Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 15:26   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aktakuza kundėr Limajt

Krasniqi me fe tė Rilindasėve


Kryeparlamentari i Republikės sė Kosovės, Jakup Krasniqi ka thėnė pėr gazetėn “Epokėn e Re” se ai ėshtė i gatshėm qė tė dėshmojė nė mbrojtje tė Fatmir Limajt, nėse kėtij tė fundit i ngrihet aktakuzė bashkė me nėntė ish-pjesėtarė tė UĒK-sė pėr rastin Kleēka.

“Duke e mbrojtur Limajn e mbroj UĒK-nė”, ka thėnė Krasniqi pėr kėtė gazetė.

Sipas tij, nė kėtė rast kjo bėhet duke e mbrojtur Limajn. “Kjo pėr faktin se shantazhet e tilla: gjykimi nė Hagė, akuzat e Dick Martyt dhe bisedimet e orkestruara janė nė shėrbim tė ngufatjes sė zėrit autentik shqiptar dhe demokratik”.

Krasniqi ka thėnė se veprimet e kėtilla janė kundėr shtetit tė Kosovės. “Shkurt e shqip janė veprime kundėr funksionimit tė institucioneve demokratike tė shtetit tė Kosovės dhe kundėr perspektivės shqiptare nė trojet e veta. Po e pėrsėris, shqiptarėt duhet tė mendojnė dhe tė veprojnė shqip”, ka thėnė Krasniqi.

Ai ka kėrkuar tė ndėrpriten pėrpjekjet qė kanė pėr synim t’i degradojnė vlerat dhe traditat shqiptare kombėtare, qofshin ato sulme nė emėr tė “drejtėsisė” apo nė emėr tė “fesė”.

“Populli shqiptarė ka fenė e rilindėsve, me vlerėn e sė cilės kemi ardhur deri kėtu”.

Pėr rastin Limaj dėshmi jo tė njėjtė kanė dhėnė edhe ish-komandanti i UĒK-sė, tash Ministėr i Forcės sė Sigurisė, Agim Ēeku dhe Bislim Zyrapi.

Deputeti i Kuvendit tė Kosovės dhe nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Fatmir Limaj ėshtė duke u gjykuar nė Prishtinė bashkė me nėntė bashkėluftėtar tė tjerė me akuzėn pėr vepėr penale, krime tė luftės.

Seanca pėr konfirmim ose jo tė aktakuzės ėshtė mbajtur tė mėrkurėn dhe tė enjten nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė. Vendimin pėr kėtė ēėshtje pritet ta marrė sė shpejti trupi gjykues.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė