Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-08, 10:26   #179
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Suedia e Turqia njohin pasaportat e Republikės sė Kosovės

Prishtinė, 08 gusht: Suedia i njeh pasaportat e Republikės sė Kosovės. Qeveria suedeze e ka konfirmuar kėtė pėrmes njė njoftimi zyrtar, dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Kosovės. Nė njoftim shpjegohet se shtetasit e Kosovės mund tė udhėtojnė nė kėtė vend edhe me dokumentet e udhėtimit tė UNMIK-ut, derisa ato tė jenė valide. Edhe Turqia i njeh pasaportat e Republikės sė Kosovės. Zyra turke nė Prishtinė bėn tė ditur se prej tė hėnės, mė 11 gusht, shtetasit e Kosovės mund tė pajisen me viza nė kėtė zyrė, nė pėrfaqėsitė diplomatike e zyrat konsullore si edhe nė kufi te vendit. Pagesa pėr njė vizė ėshtė 10 euro ose 15 dollarė amerikanė

Sejdiu: "Nuk do tė pranojmė bisedime pėr statusin"

Prishtinė, 08 gusht: Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka hedhur poshtė kategorikisht mundėsinė qė tė zhvillohen bisedime rreth statusit tė Kosovės. “Kurrė nuk do tė pranojmė bisedime qė kanė tė bėjnė me statusin e vendit. Asnjėherė nuk do tė pranojmė tė bisedojnė pėr asnjė temė dhe materie qė ka tė bėjė me statusin e vendit”, ka thėnė ai, duke theksuar se ēėshtja e statusit ėshtė ēėshtje e pėrfunduar. Presidenti Sejdiu ka theksuar edhe njė herė se Kosova dhe Serbia mund tė bashkėbisedojnė vetėm si dy shtete tė pavarura, pėr ēėshtje qė janė nė interes tė qytetarėve tė tė dyja vendeve. Presidenti Sejdiu ka hedhur poshtė edhe mundėsinė e krijimit tė policisė etnike serbe si dhe ēfarėdo strukture qė do tė cenonte integritetin territorial tė Kosovės dhe funksionimin normal tė saj. “Institucionet e Kosovės nuk do tė japin asnjė mbėshtetje qė nėnkupton ndarjen e Kosovės nė ēfarėdo forme. Kosova ėshtė unike, ėshtė e saktėsuar edhe me kushtetutėn e saj, por edhe nė mbėshtetjen ndėrkombėtare. Nuk ka asnjė qasje qė mbėshtetė Kosovėn qė tė jetė e etniteteve tė veēuara, por ka karakterin e njė shoqėria shumetnike”, ka thėnė ai. Presidenti i Kosovės ka thėnė se ėshtė me rėndėsi qė nė Kosovė tė krijohen mekanizma tė pėrbashkėt tė pushteteve qė bashkėpunojnė mirė njėri me tjetrin.

Berisha bėn thirrje pėr njohjen e Kosovės

Pekin, 08 gusht: Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, u ka bėrė thirrje autoriteteve kineze qė tė shqyrtojnė mundėsinė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Nė njė takim qė ka pasur nė Pekin me ministrin e Jashtėm nė Komitetin Qendror tė Partisė Komuniste tė Kinės, Van Xhia Rui, Berisha ka shprehur vlerėsimin e lartė qė do tė kishte njė rishqyrtim dhe rikonsiderim i pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Kinės. tė njė tjetėr vend mik. Kryeministri Berisha ka thėnė se me pavarėsinė e Kosovės, nė Ballkan ėshtė krijuar njė realitet tė ri. “Tashmė kemi njė Ballkan tjetėr, mė tė stabilizuar. Kemi njė realitet tė ri, qė ėshtė Kosova e pavarur, e njohur nga 43 shtete, nė pak muaj, tė cilat nuk e kanė njohur as pėr tė shpėrblyer shqiptarėt dhe as pėr tė ndėshkuar serbėt, por sepse kanė parė nė pavarėsinė e saj, njė kontribut jetik nė stabilitetin dhe integrimin e vendeve tė rajonit dhe shkėputjen nga e kaluara e hidhur”, ka thėnė Berisha. Ndėrkaq, ministri Xhia Rui, ka thėnė se Kina po ndjek me vėmendje zhvillimet politike nė rajon dhe se e gėzonte veēanėrisht ecuria e Kosovės nė kėta muaj. Ministri kinez ėshtė shprehur se kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn “duhet njė dialog dhe vlerėsim i vazhdueshėm”.

Sot nė Kinė fillojnė Lojėrat Olimpike

Pekin, 08 gusht: Nė kryeqytetin e Kinės, sot fillojnė lojėrat olimpike verore. Nė ceremoninė e hapjes, nė stadiumin olimpik, nė Pekin, mikpritėsit kinezė kanė paralajmėruar njė spektakėl gjigant. Nė tė do tė marrin pjesė edhe mė shumė se 80 shefa shtetesh dhe qeverish. Midis tyre do tė jenė presidenti amerikan, Xhorxh Bush, presidenti francez, Nikola Sarkozi, dhe kryeministri rus, Vladimir Putin. Nė ceremoninė e hapjes do tė marrė pjesė edhe kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha. Pak orė para fillimit tė lojėrave olimpike, presidenti kinez, Hu Xhin Tao, nė njė pritje tė nivelit tė lartė, ka premtuar lojėra tė jashtėzakonshme, me cilėsi tė papėrsėritshme. Nė lojėrat olimpike, tė cilta do tė zgjasin deri mė 24 gusht, marrin pjesė 11.128 sportistė nga 205 vende tė botės. Pėr sigurinė e lojėrave olimpike janė angazhuar mbi 100 000 pjesėtarė tė forcave tė sigurisė.

Bush pėruroi ambasadėn e SHA-ve nė Pekin

Pekin, 08 gusht: Presidenti Xhorxh Bush e ka pėruruar ambasadėn e re tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Kinė. Ndėrtesa e re e ambasadės ėshtė simbol i rritjes sė rėndėsisė sė raporteve mes dy vendeve. "Pėr mua kjo ambasadė e re flet pėr rėndėsinė e marrėdhėnieve tona me Kinėn. Ajo ėshtė pasqyrim i themeleve tė forta tė raporteve mes dy vendeve tona. Ėshtė njėherėsh njė angazhim pėr t'i forcuar kėto raporte nė vitet qė vijnė", ka thėnė presidenti Bush. Pak ditė mė parė edhe Kina e ka hapur kompleksin e ri tė ambasadės sė saj nė Uashington.

Mobilizim i pėrgjithshėm i ushtrisė nė Gjeorgji

Tbilisi, 08 gusht: Presidenti i Gjeorgjisė Mihail Sakashvili bėri thirrje pėr “mobilizim tė pėrgjithshėm” tė forcave ushtarake, duke thėnė se vendi po pėrballet me "intervenim ushtarak tė shkallės sė gjerė" nga trupat ruse. Nė njė fjalim televiziv, Sakashvili, tha se aeroplanėt ushtarakė rusė i kanė bombarduar dy qytete gjeorgjiane. Ai u bėri thirrje trupave ruse tė ndėrpresin sulmet ajrore dhe shtoi se trupat e Gjeorgjisė e kanė marrė nėn kontroll "pjesėn mė tė madhe" tė kryeqytetit tė rajonit separatist tė Osetisė Jugore. Shefi i paqėruajtėsve rusė nė Osetinė Jugore ka njoftuar ndėrkohė se disa trupa ruse janė vrarė sot, por nuk ka dhėnė shifra konkrete.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė