Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-07-08, 10:05   #173
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Svoboda: Nga Serbia nuk mund tė pritet tė njohė pavarėsinė e Kosovės qė nė kėtė moment

Lubjanė, 30 korrik - "Nga Serbia nuk mund tė presim, qė nė kėtė moment tė marrė vendimin dhe tė njohė pavarėsinė e Kosovės, megjithatė duhet tė ketė njė qasje pėrkatėse, e cila do t'i sillte mė shumė dobi serbėve, posaēėrisht nė jug tė Kosovės, ku jetojnė nė enklava tė shpėrndara", ėshtė shprehur Hanes Svoboda, anėtar i Parlamentit Evropian (PE) dhe nėnkryetar i delegacionit tė kėtij parlamenti pėr Evropėn Juglindore. Nė njė artikulll autorial me titull "Ballkani Perėndimor midis "jo-sė" irlandeze dhe presidencės sllovene", Svoboda ka vlerėsuar se nėpėr enklava serbėve pak mund t'u ndihmojnė qėndrimet dhe deklaratat ekstreme tė liderėve serbė nga veriu i Mitrovicės. "Ata qė dėshirojnė tė bashkėpunojnė me autoritetet e kosovare u duhet ndihma financiare dhe mbėshtetja politike", ka thėnė Svoboda. Ai vlerėson se zhvillimet e gjertanishme nė Kosovė kanė treguar njė shkallė tė lartė tė pėrgjegjėsisė sė liderėve tė saj, posaēėrisht tė kryeministrit Hashim Thaēi. Por megjithatė, Svoboda thotė se nė Kosovė ende janė tė pranishme problemet e mėdha ekonomike dhe sociale.

Kuvendi i Kosovės edhe sot i vazhdon punimet

Prishtinė, 30 korrik - Kuvendi i Kosovės edhe sot i vazhdon punimet nė seancė plenare me shqyrtimin e parė tė Projektligjit pėr partneritetet publiko privat dhe koncesionet pėr sigurimin e infrastrukturės sė shėrbimeve publike dhe procedurat pėr dhėnien e tyre si dhe me shqyrtimin e dytė tė Projektligjit pėr vula nė institucionet e Republikės sė Kosovės. Po ashtu do tė bėhet shqyrtimi i Rekomandimit tė Organit tė pavarur pėrzgjedhės pėr emėrimin e anėtarėve tė Organit Shqyrtues tė Prokurimit, shqyrtimi i Raportit vjetor tė Zyrės sė Rregullatorit tė Energjisė pėr vitin 2007, shqyrtimi i kėrkesės sė Qeverisė sė Kosovės pėr tėrheqjen e ligjeve nga procedura e shpalljes, dhe shqyrtimi i kėrkesės sė grupeve parlamentare tė Kuvendit pėr procedimin e ligjeve tė pashpallura nė rishqyrtim nė komisionet parlamentare.

Britania e angazhuar nė forcimin e paqes dhe stabilitetit nė Kosovė e rajon

Tiranė, 30 korrik - Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Lulzim Basha dhe Dejvid Landsman, Drejtor politik pėr Ballkanin nė Ministrinė e Jashtme britanike, diskutuan nė Tiranė lidhur me rėndėsinė e perspektives evropiane pėr vendet e rajonit, duke pėrfshirė kėtu Kosovėn, pėr stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Ministri Basha vlerėsoi angazhimin e Britanisė sė Madhe nė rajonin tonė, veēanėrisht nė Kosovė, gjatė gjithė kėtyre viteve. Ndėrkaq Landsman vuri nė dukje se Britania e Madhe do tė vazhdojė tė jetė e angazhuar nė drejtim tė forcimit tė paqes dhe stabilitetit nė Kosovė, rajon dhe mė gjerė.

Radovan Karaxhiq dėrgohet nė Hagė

Hagė, 30 korrik - Ish udhėheqėsi serb i Bosnjės, Radovan Karaxhiq, ėshtė transferuar nė Hagė, qė e akuzon pėr krime lufte. Ai u lėviz pėrmes njė autokolone makinash nė orėt e para tė mėngjesit nga ndėrtesa e Gjykatės nė Beograd, ku mbahej qė prej arrestimi tė tij javėn e kaluar pas mė shumė se njė dekade nė arrati. Karaxhiqi, 63 vjeēar, provoi tė sfidonte ligjshmėrinė e ekstradimit tė tij. Ministrin serb i Drejtėsisė nxori urdhrin pėr ekstradimin e tij. Karaxhiq ėshtė i paditur pėr rolin e tij nė krimet mė tė rėnda nė Evropė qė prej Luftės sė Dytė Botėrore, vrasjen nė vitin 1995 tė tetė mijė myslimanėve nė Srebrenicė. Ai ėshtė akuzuar gjithashtu edhe nė lidhje me rrethimin e kryeqytetit Sarajevė. Lajmi se Karaxhiq ėshtė dėrguar me avion nė Hagė erdhi disa orė pasi tė paktėn dhjetėmijė mbėshtetės tė tij zhvilluan njė tubim proteste nė Beograd. Partia ultranacionaliste serbe, ajo Radikale e organizoi tubimin nė Beograd

Njė ushtar i NATO s vdes nga plagėt e marra

Kabul, 30 korrik Njė ushtar i NATO s ka vdekur nga plagėt e marra nga njė sulm nė jug tė Afganistan. Burimet e NATO s thonė se ushtari u plagos pasi autokolona e forcave ndėrkombėtare u sulmua nė rajonin afgan tė Helmandit. Kombėsia e ushtarit nuk ėshtė bėrė publike. Mbi 2700 vetė, shumica militantė, janė vrarė sivjet nė Afganistan.

Bushi takon disidentė kinezė para nisjes nė Kinė

Uashington, 30 korrik Pak ditė para udhėtimit tė tij pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike nė Pekin, presidenti i SHBA ve, Xhorxh Bush, ėshtė takuar me pesė kritikė tė njohur tė regjimit nė Kinė. Temė e bisedimeve ishte shqetėsimi mbi gjendjen e tė drejtave tė njeriut nė Republikėn Popullore tė Kinės, bėri tė ditur njė zėdhėnėse e qeverisė nė Uashington. Mė parė, Bush kishte biseduar po nė Shtėpinė e Bardhė me ministrin e jashtėm kinez, Jang Jieēi. Presidenti bėri tė qartė se Lojėrat Olimpike janė njė mundėsi pėr Kinėn pėr tė demonstruar angazhimin pėr tė drejtat e njeriut dhe pėr lirinė, tha zėdhėnėsja e qeverisė. Lojėrat Olimpike fillojnė tė premten e javės sė ardhshme.

Lufthansa anulon fluturimet e distancės sė gjatė

Frankfurt, 30 korrik Pėr herė tė parė, nė dritėn e tretė tė grevės, Lufthansės gjermane i duhet tė anulojė edhe fluturime ndėrkontinentale. Sipas tė dhėnave tė sipėrmarrjes tė prekura janė lidhjet nga Frankfurti mbi Main drejt Nju Jorkut, Kalgarit dhe Kalkutės si dhe segmenti Mynih Ēikago. Pėrveē kėtyre nuk do tė kryen rreth 70 fluturime tė largėsisė sė shkurtėr brendagjermane dhe evropiane, pasi nė saje tė grevės vazhdon tė mos bėhet mirėmbajtja e nėntė aeroplanėve, tė cilėt duhet tė qėndrojnė nė tokė. Sindikata Verdi kėrkon pėr rreth 50 mijė punonjėsit e saj nė avionė dhe nė aeroporte 9,8 pėr qind mė shumė pagė. Lufthansa ofroi sė fundi 6,7 pėr qind, tė shpėrndara nė dy vite si dhe pagesa tė vetme.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė