutja “Tė falemi Mari” e arrin kulmin nė fjalėt “ dhe i bekuar eshte fryti i barkut tėnd Jezus.” Lutja e zemrės, e rėndomtė te lindorėt e thirrun edhe “Lutja e Jezusit”, thotė: “ O Zot Jezu Krishti, Biri i Zotit, ki mėshirė pėr mue mėkatarin”. Shumė tė krishtenė, si shėn Gjon d'Ars, vdesin me vetėm njė fjalė nė buzė: “O Jezus”.


Krishti


436
Krisht vjen prej pėrkthimit tė shprehjes hebreje “Mesia”, dhe dtth “I Shuguruari”. Dhe kjo i behet Krishtit emėr personal vetėm pėr atė se ai e pėrmbush nė menyrė tė pėrkryer dėrgimin e Zotit tė cilin ky emėr e pėrmban nė vete. Nė Izrael nė emėr tė Zotit kane qene tė shuguruar apo tė lyer njerezit me misionin tė cilin Zoti ju ka besuar. Ashtu ishte me mbretėrit, meshtarėt, nė raste tė rralla, me profetė. Kėshtu eshte dashur te jete me Mesinė tė cilin Zoti e ka derguar qė pėrfundimisht ta themelojė mbretėrinė e vet. Mesia eshte dashur te jete i shuguruar me Shpirtin e Zotit, nė tė njejten kohė si mbret e meshtar, por edhe si profet. Krishti e ka pėrmbushur shpresėn mesianike tė Izraelit me shėrbimin e tij tė trefishtė tė meshtarit, profetit dhe mbretit.

437 Engjelli ju ka lajmėruar barinjve lindjen e Jezusit si lindje tė Mesisė sė premtuar tė Izraelit: “Sot nė qytetin e Davidit ju lindi Shelbuesi – Krishti, Zot” (Lk 2, 11). Ai qė prej fillimit eshte “ai tė cilin e ka shugurue Ati dhe e ka dėrgue nė botė” (Gjn 10, 36), i ngjizur “shenjt” (Lk 1, 35) nė kraherorin virgjinor tė Marisė. Jozefi ka qene i thirrur prej Zotit qė ta “merr” tek vetja “Marinė” tė “fejuarėn” e vet, “shtatzėnė me “atė qė eshte ngjizun nė tė (...) prej Shpirtit Shenjt” (Mt 1, 20), dhe se Jezusi, i “quajtur Krisht”, tė lindet prej tė fejuares sė Jozefit nė brezninė mesianike tė Davidit (Mt 1, 16).

438 Shugurimi mesianik i Jezusit e zbulon misionin e vet hyjnor. “Ai eshte ajo qė dtth vet emri i tij, sepse nė Emrin e Krishtit nėnkuptohet ai qė e ka shuguruar, ai i cili eshte i shuguruuar dhe vet shugurimi me tė cilin eshte i shuguruar: ai qė e ka shuguruar eshte Ati, i shuguruari eshte Biri, kurse ka qene i shuguruar nė Shpirtin i cili asht shugurimi” shugurimi i tij i pėrjetshėm mesianik asht i zbuluar nė kohėn e jetės sė tij tokėsore nė momentin kur ka qene i pagezuar prej Gjonit, kur Hyji e ka “shuguaruar me Shpirtin Shenjt e me pushtet” (Vap 10, 38) “t'i zbulohet Izraelit” (Gjn 1, 31) si Mesia i tyre. Veprat dhe fjalėt e tija do ta zbulojnė si “Shenjtin e Zotit” (Mk 1, 24; Gjn 6, 69; Vap 3, 14).

439 Shumė hebrenj poashtu edhe disa paganė tė cilėn e kanė mbajtur shpresėn e tyre i kanė njohur nė Jezusin vijat themelore tė “birit tė Davidit” mesianik tė cilin Hyji ia kishte premtuar Izraelit. Jezusi e ka pranuar emrin Mesi nė tė cilin ka pasė tė drejtė, por jo pa kufizim, sepse njė pjesė e bashkėkohasve tė tij e ka kuptuar tepėr njerzore, nė thelb politike.

440 Krishti e ka pranuar dėshmimin e fesė me tė cilin Pjetri e ka pranuar Mesi, duke e shpallur atėherė pikerisht vuajtjen e afėrt tė Birit tė njeriut. Ashtu e ka zbuluar pėrmbajtjen e plotė tė dinjiteti tė vet mesianiko mbretėror, nė njėjtėsinė trascendente tė Birit tė Njeriut “zbriti nga qielli” (Gjn 3, 13) sikurse edhe tė misionit tė tij shpėtimtar si Shėrbėtori i vuajtur: “Biri i Njeriut (…) s’erdhi pėr tė qenė shėrbyer, por pėr tė shėrbyer e pėr tė flijuar jetėn e vet si shpėrblim pėr tė gjithė!” (Mt 20, 28). Kėshtu kuptimi i plotė i dinjitetit tė tij mbretėror shfaqet vetėm nga lartėsia e kryqit. Poashtu pas ngjalljes dinjiteti i tij mbretėror do tė mundet tė jete i shpallur prej Pjetrit para popullit tė Zotit: “Le ta dijė, pra, pa farė dyshimi mbarė populli i Izraelit se pikerisht kėtė Jezus, qė ju e kryqėzuat, Hyji e bėri Zotėri e Mesi.” (Vap 2, 36).
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė