Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-08, 18:18   #1
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Republika e Kosovės flen mbi qindramiliarda dollar

Nėntoka e Kosovės vlen para. Po tė nxirreshin nė sipėrfaqe dhe tė pėrpunoheshin mineralet, atėherė del se vendi ka rezerva tė mėdha, tė cilat arrijnė vlera astronomike kur shndėrrohen nė para. Pasuritė mė tė mėdha tė vėrtetuara janė nė thėngjill dhe nikel. Kosova ka 14.7 miliardė ton thėngjill, tė cilat kur shndėrrohen nė para, kalojnė vlerėn e 120 miliardė eurove. Tė eksploruara janė vetėm 2 pėr qind e rezervave, nė kohėn kur po pėrgatiten investime qė shkojnė deri nė 4 miliardė euro pėr kapacitetet energjetike. Ndėrkohė, nikeli, tė cilin tashmė po e shfrytėzon Alferoni, kap vlerėn aktuale nė treg prej 6.2 miliardė eurosh. Bashkė me mineralet e tjera pėrcjellėse, tri minierat e nikelit vlejnė mbi 7 miliardė euro. Kosova ka mbi 2.2 milionė ton rezerva tė plumbit, vlera e tė cilave ėshtė mbi 6 miliardė euro. Minierat e Trepēės vlerėsohet tė kenė edhe afro 2 milionė ton rezerva tė zinkut, tė cilat kushtojnė rreth 5 miliardė euro. Kėto miniera kanė edhe rreth 2 milionė kilogramė argjend, vlera e tė cilave shkon nė mbi 1 miliard euro. Kjo nuk ėshtė e tėra. Gjatė shfrytėzimit tė plumb - zinkut - argjendit nė Pėrroin e Ngjyrosur (Artana - Novo Brdo), ishin zbuluar rreth 3 milionė ton hollojzit tė shkallės sė lartė Al2SiO5 (OH)4. Sipas Komisionit tė Pavarur pėr Miniera dhe Minerale, ky ėshtė vetėm njė nga vendburimet e njohura tė shfrytėzueshme tė kėsaj argjile me vlerė shumė tė madhe (140-450 dollarė toni). Katėr vendburimet e tjera janė nė Zelandėn e Re, Turqi, Kinė dhe Utah (SHBA). Prodhimi botėror i sotėm ėshtė vlerėsuar nė 150.000 tonė/vit. Pasuritė nėntokėsore tė Kosovės janė tė shpėrndara nėpėr tėrė territorin. Vlera e mineraleve tė vėrtetuara shkon nė mbi 150 miliardė euro. Por ende nuk janė bėrė hulumtime tė tėrė territorit, kur ka indikacione tė qarta se edhe shumė pasuri ekzistojnė. Pas vrojtimeve tė fundit tė bėra nga ajri prej JAC it, ėshtė vėrejtur se ka edhe ar, krom, nikel, bakėr e minerale tė tjera. Kosova mund tė ketė edhe naftė. "Nga informacionet e deritashme qė posedojmė, punėt hulumtuese qė janė bėrė nė Kosovė nė lidhje me naftėn, nuk kanė pėrjashtuar, por as nuk kanė vėrtetuar prezencėn e hidrokarbureve", - tha Naser Peci, zėvendėsdrejtor i KPMM-sė. Nisur nga kėto indikacione, del se vlera e pėrgjithshme e nėntokės kosovare shkon nė mė tepėr se 200 miliardė euro. Ato mund ta bėjnė ekonominė e Kosovės shumė tė fuqishme, por nė tė shumtėn e rasteve resurset mbesin tė pashfrytėzuara. Nuk duket gjithēka e errėt. "Ka interesime nga kompani tė ndryshme pėr shfrytėzimin e resurseve minerale nė Kosovė," - tha Peci. Investimi nė kėto resurse nėnkupton edhe punėsimin e sė paku 100 mijė punėtorėve. Ndėrkohė, kur Kosova vuan nga deficiti i thellė tregtar, riaktivizimi i minierave ekzistuese dhe hapja e atyre tė reja, do ta kthente komplet kėtė bilanc. Kosova shumė lehtė mund tė bėhet njė fuqi eksportuese. Edhe ashtu pėr shkak tė kėrkesės pėr metale qė ėshtė dukshėm mė e lartė sesa oferta, ēmimet botėrore tė metaleve kanė fluturuar. Si shembull mund tė merret nikeli, i cili para 3 vitesh kushtonte 7.000 dollarė toni, ndėrsa tashmė ka arritur nė 32.000 dollarė. Ėshtė trefishuar gjatė kėsaj edhe vlera e plumbit nė 3.200 dollarė toni. Kosova ėshtė e pasur me tė dyja kėto metale.
Shkruan:Gazeta shqiptare


__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante