Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-08, 17:28   #12
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

IV. STRUKTURA E REGJIONIT VARIABIL

A. Regjionet hipervariabile (HVR) ose regjionet pėrcaktuese tė komplementaritetit

Krahasimet e renditjes sė aminoacideve tė regjioneve variabile tė imunoglobulinave kanė treguar qė pjesa mė e madhe e kėtij variabiliteti ėshtė e pranishme nė tri regjione tė ashtuquajtura regjione hipervariabile ose regjionet pėrcaktuese tė komplementaritetit tė ilustruara ne figurėn 3. Kundėrtrupat me specificitet tė ndryshėm (p.sh. pozita tė ndryshme kombinuese) kanė regjione tė ndryshme pėrcaktuese tė komplementaritetit, pėrderisa kundėrtrupat me specificitet tė njėjtė kanė regjione identike pėrcaktuese tė komplementaritetit (p.sh. CDR ėshtė regjion kombinues i kundėrtrupit). Regjionet e tilla pėrcaktuese tė komplementaritetit janė gjetur nė zingjirėt e lehtė dhe tė rėndė.

B. Regjionet strukturore

Zonat nė mes regjioneve pėrcaktuese tė komplementaritetit nė kuadėr tė regjionit variabil emėrtohen si regjione strukturore (figura 3). Bazuar nė ngjashmėritė dhe dallimet nė regjionet strukturore, zingjirėt e lehtė dhe tė rėndė tė imunoglobulinave mund tė ndahen nė grupe dhe nėngrupe. Kjo pėrfaqėson produkte tė gjeneve tė ndryshme tė regjionit variabil.

Figura 4. Fragmentet e imunoglobulinės: raportet strukturė/funksion


V. FRAGMENTET E IMUNOGLOBULINAVE: RAPORTI STRUKTURĖ/FUNKSION

Fragmentet e imunoglobulinave tė prodhuara nga digjestioni proteolitik janė treguar tė jenė mjaft tė dobishme nė sqarimin e raportit strukturė/funksion nė imunoglobulina.

A. Fab

Digjestioni me papainė e bėn ndarjen e molekulės sė imunoglobulinės nė regjionin nyjėtues para lidhjeve H-H ndėrzingjirore disulfide. (figura 4).Kjo rezulton me formimin e dy fragmenteve identike qė pėrmbajnė zingjirin e lehtė dhe domenet VH dhe CH1 tė zingjirit tė rėndė.

Lidhja e antigjenit: kėto fragmente janė emėrtuar Fab fragmente ngase pėrmbajnė vendėt lidhėse tė kundėrtrupit pėr antigjen. Ēdo Fab fragment ėshtė monovalent pėrderisa molekula origjinale ka qenė bivalente. Vendi kombinues i kundėrtrupit formohet nga VH dhe VL. Njė kundėrtrup ka aftėsi tė lidh njė determinantė tė caktuar antigjenike ngase ka kombinacion tė veēantė tė VH dhe VL. Kombinimet e ndryshme tė VH dhe VL rezultojnė mė kundėrtrupa qė mund tė lidhin detreminanta tė ndryshme antigjenike.

B. Fc

Digjestioni me papainė gjithashtu sjell formimin e fragmenteve qė pėrmbajnė pjesėn e mbetur tė dy zingjirėve tė rėndė ku secili nga kėta zingjirė pėrmban domenet CH2 dhe CH3. Fragmenti ėshtė emėrtuar si Fc ngase lehtė i nėnshtrohet kristalizimit.
Funksionet efektore - funksionet efektore tė imunoglobulinės ndėrmjetėsohen nga kjo pjesė e molekulės. Funksionet e ndryshme ndėrmjetėsohen nga domenet e ndryshme nė kėtė fragment (figura 5). Normalisht, aftėsia e kundėrtrupit pėr tė bartur njė rol tė tillė efektor kėrkon lidhjen paraprake tė antigjenit; sidoqoftė ekzistojnė pėrjashtime nga kjo rregull.
C. F(ab’)2

Trajtimi i imunoglobulinave me pepsinė rezulton nė ndarjen e zingjirėve tė rėndė poshtė lidhjeve ndėrzingjirore H-H, qė rezulton me njė fragment, i cili pėrmban tė dy regjionet lidhėse antigjenike (figura 6). Ky fragment ėshtė emėrtuar si F(ab’)2 ngase ka qenė bivalent. Regjioni Fc i molekulės digjestohet nė peptide tė vogla nga ana e pepsinės. F(ab’)2 lidh antigjenin por nuk ndėmjetėson funksionet efektore tė kundėrtrupave
Figura 5. Fragmentet e imunoglobulinės: raportet strukturė / funksion



VI. KLASĖT, NĖNKLASĖT, LLOJET DHE NĖNLLOJET E IMUNOGLOBULINAVE HUMANE

A. KLASĖT E IMUNOGLOBULINAVE

Imunoglobulinat mund tė ndahen nė pesė klasė tė ndryshme, bazuar nė ndryshimet nė renditjen e aminoacideve nė regjionin konstant tė zingjirėve tė rėndė. Tė gjitha imunoglobulinat brenda njė klase tė caktuar do tė kenė regjione konstante tė zingjirėve tė rėndė shumė tė ngjajshme. Kėto dallime mund tė zbulohen me studimet sekuanciale ose me ato serologjike (psh.mė pėrdorimin e kundėrtrupave kundėr kėtyre regjioneve diferenciale).

1. IgG-zingjirėt e rėndė Gama

2. IgM-zingjirėt e rėndė Mu

3. IgA-zingjirėt e rėndė Alfa

4. IgD-zingjirėt e rėndė Delta

5. IgE-zingjirėt e rėndė Epsilon

B. Nėnklasėt e imunoglobulinave

Klasėt e imunoglobulinave mund tė ndahen nė nėnklasė bazuar nė dallimet e vogla nė rėnditjen e aminoacideve nė regjionin konstant tė zingjirit tė rėndė. Tė gjitha imunoglobulinat brenda njė klase do tė posedojnė renditje aminoacidike shumė tė ngjashme nė regjionet konstante. Kėto dallime zbulohen me metoda serologjike.

1. IgG nėnklasėt

a) IgG1-zingjirėt e rėndė Gama 1

b) IgG2-zingjirėt e rėndė Gama 2

c) IgG3-zingjirėt e rėndė Gama 3

d) IgG4-zingjirėt e rėndė Gama 4

2. IgA nėnklasėt

a) IgA1-zingjirėt e rėndė alfa 1

b) IgA2-zingjirėt e rėndė alfa 2



C. Tipet e imunoglobulinave

Imunoglobulinat mund tė klasifikohen edhe nė bazė tė zingjirit tė lehtė qė posedojnė. Dallimet nė zingjirėt e lehtė bazohen nė renditjen e aminoacideve nė regjionin konstant tė zingjirit tė lehtė. Kėto dallime zbulohen me metoda serologjike

1. Zingjirėt e lehtė Kapa

2. Zingjirėt e lehtė Lambda

D. Nėntipet e imunoglobulinave

Zingjirėt e lehtė gjithashtu mund tė ndahen nė nėntipe bazuar ne dallimet nė rėnditjen e aminoacideve brenda regjionit konstant tė zingjirit tė lehtė.

1. Nėntipet lambda

a) lambda 1

b) lambda 2

c) lambda 3

d) lambda 4

c) Lambda 3

d) Lambda 4

E. Nomenklatura

Imunoglobulinat emėrtohen bazuar nė klasėt, apo nėnklasėt e zingjirit tė rėndė apo tipit ose nėntipit tė zingjirit tė lehtė. Pėrveē nė rastin e njė definimi preciz, duhet tė supozoni qė tė gjitha nėnklasėt, tipet dhe nėntipet janė prezente. IgG ka kuptimin qė tė gjitha nėnklasėt dhe tipet janė prezente.

F. Heterogjeniteti

Imunoglobulinat e konsideruara si popullatė e molekulave, janė mjaft heterogjene ngase janė tė pėrbėra nga klasėt dhe nėnklasėt e ndryshme dhe secila posedon tipe dhe nėntipe tė zingjirėve tė lėhtė. Pėrveē kėsaj, molekulat e ndryshme tė imunoglobulinave mund tė kenė tipare tė ndryshme nė raport me lidhjen e antigjenit pėr shkak tė regjioneve tė ndryshme VH dhe VL.

Figura 6
Fragmentet e imunoglobulinės: raportet strukturė / funksion
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 06-12-08 nė 17:30
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė