Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-02-14, 16:15   #94
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Aktakuza kundėr Limajt

Truproja e ish-ministrit Fatmir Limaj negocionte tenderėt dhe ryshfetin



Prishtinė, 21.02.2014

Prokurori gjerman i EULEX'it, Johannes Pickert, e ka cilėsuar kėtė si grup kriminal me udhėheqės Fatmir Limajn. Limaj akuzohet se mė 2008 themeloi kėtė grup me pjesėmarrje edhe tė vėllezėrve Demir e Florim Limaj. Vepra dyshohet se janė kryer me nėnshkrimin e kontratave me dy firma, "Eskavatori" dhe "Burimi". Njėra kontratė ishte pėr mirėmbajtjen e rrugėve e tjetra pėr ndėrtim.

Njė hetim pėr shpėrthimin nė lokalin Sekiraqa nė Dardani ka ēuar hetuesit nė zyrėn e Fatmir Limajt nė Ministrinė e Transportit.

Pėrgjimet telefonike i kishte kryer policia e UNMIK'ut qysh nė vitin 2008 kundėr Ali Aliut, njė i dyshuar pėr pėrfshirjen nė kėtė shpėrthim, qė kishte lėnė dy tė vdekur e 11 tė plagosur. Asokohe Aliu ishte zbuluar se po komunikonte me truprojėn e Fatmir Limajt, Shpėtim Telaku pėr tenderė qė jepte kjo Ministri.

Koha Ditore ka siguruar aktakuzėn e dytė pėr korrupsion kundėr Fatmir Limajt. Ai akuzohet se bashku me Shefin e Prokurimit, Nexhat Krasniqin dhe Shpėtim Telakun pėr krim tė organizuar, pėrvetėsim gjatė ushtrimit tė detyrės, lidhje tė kontratės sė dėmshme, keqpėrdorim tė detyrės zyrtare, marrje ryshfeti.

Ali Aliu dhe Beqir Deda, pėrfaqėsues kompanish akuzohen pėr keqpėrdorim tė autorizimeve nė ekonomi dhe dhėnie ryshfeti.

Njėra prej firmave fituese "Burimi" gjatė kohės sa Limaj ishte nė Hagė pretendohet se kishte mbledhur 12 mijė euro pėr pagesėn e avokatėve tė tij.

Prokurori gjerman i EULEX'it, Johannes Pickert, e ka cilėsuar kėtė si grup kriminal me udhėheqės Fatmir Limajn.

Limaj akuzohet se mė 2008 themeloi kėtė grup me pjesėmarrje edhe tė vėllezėrve Demir e Florim Limaj.

Vepra dyshohet se janė kryer me nėnshkrimin e kontratave me dy firma, "Eskavatori" dhe "Burimi". Njėra kontratė ishte pėr mirėmbajtjen e rrugėve e tjetra pėr ndėrtim.

Prokurori ka hetuar 50 tenderė rrugėsh. Pretendon se ka gjetur prova pėr dy prej tyre nė rajonin e Ferizajt. Dyshimet i ka materializuar me pėrgjime telefonike kryesisht nė mes tė Ali Aliut dhe Shpėtim Telakut. Herė me kode e herė haput, shihet se ata flisnin pėr tenderė. Pėrmende edhe Limaj, i cili i takonte pėrfaqėsuesit e kompanive tenderuese. Njė takim i tillė e kishte pasur nė njė restorant. Aty kishte shkruar detaje tė tenderit nė njė faturė. Fatura ishte gjetur mė vonė nė shtėpinė e Limajt gjatė bastisjes.

Prokurori pretendon se Fatmir Limaj dhe Nexhat Krasniqi kanė keqpėrdorur detyrėn zyrtare duke negociuar, premtuar dhe duke vendosur dhėnien e tenderėve pėr mirėmbajtje/ndėrtim tė rrugėve mbi bazė tė favorizimit politik dhe pėrfitimit material.

"Tenderėt u premtuan dhe u dhanė duke anashkaluar dhe manipuluarrregullat e tenderimit, qė ndalon favorizimine njė kompanie mbi tjetėr fazė tė prokurimit publik", shkruan nė aktakuzė.

"Shpėtim Telaku e ndihmoi Fatmir Limajn e Nexhat Krasniqin pėr t'i manipuluar procedurat e tenderit duke kryer aranzhime pėr marrėveshje private, duke negociuar, duke bartur dokumente tė tenderit, duke kėrkuar para dhe duke bartur komunikimin privat, pėrfshirė premtimet pėr dhėnie tė tenderit ndėrmjet pėrfaqėsuesit tė kompanisė Ali Aliu dhe Fatmir Limajt para dhe gjatė procesit tė tenderimit", shkruan Prokurori.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė