Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-03-05, 14:24   #1
Publicisti
 
Anėtarėsuar: 07-10-04
Postime: 26
Publicisti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Muri qe ndan Ramush Haradinajn,dhe Millosheviqin

Dy armiq tė pėrbetuar, qė kanė luftuar kundėr njėri-tjetrit, qė janė urryer pėr vdekje, gjenden tashmė bashkė nė tė njėjtin qytet, nė tė njėjtėn godinė, i ndan njė mur dhe hanė tė njėjtėn supė, supėn e burgut tė Hagės. Ramush Haradinaj dhe Sllobodan Millosheviē. Por vlen pėr tu theksuar se ndėrsa pėr tė kapur Millosheviēin u desh kėmbėngulja e Europės dhe e trupave policore serbe, Haradinaj si njė Gjergj Elez Ali i vėrtetė, dorėzohet si burrat, hip nė avionin gjerman tė NATO-s duke i kursyer kėshtu Hagės edhe biletėn.
Beogradit duhet ta kete parė kėtė si farsė kur avioni ushtarak gjerman ėshtė ngritur nga aeroporti i Prishtinės, dhe radarėt serbė do tė kenė shpresuar mos busulla e avionit ishte drejtuar nga Amerika. Por jo, piloti ėshtė gjerman strikt dhe po drejtohet nė veriperėndim tė Europės, ka shumė mundėsi drejt Hagės. Ndėrkohė lajmi ėshtė pėrhapur nė tė gjithė Europėn, roja e burgut tė Hagės merr si pėrditė gazetat dhe i dėrgon nėpėr qeli. Millosheviēi i akuzuari pėr tė gjitha krimet e luftės nė Ballkan, i sėmurė me zemėr merr gazetėn nė dorė dhe sheh titujt kryesorė.

Haradinaj, njė ish-luftėtar i UĒK dhe tashmė ish-kryministėr shqiptar i Kosovės, i vetėdorėzohet gjykatės ndėrkombėtare. Njė fluks gjaku i pėrhapet me shpejtėsi nė tė gjithė trupin. Njė ndjesi ankthi e pėrzier me gėzim. Nuk mbėrrin ta kuptojė a ėshtė lajm i mirė apo i keq… Shqiptarėt mendon mund ti kenė tė gjitha veset, por vesi i tyre mė i keq, ėshtė krenaria. Ndoshta ėshtė koha tė thėrrasė doktorin.
Ndėrkohė qė avioni gjerman fluturon mbi alpe Haradinaj kujton kohėn, kur u plagos tre herė malesh, kur iu vranė dy vėllezėr dhe dhjetėra miq duke luftuar kundėr Millosheviēit dhe ushtrisė sė tij tė inatosur gjer nė dhėmbė. Pastaj pavarėsia dhe emėrimi kryeministėr. Avioni ulet nė aeroport dhe rrotat qė prekin tokėn i presin kujtimet. Haradinaj do shkojė me kėmbėt e veta nė njė qeli me xhelatin e tij, Sllobodan Millosheviēin. I akuzuar pėr krime lufte nga Beogradi ndihet hero dhe viktimė, viktimė dhe hero. I vetėm. I pambrojtur, por i bindur se ēdo hap drejt qelisė sė Hagės ėshtė njė hap drejt pavarėsisė sė Kosovės. Ora dy e gjysėm e drekės e datės 9 mars 2005. Haradinaj hyn nė dhomat e paraburigimit me njė buzėqeshje tė lehtė.
Duket sikur nė Ballkan "fuēia e barutit" ėshtė zbrazur, luftra, lotė dhe gjak. Dhe Europa ka kohė qė pyet: Me ēfarė duhet ta mbushim kėtė "fuci" tė zbrazur? E gjithnjė kur ka luftė ka edhe luftėtarė, e gjithmonė kur lufta mbaron luftėtarėt mbesin pa punė.
Kur Ēurēill thoshte se Ballkani prodhon histori mė shumė se sa mundet konsumojė ndoshta kishte tė drejtė nė fakt nė Ballkan ka heronj mė tepėr se sa nevojiten. Nė kohė paqeje hyjnė nė lojė tregtarėt, dhe nis shitblerja e heronjve, Ballkani shet heronj qė blihen nga Europa. Por sigurisht qė heronjtė nuk janė tė gjithė njėlloj, ka nga ata qė janė fanatikė si kryqtarėt nė mesjetė ka tė tjerė qė nuk dezertojnė nė luftė por dorėzohen nė paqe.


__________________
\"Nata ėshtė Dram,Yjet spektator,Jeta ėshtė skenė,e ne jemi aktor\"
Publicisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante